Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Luftoni fryerjen e barkut

NULL NULL
20.05.2015 14:53

Nuk ka asgjë më të keqe, se kur provon veshjen e preferuar dhe duken format e shëmtuara të barkut. Nëse e keni tepruar me ushqimin,  lexoni mënyrat për të shfryrë barkun tuaj të fryrë.

Hani ngadalë– rregulli i parë është të hash ngadalë. Nëse përtypni ushqimin si duhet , ai metabolizohet më shpejtë, gjithashtu përpiquni ta hani vaktin e fundit në orën e gjashtë.

Bëni ushtrime– bëni ushtrime çdo ditë duke punuar me pjesë të ndryshme të trupit. Kjo nuk do të thotë ta zvarrisni vetën në palestër, pasi mund të provoni diçka relaksuese si Yoga, ose diçka argëtuese si Zumba.

Stimuloni tretjen– kujdesi për aparatin tretës luan rol kyç në luftën e fryerjes së stomakut. Konsumoni çaj Verbana (shporizi) për të ndihmuar në tretjen e ushqimit.

Lehtësoni punën e zorrëve- përdorni probiotikë (mikroorganizma që ndihmojnë zorrën të kalojë ushqimin) që ndihmojnë tretjen.

Mos përdorni çamçakëz– shmangni përtypjen e çamçakëzit më të gjitha kushtet, edhe nëse është një version pa sheqer. Në vend të tij mbani një pako me mente.

Shmangni pijet me gaz e gjithashtu  menaxhoni mirë gjendjet emocionale.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.