Lufta Izrael-Palestinë: Një civil libanez u vra mes shkëmbimeve të zjarrit në kufi NULL NULL 20.10.2023 00:40 20.10.2023 00:40 Një civil libanez është vrarë pranë kufirit izraelito-libanez, sipas forcave paqeruajtëse të OKB-së UNIFIL, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova. Zona ka parë shkëmbime të rënda zjarri midis ushtrisë izraelite dhe grupit militant Hezbollah, një aleat i Hamasit. Izraeli u përgjigj me granatime pasi grupi hodhi raketa në një pozicion izraelit në fshatin Manra më herët. Zëdhënësi i UNIFIL, Andrea Tenenti, tha se Forcat e Armatosura Lebeneze kishin kërkuar ndihmë për “shtatë individë të bllokuar pranë Linjës Blu” gjatë një “shkëmbimi zjarri” atje. Ai shtoi se UNIFIL kishte kontaktuar ushtrinë izraelite duke i kërkuar që të pushonte zjarrin për të shpëtuar grupin. “Tragjikisht një person humbi jetën gjatë këtij incidenti dhe të tjerët u shpëtuan me sukses”, tha ai. Një burim libanez i sigurisë tha se civili u vra nga zjarri izraelit.