Lufta për liri: 28 vjet nga Epopeja e Dukagjinit (VIDEO) NULL NULL 24.03.2026 20:19 24.03.2026 20:19 Fiks 28 vjet më parë, Gllogjani i Deçanit u rrethua nga forcat serbe të cilat besohet se cak patën familjen Haradinaj. Këta të fundit nuk u dorëzuan, por bashkë edhe me pjesëtarë tjerë të UÇK-së, luftuan kundër tyre, raporton Klan Kosova. Kjo betejë për Haradinajt qe e pritshme, andaj u përgatitën herët. Ramush Haradinaj, në nderim të kësaj date, e dekoroi gjeneralin Kudusi Lama me medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet”. Një tjetër e mori vetë nga Organizatat e dala nga lufta. Paraprakisht, në Gllogjan pati edhe homazhe, ku ndër pjesëmarrësit ishte edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Në këtë Epope kanë rënë heroikisht Agron Mehmetaj, Gazmend Mehmetaj dhe Himë Haradinaj.