Lucas Hernandez rrezikon gjashtë muaj burgim NULL NULL 13.10.2021 23:58 13.10.2021 23:58 Futbollisti i Bayernit Munchenit Lucas Hernandez, rrezikon gjashtë muaj burgim. Gjykata e Madridit ka udhëzuar futbollistin që të paraqitet në datën 19 tetor pranë gjykatës për të zgjedhur burgun ku do të shlyejë dënimin. Kjo pasi ai ishte arrestuar në vitin 2017 pasi e dashura e tij në atë kohë u shtrua në spital si pasojë e një sherri mes tyre. Në atë kohë gjykata spanjolle e dënoi me 31 ditë punë publike si dhe largimin nga bashkëshortja e tij për gjashtë muajt e ardhshëm si masë sigurie. Disa muaj më vonë, çifti ishte duke u kthyer nga pushimet, teksa Lucas u ndalua në aeroport, pasi urdhëri ndaj ish të dashurës së tij nuk ishte zyrtar dhe ajo nuk u arrestua. Dënimi në fjalë vjen për shkak se nuk i është përgjigjur siç duhet urdhrit të gjykatës asokohe, pasi nuk kreu as punën publike. Pas shumë kohësh ka ardhur edhe vendimi përfundimtar, një telash i madh për futbollistin e Bayernit që vështirë se mund t’i shpëtojë prangave, raporton Eurosport përcjell Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days