Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Llapi i beson akademisë, kontrata profesionale për gjashtë lojtarë

NULL NULL
15.06.2025 16:10

K.F. Llapi ka njoftuar se u ka dhënë kontrata profesionale gjashtë lojtarëve të vet nga akademia.

“Mirë se vini në ekipin e parë Arbër Curri, Leotrim Muciqi, Jon Jakupi, Fidan Krasniqi, Milot Nazifi dhe Gentrit Jaha”, ka shkruar Llapi.

“Gjashtë futbollistë të talentuar nga Akademia e Futbollit Llapi janë promovuar në ekipin e parë me kontrata profesionale (4+1 vjeçare), si pjesë e projektit të vazhdueshëm për zhvillimin e futbollistëve të rinj”.

“Pas përforcimeve cilësore në afatin kalimtar veror, prioritet i klubit mbetet avancimi dhe promovimi i talentëve të Akademisë në ekipin e parë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.