LIVE: Trepça shkon në finale NULL NULL 30.04.2023 17:18 30.04.2023 17:18 Trepça është finalistja e dytë e playoff-it të basketbollit. Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve mitrovicasit e mposhtën Sigal Prishtinën me rezultat 74:77. Në finale skuadra “të gjelbrit” do të kenë punë me Pejën. ______________________________________________________________________________________________________ 50:57 ka përfunduar çereku i tretë i ndeshjes Sigal Prishtina-Trepça. Skuadra mitrovicase është në epërsi prej shtatë pikësh kur kanë mbetur edhe 10 minutat e fundit. Në rast se sonte arrin të fitoj Trepça, do të përballet në finale me skuadrën e Pejës./Klankosova.tv ______________________________________________________________________________________________________ Ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales së pestë të playoff-it. Trepça ka arritur t’i mbyll 20 minutat e para me tetë pikë në epërsi ndaj Sigal Prishtinës. Aktualisht, rezultati në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve është 31:39. ______________________________________________________________________________________________________ Çereku i parë i ndeshjes së pestë gjysmëfinale i takoi plotësisht mysafirëve nga Mitrovica. Plot 13 pikë është epërsi e Trepçës ndaj Sigal Prishtinës. Rezultati i 10 minutave të para është 4 me 17/ Klankosova.tv ______________________________________________________________________________________________________ Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ka nisur klasikja e basketbollit kosovar, Sigal Prishtina – Trepça. Cilado skuadër e cila fiton sonte, do ta sigurojë një vend në finalen e playoff-it dhe do të përballet me Pejën. Në palestër për shkaqe të sigurisë nuk janë tifozët mysafirë “Torcida”. ____________________________________________________________________________________________________