Lladrovci ngushëllon familjen Gashi për humbjen tragjike të Fatlumit, 19-vjeçar NULL NULL 21.08.2025 22:17 21.08.2025 22:17 Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 19-vjeçarit Fatlum Gashi nga Llapushniku, i cili ditë më parë ishte pjesë e një aksidenti të rëndë. Në një postim në Facebook, Komuna e Drenasit ka theksuar se vdekja e Fatlumit është një dhimbje e pamasë për familjen Gashi dhe gjithë komunitetin. “Kryetari Lladrovci ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gashi, duke u uruar forcë dhe durim në përballimin e kësaj tragjedie të trefishtë”. “U prehtë në paqe Fatlumi, së bashku me prindërit e tij! Ngushëllime të sinqerta!”, thuhet në njoftim. Fatlumtit në aksidentin që ndodhi të hënën i vdiqën edhe prindërit. /Klankosova.tv