Llapi fiton ndaj liderit, Drita largohet pa pikë nga “Zahir Pajaziti” (VIDEO) NULL NULL 08.03.2025 16:12 08.03.2025 16:12 Me golin e Ardit Tahirit në minutën e 16-të, Llapi ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme në Superligë. Pavarësisht tentimeve të vazhdueshme, Drita nuk arriti të marrë rezultat pozitiv në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Nëse jo ndeshja e tyre, “Intelektualëve” u shkoi përshtati ajo që bëri Prishtina në Suharekë. “Plisat” ia mohuan fitoren Ballkanit, duke ia barazuar rezultatin në minutën e 92-të, raporton Klankosova.tv. Tani me 50 pikë, gjilanasit vazhdojnë ta udhëheqin renditjen tabelare, dhjetë më shumë se “Xhebrailat” e vendit të dytë. Nga ana tjetër, Llapi ka ikur nga zona e rrezikut, duke kapur vendin e shtatë.