Lokalizohet zjarri afër Manastirit të Deviçit në Skenderaj, NjSO dhe KFOR asistuan në aksion NULL NULL 08.07.2025 15:46 08.07.2025 15:46 Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin e shkaktuar në përmasa të mëdha në afërsi të Manastirit të Deviçit në zonën e Skenderajt. Zjarri kishte përfshirë sipërfaqe të madhe të malit, e gjithashtu i ishte afruar objektit të Manastirit të Deviçit dhe shtëpive përreth, transmeton Klankosova.tv Përveç njësive policore dhe të zjarrfikësve, janë ftuar në asistim edhe Njësia Speciale Operative dhe njësi të KFOR-it, të cilët kanë ofruar ndihmën e tyre si me personel po ashtu edhe me pajisje. “NJSO ka ofruar asistim me topa të ujit, kurse KFOR-i ka ofruar asistimin me helikopter për shuarjen e zjarrit. Falë përkrahjes së ofruar nga NJSO dhe KFOR-i, është evituar rreziku i përfshirjes nga zjarri të objektit të Manastirit të Deviçit dhe shtëpive përreth. Gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme njësit e Zjarrfikësve, njësitë policore dhe KFOR-i janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme për lokalizimin e tërësishëm të zjarrit në zonën e lartcekur. Në lidhje me rastin, Njësia e hetimeve të Stacionit Policor në Skenderaj kanë mbledhur dëshmi nga vendi i ngjarjes ku sipas personit përgjegjëses se Manastirit të Deviçit dyshohet se zjarri është shkaktuar nga telat e rrymës për shkak të erërave të forta që kanë qenë në këtë zone ditën e djeshme.” – njoftoi Policia./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 52 minuta më parë