22:13, 12 Gusht 2019

Atletja nga Shqipëria, Luiza Gega, ka arritur një tjetër sukses në kampionatin ekipor Evropian të Atletikës që po zhvillohet në Shkup.

Gega arriti të fitoi garën e 5 mijë metrave madje e bëri këtë duke vendosur rekord kombëtar, shkruan Top Channel përcjellë Klan Kosova.

Sportistja shqiptare 3 mijë metra arriti t’i kaloj në kohë prej 15 minuta, 36 sekonda e 62 të qindtat, mjaftueshëm për të lënë pas rumunen Fisikoviqi dhe serben Jevtiq, duke merituar dhe ovacionet e publikut në stadiumin Filipi i dytë në Shkup.

Me këtë rast ajo ka arritur të fitoj pikë për normën për Lojërat Oliompike të Tokios që do të zhvillohen verën e ardhshme në Japoni.

Luiza Gega do të jetë për herë të dytë si atlete e kualifikuar me normë olimpike, dhe jo me ftesë, një arritje që vlerëson përpjekjet e saj në të gjithë sezonin.

Konkurs Pune

Lexo më shumë