Liverpool i paralajmëron tifozët: Mund të sulmoheni dhe vidheni në Napoli NULL NULL 07.09.2022 09:45 07.09.2022 09:45 Sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Diego Armando Maradona” do të luhet ndeshja kryesore e mbrëmjes së mërkure në Champions League. Me këtë ekipi i ka paralajmëruar tifozët e vet që të kenë kujdes gjatë udhëtimit në këtë qytet italian. Në njoftimin drejtuar fansave “The Reds” iu rekomandon atyre që të mos i veshin ngjyrat e klubit. Ata paralajmërohen se mund të jenë cak i sulmeve dhe vjedhjeve. “Ne ju rekomandojmë fuqishëm që të shmangni qendrën e qytetit. Nëse keni zgjedhur ta vizitoni, ju lutemi kini kujdes se mund të jeni në shënjestër për vjedhje, grabitje ose sulm ” – thuhet në njoftim. Si duket ky njoftim erdhi pas përvojës së keqe në vitin 2019-të ku mes tifozërive të dyja klubeve pati incidente. Por, ngjarja më tragjike mes tifozëve anglezë dhe atyre italianë ndodhi në stadiumin “Heysel” në vitin 1985, ku disa fansa të Liverpoolit e kishin rrëzuar një mur me ç’rast ishin mbytur 39 tifozë të Juventusit. Ngjarja kishte ndodhur para finales së Kupës Evropiane. Njoftmin e plotë mund ta gjeni KËTU *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.