Liverpool e Chelsea pas argjentinasve NULL NULL 18.05.2015 12:38 18.05.2015 12:38 Ekipet e Premier League do të përforcohen shumë në merkaton e verës, në mënyre që të janë sa më konkurruese në edicion e ri. Skuadra e Liverpoolit po synon transferimin e mesfushorit te PSG-së, Javier Pastore në mënyre që të mbulojë hapësirën e lënë nga kapitenin Stiven Gerrard. Ndërsa skuadra kampione e Premier League, Chelsea po synon një sulmues në vend të Didier Drogbas. Fillimisht është folur për sulmuesin e Manchester Cityt, Edin Dzeko, kurse tash po flitet edhe për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 06/07/2025