Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lluka vlerëson performancën pozitive të NH “Iber-Lepenc”

NULL NULL
22.12.2017 11:38

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot Ndërmarrjen Hidroekonomike “Iber-Lepenc” në Prishtinë.

Ai u takua me Kryeshefin Ekzekutiv, Januz Kabashi, nga i cili u njoftua për gjendjen në këtë ndërmarrje, dhe sfidat me të cilat ballafaqohet.

Kabashi informoi Llukën se “Iber-Lepenci”, e cila ushtron veprimtari për furnizim me ujë të papërpunuar, gjenerim të energjisë elektrike si dhe ujitjen, është ndërmarrje shumë rentabile, pa probleme në menaxhim, e cila asnjëherë nuk ka pasur nevojë për ndihmë financiare nga aksionari, respektivisht Qeveria e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Ai bëri të ditur se në periudhën Janar-Nëntor 2017, fitimi operativ i ndërmarrjes ishte rreth 12.3 %” dhe të hyrat për vitin 2017 janë realizuar 0.98% më shumë se plani dhe në krahasim me vitin e kaluar 7.71% më shumë.

Gjatë takimit u diskutua edhe projekti i Bankës Botërore, i cili kap vlerën prej 22 milionë euro, 7 prej të cilave do të jenë investim në rezervarin e Mihaliqit dhe 15 milionë të tjera kredi, me “grejs” periudhë prej 5 viteve.

Ministri Lluka premtoi se Ministria e Zhvillimit Ekonomik sa më shpejtë që është e mundur do të përmbushë të gjitha obligimet që ka, ku hyn edhe themelimi i Komitetit Drejtues në mënyrë që ky projekt të ecë përpara.

Ndryshe, çështjet tjera që u trajtuan në takim ishin edhe Projekti i Fizibilitetit të Lepencit, i cili vlerësohet me rëndësi strategjike për vendin, problemet që lidhen me borxhet që kanë ndërmarrjet tjera publike ndaj ndërmarrjes dhe kontrata me KESCO.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.