“Lufta vazhdon”, Rusia nis sulm të madh kundër Ukrainës NULL NULL 23.02.2025 14:23 23.02.2025 14:23 Foto nga ministria e Mbrojtjes e Ukrainës Rusia ka nisur një sulm në shkallë të gjerë me dron kundër Ukrainës në prag të përvjetorit të tretë të luftës. Yuriy Ignat, zëdhënës i Komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës, tha se 267 dronë rusë u lëshuan në një sulm të vetëm, të koordinuar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Shërbimet e urgjencës thonë se sulmet shkaktuan shkatërrim dhe u vunë flakën ndërtesave në një numër rajonesh gjatë natës. Nuk është e qartë se sa njerëz kanë vdekur, por shifrat fillestare nga shërbimet e urgjencës sugjerojnë se ka pasur të paktën tre viktima. Ndërkohë, ministria ruse e mbrojtjes tha të dielën se 20 dronë ukrainas të nisur në Rusi u “shkatërruan” gjatë natës. “Lufta vazhdon”, ka shkruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një deklaratë pas sulmit, duke kërkuar ndihmë për të sjellë paqen në rajon.