Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liverpooli, lideri i ri i Premier Leagues

NULL NULL
09.12.2023 16:12

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Crystal Palace me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 16-të në Premier League.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ani se kishte shumë raste për shënim nga dy anët.

Në pjesën e dytë, fillimisht Palace kaloi në epërsi me anë të Jean-Philipe Mateta nmë minutën e 57’,  pasi ishte i saktë nga penaltia.

Megjithatë, Liverpooli si zakonisht u kthye në lojë duke fituar në fund. Fillimisht e barazoi rezultatin Mohamed Salah, në minutën e 76’.

Ndërsa për golin e fitores u përkujdes Harvey Elliott, në minutën 91’, me një gol të bukur.

Liverpooli pas fitores kalon në vendin e parë me 37 pikë të grumbulluara, një më shumë se Arsenali, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Topçinjtë sot do të ballafaqohen me Aston Villan, duke filluar nga ora 18:30. /Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.