Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lladrovci takohet me zëvendëskomandantin e KFOR-it

NULL NULL
09.07.2025 19:02

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka takuar zëvendëskomandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade, Cahit Irican.

“Me kënaqësi prita sot në takim Zëvendëskomandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade, Cahit Irican, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij dhe pjesëtarë të ekipit ndërlidhës slloven”, ka shkruar Lladrovci ne Facebook.

E” falënderova Gjeneral Brigadier Irican për vizitën, dhe shpreha mirënjohjen tonë për angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në vendin tonë, përherë në të mirë të të gjithë qytetarëve, pa asnjë dallim”.

Më tej në postim, Lladrovci tregon se për cfarë e ka informuar Iricanin, duke e quajtur KFOR-in partner jetik të Kosovës.

“Gjatë takimit e informova atë për punën e Komunës sonë, për arritjet e deritanishme si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohemi. Diskutuam për rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me KFOR-in si një partner jetik në ruajtjen e sigurisë, promovimin e paqes dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel local”.

“Faleminderit shumë për vizitën tuaj, Gjeneral Brigade, Cahit Irican!”

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.