Lotina konfirmon romancën me Mozzik, zbulon këngën e tij që e bën të “qajë” NULL NULL 15.06.2024 17:46 15.06.2024 17:46 Javë më parë Prive zbuloi ekskluzivisht romancën e nisur mes reperit Mozzik dhe prezantueses Lotina Haziri. Dyshja nuk janë prononcuar mbi lidhjen e tyre, veç kanë ndarë imazhe nga destinacione të njëjta e video që konfirmonin se po kalonin kohë pranë njëri-tjetrit. Por gjërat kanë ndryshuar me publikimin e albumit të ri nga Mozzik – “Mërgimstar”. Lotina ka ndarë me ndjekësit në mediat sociale një sërë postimesh dedikuar Mozzikut, prurjes së tij të re, e edhe stilit të dukjes. Madje ajo ka zbuluar edhe këngën që duket se e emocionon fort. Ndiqni reagimet e saj më poshtë, dhe kuptoni se për çfarë bëhet fjalë.