Lordi Stuart Peach viziton ambasadën e Kosovës në Londër (FOTO) NULL NULL 02.02.2023 15:28 02.02.2023 15:28 Lordi Stuart Peach është pritur sot nga ambasadori Ilir Kapiti, në ambasadën e Kosovës në Britani. Kapiti tha se gjatë pritjes së Peach, vlerësoi kontributin e Britanisë për të sjellë paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor. “I kënaqur që prita Lordin Stuart Peach sot në ambasadën e Kosovës në Londër ku vlerësova kontributin Britanisë në ofrimin e Paqes dhe Stabilitetit brenda Ballkanit Perëndimor, duke siguruar që marrëdhëniet paqësore të Kosovës të ngrihen përmes mbështetjes së organizatave ndërkombëtare”, ka shkruar Kapiti në Twitter, transmeton Klankosova.tv. Peach shërbeu si Komandant Ajror i NATO-s në Kosovë në vitin 2000. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025