Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Luan Krasniqit i vdes vëllai

NULL NULL
17.06.2025 17:56

Ish-boksieri kosovar, Luan Krasniqi, ka njoftuar se ka vdekur vëllai i tij i madh, Ramizi, të cilin e quajti shok të jetës e figurë atërore.

Luani tha se vëllai i tij, Ramizi, ishte njeri me forcë dhe parime të forta, e për të cilin tha se jeta e tij ishte e mbushur me përgjegjësi dhe dashuri për familjen.

“Ramizi ishte më shumë se një vëlla për mua. Ai ishte njeri me forcë dhe parime të forta – një shembull i rrallë, i cili më udhëzoi dhe më frymëzoi gjatë gjithë jetës sime. Jeta e tij ishte e mbushur me përgjegjësi, dhe dashuri për familjen”.

“Ajo që e bënte Ramizin të veçantë ishte madhështia e tij e heshtur – nuk kërkonte kurrë vëmendje, por kur fliste, të gjithë e dëgjonin. Kur ishte pranë, ndiheshe i sigurt. Dhe kur e kishe nevojë, ai gjithmonë ishte aty – i palëkundur dhe i besueshëm si askush tjetër”, shkroi Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se Ramizi ishte dhe do të mbetet gjithnjë model për të.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.