Llapi i beson akademisë, kontrata profesionale për gjashtë lojtarë NULL NULL 15.06.2025 16:10 15.06.2025 16:10 K.F. Llapi ka njoftuar se u ka dhënë kontrata profesionale gjashtë lojtarëve të vet nga akademia. “Mirë se vini në ekipin e parë Arbër Curri, Leotrim Muciqi, Jon Jakupi, Fidan Krasniqi, Milot Nazifi dhe Gentrit Jaha”, ka shkruar Llapi. “Gjashtë futbollistë të talentuar nga Akademia e Futbollit Llapi janë promovuar në ekipin e parë me kontrata profesionale (4+1 vjeçare), si pjesë e projektit të vazhdueshëm për zhvillimin e futbollistëve të rinj”. “Pas përforcimeve cilësore në afatin kalimtar veror, prioritet i klubit mbetet avancimi dhe promovimi i talentëve të Akademisë në ekipin e parë”.