Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Llumnica: UEFA duhet t’i bëjë Dritës zgjidhje, ta trajtojë atë si Real Madridin (VIDEO)

NULL NULL
12.08.2020 17:58

Trajneri i futbollit dhe opinionisti, Ardian Llumnica, ka thënë se UEFA duhet të gjejë zgjidhje që ndeshja në mes të Dritës dhe Lindfield në kuadër të Champions League të zhvillohet.

“UEFA duhet të sqarohet me tepër me Zvicrën sesa me Dritën. UEFA duhet ta trajtojë Dritën sikurse Real Madridin”, është shprehur Llumnica, njofton Klan Kosova.

“UEFA duhet t’i bëjë zgjidhje kësaj skuadre”.

“Defiinitivisht  ka një diskrepancë të vendimeve dhe rregulloreve. UEFA ka hartuar një rregullore dhe ajo është shumë e qartë se në rast se një futbollist infektohet me koronavirus duhet të karantinoret”.

“Shteti zviceran nuk është sjell mirë kaherë me sportin tonë konkretisht me futbollit. Ka votuar kundër Kosovës dhe ka pasë dënime për Xhakën dhe Shaqirin për simbolet që bënin. Është rast i paprecedent edhe për UEFA-n. Dritës duhet t’i bëhet zgjidhje dhe ta zhvillojë këtë ndeshje sepse nuk është fajtore. Është problem udhëtimi kthimi i shpejt, futbollistët mund të kenë trauma dhe këto ndikojnë në performancën e futbollistëve. Turqia do të ishte zgjidhje reale në këtë situatë”.

Lluminca ka thënë se Drita është duke u penalizuar jo me fajin e UEFA-s.
https://www.youtube.com/watch?v=J4QvOSFnTkI&feature=youtu.be

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.