Liverpool lëndohet prapë, tash Kabaku NULL NULL 05.03.2021 15:38 05.03.2021 15:38 Ozan Kabak i është shtuar listës së lojtarëve të lënduar të Liverpool-it. Trajneri i kampionëve në fuqi të Anglisë, Jurgen Klopp, ka njoftuar se qendërmbrojtësi i huazuar do të mungojë në përballjen ndaj Fulham-it të dielën. “Tani Ozani po ka pak problem, pas lojës. Do ta shohim nëse ai është gati – por nuk po duket ashtu”, ka thënë Klopp. Të Kuqtë janë në formë tejet të dobët javëve të fundit, pasi janë lëshuar në një seri humbjes e cila kulmoi me disfatën 0:1 nga Chelsea mbrëmë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.