Llapi e zyrtarizon transferin e Ilir Krasniqit në Ukrainë NULL NULL 11.09.2024 22:37 11.09.2024 22:37 Llapi e zyrtarizon transferin e Ilir Krasniqit në Ukrainë Llapi e ka larguar nga radhët e veta edhe një futbollist. Bëhet fjalë për Ilir Krasniqin, i cili është transferuar në Ukrainë tek klubi, Kolos Kovalivka. Njoftimi u bë përmes një komunikate nga klubi llapjan. Largimi i Krasniqit vie pas tre vjet e gjysmë. Ai zhvilloi 121 paraqitje për skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina, duke i shënuar katër gola dhe bërë katër asistime. “Është koha që ai të shijoj karrierën jashtë Kosovës, e që nuk kemi fare dyshim që edhe në klubin e ri do shkëlqej me paraqitje. Të gjithë anëtarët e KF Llapi urojnë Krasniqin për transferimin e tij si dhe i dëshirojnë shumë suksese në klubin e ri, Kolos Kovalivka”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv