Lojtarët e Barcelonës duan që Messi të kthehet NULL NULL nga Shpend Spahija 20.03.2023 08:57 nga Shpend Spahija 20.03.2023 08:57 Të dielën në mbrëmje, Barcelona fitoi derbin kundër Real Madrid me rezultatin 2-1, derisa golin e parë për blaugranët e realizoi Sergi Roberto. Ky i fundit pas ndeshjes foli edhe për Lionel Messi. “Shpresoj që Messi të kthehet. Jemi duke e pritur. Ai nuk e meriton trajtimin që janë duke ja bërë në Paris. Jemi duke pritur për Leon, e duam tek Barça”, tha Roberto. Kontrata e Messi me Paris Saint Germain skadon në qershor të këtij viti dhe dy palët janë në negociata për vazhdimin e bashkëpunimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025