Lufta në Ukrainë ka prodhuar rreth 175 milionë tonë dioksid karboni NULL NULL 13.06.2024 18:55 13.06.2024 18:55 Lufta në Ukrainë. Foto nga The Independent Lufta në Ukrainë ka prodhuar më shumë emetime sesa vendi i Holandës në një vit, pohon një raport i ri. Raporti, i publikuar të enjten nga ministria e mjedisit e Ukrainës në bashkëpunim me OJQ-të klimatike, pretendon se lufta, tashmë në vitin e tretë, ka çuar në emetimin e rreth 175 milionë tonë dioksid karboni, ekuivalent me emetimet vjetore të prodhuara nga 90 milionë makina ose gjithë Holandën, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv. Numri përfshin emetimet e lëshuara tashmë dhe emetimet e ardhshme nga puna për të riparuar shkatërrimin e shkaktuar nga lufta. Raporti detajon disa nga aktivitetet kryesore që kanë shkaktuar këto emetime.