Loriana Kuka sot garon për medaljen e bronztë NULL NULL 30.08.2019 10:07 30.08.2019 10:07 Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, është duke garuar sot në kampionatin botëror të xhudos që po mbahet në Tokio të Japonisë. Kuka është në garë për medaljen e bronztë përmes repesazhit, kategoria -78 kilogramë, njofton Klan Kosova. “Pas dy fitoreve radhazi ndaj gjermanes Luise Malzahn dhe argjentinases Lucia Cantero, Loriana u kualifikua në çerekfinale, ku pësoi humbje nga braziliania, Mayra Aguiar, dy herë kampione e botës dhe dy herë medaliste e bronztë Olimpike”. “Në luftën e parë të repesazhit përballet me Natalie Powel të Britanisë së Madhe, medaliste e bronztë e botërorit 2017”. klankosova.tv