Liverpool ofron 100 milionë euro për Chiesen, Juventusi e refuzon NULL NULL 24.07.2021 15:45 24.07.2021 15:45 Federico Chiesa është duke u kërkuar nga shumë klube evropiane pas paraqitjeve të mira në Kampionatin Evropian, pas ofertës së Chelseat, tani ka ardhur një tjetër nga klubi i Liverpool. La Repubblica’ informon se Liverpool i bëri një ofertë prej 100 milionë euro Juventusit për Federico Chiesa. Bordi i Juventusit e refuzoi menjëherë, ashtu si bënë për ofertën e Chelseat, shkruan footballitalia, transmeton besosoccer. Ofertat drejt italianit nuk janë duke munguar , e para nga Chelsea, kurse e dyta erdhi nga Liverpooli, por që të dy ofertat prej 100 milionë euro janë refuzuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 14 orë më parë