Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lluka: 57 % e ujit të pijes humb gjatë shpërndarjes

NULL NULL
09.02.2018 12:08

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, kanë vizituar Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ku janë pritur nga Kryeshefi ekzekutiv, Ilir Abdullahu.

Më pas ata kanë vizituar fabrikën e ujit në fshatin Shkabaj. Lluka pas takimit tha se janë të përkushtuar që të investojnë në humbjen sa më të vogël të ujit që sipas tij, janë 57 për qind.

Sipas tij, kjo humbje kryesisht bëhet për shkak të kyçësve ilegal si dhe të matësve që mund të mos e matin mirë.

“Diskutuam problemet që është inkasimi që është 85 për qind defi më tan e që është i kënaqshëm deri diku për shkak se përfshihen edhe rasteve sociale që nuk paguajnë, por që deri më tani nuk ka ndonjë plan deri më tani për mbulimin e këtyre shpenzimeve. Poashtu është edhe humbjet që janë 57 për qind diku dhe jemi duke shikuar metodat pra një plan se si zvogëlojmë këto humbje”.

lajme të ngjashme