Lladrovci ngushëllon familjen për vdekjen e Aziz Bardhit, ish-komandant i Togut në Brigadën 114 të UÇK-së NULL NULL 22.06.2025 18:34 22.06.2025 18:34 Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Aziz Bardhit nga Gradica, ish-komandant i Togut në Brigadën 114 të Zonës Operative të Drenicës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një njoftimin e Komunës së Drenasit thuhet se Aziz Bardhi ishte një luftëtar i palëkundur për lirinë e atdheut, i cili kontribuoi me guxim dhe përkushtim në radhët e UÇK-së. “Ai do të kujtohet me respekt të veçantë për rolin e tij në çlirimin e vendit dhe për vlerat që përfaqësonte si njeri. Përveç kontributit në luftë, Aziz Bardhi ishte edhe mësues i përkushtuar, i cili deri në pensionim punoi me devotshmëri për edukimin e brezave të rinj. Edukimi, dashuria për dijen dhe përgjegjësia ndaj fëmijëve ishin pjesë thelbësore e jetës dhe misionit të tij”. “Kryetari Lladrovci i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Bardhi, bashkëluftëtarëve, kolegëve të tij arsimtarë dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin këtë njeri të madh”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 3 orë më parë