Liverpooli fiton sërish me “fëmijë” në FA Cup, tutje kalojnë edhe Chelsea, United e Wolves NULL NULL 28.02.2024 23:25 28.02.2024 23:25 Liverpooli është kualifikuar në çerekfinale të FA Cup duke e mposhtur Southamptonin me rezultat prej 3-0. Golin e parë në ndeshje e shënoi lojtari 18-vjeçari Louie Koumas në minutën e 44-të të takimit, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë. Golin e dytë e shënoi po ashtu një 18-vjeçari Jazden Danns në minutën e 73-të të ndeshjes, kurse në minutën e 88 ishte përsëri Danns i cili realizoi golin e dytë në ndeshje. Pas kësaj fitoreje, Liverpooli në çerekfinale do të ndeshet me rivalin, Manchester United, i cili po ashtu fitoi me rezultat minimal ndaj Nottinghamit falë golit të Casemiros i cili shënoi në minutën e 89-të, njofton Klankosova.tv. Kurse, Chelsea e eliminoi Leedsin në një ndeshje ku u shënuan plot pesë gola, ku serinë e tyre e hapën mysafirët me anë të Joseph në minutën e tetë të takimit. Ndërsa, vetëm shtatë minuta më vonë, Jackson barazoi shifrat në 1-1, kurse Chelsea u kthye në avantazh qysh në pjesën e parë me golin e Mudryk në minutën e 37-të. Mysafirët në pjesën e dytë e barazuan rezultatin në 2-2, ku Joseph shënoi sërish, por festa ishte e bluve pasi Gallagher shënoi krejt në fund të takimit, pwr t’ia siguruar kualifikimin tutje nw çerekfinale ku do ta presin Leicesterin. Fitore shënoi edhe Wolvesi, të cilët e mposhtën Brightonin me rezultat minimal prej 1-0 me golin e minutës së dytë të Leminas, e të cilët në çerekfinale do ta kenë përballë Coventryn. E, Manchester City në çerekfinale do të përballet me Newcastle United. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.