Llapi e mposht me përmbysje Prishtinën

Llapi e mposht me përmbysje Prishtinën

NULL NULL
2 months më parë

Llapi e ka mposhtur Prishtinën, në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Besnik Krasniqi në minutën e 22-të, nga pika e bardhë, me këtë rezultat minimal për Prishtinën përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Llapi e përmbysi rezultatin në kohën shtesë, golin e barazimit për Llapin e shënoi Kastriot Selmani në minutën e 93-të, teksa golin e fitores për llapianët e shënoi Valmir Veliu në minutën e 95-të.

Llapi pas kësaj fitore kalon në pozitën e nëntë me nëntë pikë, pas nëntë ndeshjeve, teksa Prishtina në vendin e gjashtë me 10 pikë. /Klankosova.tv/.