Luajti përkrah Messit dhe Ronaldos, por Neymari është më i miri për Buffonin NULL NULL 19.11.2024 15:48 19.11.2024 15:48 Nuk është Lionel Messi. As Cristiano Ronaldo. As Zinedine Zidane. Ikona e portës italiane, Gianluigi Buffon, ka thënë që lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur është Neymar Jr. “Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur… do të thosha Neymar Jr. Sipas mendimit tim, ai meritonte të fitonte PESË Topa të Artë”, ka thënë Buffoni për Corriere della Sera. “Kam pasur mundësinë të luaja me Zidane, Ronaldo, Messi dhe shumë të tjerë… por Neymar ishte vërtet një djalë dhe lojtar i veçantë”. Buffoni dhe Neymari kishin luajtur bashkë gjatë kohës sa ishin pjesë e Paris Saint-Germain. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 3 days