Lufta civile në Libi – rivalët bashkohen për bisedime në Gjermani NULL NULL 19.01.2020 16:29 19.01.2020 16:29 Fraksionet rivale që po luftojnë në Libi pritet t’i bashkohen fuqive të mëdha botërore në Gjermani, në një tentim të ri për të siguruar një armëpushim që ka për qëllim të ndalojë luftën civile në këtë vend. Bisedimet vijojnë pas prishje së një armëpushimi të mëparshëm. Konflikti vendosi gjeneralin e fuqishëm Khalifa Haftar, kundër qeverisë në kryeqytetin Tripoli, të mbështetur nga OKB-ja. Samiti i së dielës gjithashtu synon të nxjerrë një zotim nga fuqitë e huaja për të nderuar një embargo të armëve të OKB-së dhe të ndalojë çdo ndërhyrje të mëtejshme në konflikt. Të shtunën, forcat besnike ndaj Gjeneral Haftar bllokuan eksportet e naftës nga portet kryesore – një goditje e rëndë për burimin kryesor të të ardhurave të vendit. Gjithashtu pati raportime që sugjerojnë se forcat e gjeneralit kishin mbyllur tubacionet në Libi kur filloi konferenca. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se qëllimi i konferencës ishte të “ndalojë këtë luftë për pozitë”. “Populli i Libisë ka vuajtur mjaft.Tani është koha që vendi të ecë përpara”. Takimi pritet të mbledhë të dy palët në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin, së bashku me mbështetësit e tyre të huaj, OKB-në dhe fuqitë e tjera globale – përfshirë Presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Përplasja me Ramën, Dërguti: Sjellja e Kurtit, arrogante si zakonisht (VIDEO) 5 minuta më parë
Kosova Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol (VIDEO) 32 minuta më parë