Livia: Jam shumë e lidhur me Kosovën, më pëlqen shumë (VIDEO) NULL NULL 15.06.2025 13:35 15.06.2025 13:35 Livia Ish-konkurrentja e BBVA, Livia Brunga ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Sol Summer” në Klan Kosova. Ajo foli për lidhshmërinë e saj me Kosovën, dhe si ndihet kur vjen në vend, transmeton Klankosova.tv. “Unë jam shumë e lidhur me Kosovën, sepse siç e kam thënë shpesh, kam një pjesë të familjes nga Kosova. Dhe këtu ndihem shumë në shtëpi. Unë jam veriore, dhe po ndihem në shtëpi, pra më pëlqen shumë”, u shpreh Livia. Livia tha po ashtu se shumë kosovarë i shkruajnë dhe i japin komente të mira lidhur me energjinë e saj pozitive.