Parlamentarët ngecin sërish, dështon edhe tentativa e 34-të për konstituim (VIDEO) NULL NULL 19.06.2025 09:58 19.06.2025 09:58 Ka përfunduar pa sukses edhe seanca e sotme në përpjekjen për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Parlamentarët u mblodhën për tentativën e 34-të për formimin e organit të ri legjislativ, por nuk arritën të arrijnë konsensusin e nevojshëm. Ky dështim i vazhdueshëm thellon bllokadën politike dhe shton pasigurinë për nisjen e punës së kuvendit, duke lënë të pazgjidhura çështjet urgjente të vendit. Në mungesë të një marrëveshjeje, vazhdon periudha e papunësisë së organeve legjislative, duke u bërë një sfidë e madhe për stabilitetin dhe funksionimin normal të institucioneve. Haxhiu pas dështimit të seancës së 34-të: Kushtetuesja është vonuar Kandidatja për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu është deklaruar pas dështimit të seancës së 34-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. “Ne gjatë kësaj kohe për asnjë moment të vetëm nuk kemi parë ndryshim të qëndrimeve nga ana e opozitës.“Kemi parë mungesë të theksuar të vullnetit për të kontribuar në konstituuimin e Kuvendit të Kosovës”, tha ajo, njofton Klankosova.tv. Haxhiu ka theksuar më tej se me zhvillimet për moskonstituimin e parlamentit po shkelet Kushtetuta e Kosovës. “Kjo është sjellje e papërgjegjshme, është shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës ”, shtoi ajo. Sipas Haxhiut, Gjykata Kushtetuese është vonuar me vendimin për komisionin e fshehtë. “Duhet ta themi hapur se një çështje aq e thjeshtë, sepse Aleanca me disa deputetët të PDK-së dhe LDK-së me shkresën, lëndën që kemi parë e kanë kontestuar komisionin për votim të fshehtë, ose gjykata e merr, e bën të pranueshme këtë lëndë, e trajton nëse kryesuesi i seancës ka pasur të drejtë për komisionin për votim të fshehtë, ne besojmë fuqishëm se ka pasur të drejtë”. “Po e presim vendimin e gjykatës, mirëpo nuk është në rregull që është vonuar kaq shumë sepse jemi në javën e pestë prej kur kjo është dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe ende nuk kemi ndonjë vendim nga gjykata”. Çitaku përsërit: VV po e mban peng shtetin, të reflektojë Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku, është deklaruar pas dështimit të 34-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Çitaku para mediave ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po e mban peng shtetin, njofton Klankosova.tv. Sipas saj, kjo për t’ia bërë një nder kandidatës së propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Sekretarja e PDK-së i bëri thirrje VV-së që të reflektojnë e të sjellin një zgjidhje që është përgjegjësi e tyre. Ajo sërish përmendi faktin se partia e cila fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit i ka edhe 40 opsione tjera për kryetar të Kuvendit, që mund ta kishin edhe mbështetin e PDK-së. Abrashi: VV-ja po pret vendimin e Kushtetueses Deputeti nga rradhët e VV-së, Artan Abrashi, ka folur pas dështimit të seancës së 34-të për të konstituuar Kuvendin. Ai theksoi se VV-ja është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që pritet të sqarojë procedurën e votimit në Kuvend, transmeton Klankosova.tv. “Zgjedhjet janë një proces demokratik dhe në rastet kur nuk i fiton ato, minimalja e etikës politike, besa edhe njerëzore, është që të pranosh dhe të reflektosh karshi rezultatit, dhe të vazhdojmë tutje me rrjedhën procedurale të konstituimit të organeve kushtetuese të shtetit tonë. Por kjo nuk po ndodh për shkak të inateve politike pa ndonjë qëllim të qartë, dhe po e mbajnë peng Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ne jemi në proces të pritjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim i cili do ta sqarojë procedurën e votimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo çështje është iniciuar në këtë institucion dhe na mbetet neve të presim atë vendim, në mungesë të reflektimit të deputetëve të opozitës”, deklaroi Abrashi. Haziri: Duhet të largohet konflikti i interesit, konstituimi të bëhet me marrëveshje politike Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje ndaj Vetëvendosjes që të menxhojë detyrën e saj si parti e parë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Sipas tij në mënyrë që kuvendi të konstituohet me marrëveshje politike, transmeton klankosova.tv. ”Nuk mund të zgjidhen procedura. Ne edhe sot kërkojmë që partia e parë ta menaxhojë detyrën e vet, që kuvendi të konstituohet sipas një marrëveshjeje verbale që arrihet”. ”Ma shumë kalojnë kabineti qeveritar në zyre të prokurorisë sesa në zyre të qeverisë”. ”Duhet të sanohet, duhet të largohet konflikti i interesit. Edhe kjo e ngarkon dhe mund të ndikojë në arritjen e një marrëveshjeje politike”. Seanca e radhës pas 48 orësh Pas dështimit të seancës së 34-ta për ta konstituar Kuvendin e Kosovës, është caktuar ajo e radhës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seanca e 35-të në përpjekje për ta konstituuar parlamentin do të zhvillohet të shtunën, më 21 qershor. Ngërçi parlamentar po vazhdon tash e mbi 2 muaj, shkaku i mosdakordimit të partive politike rreth çështjes së zgjedhjes së kreut të Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje, po insiston në propozimin e saj për këtë pozitë Albulena Haxhiun, e cila nuk po arrin t’i sigurojë votat e ish-opozitës. Nis seanca e 34-të Ka nisur edhe sot vazhdimi i seancës në përpjekje për konstituimin e kuvendit. Parlamentarët u mblodhën sot në tentativën e 34-të për formimin e organit të ri legjislativ Limaj: Takimi me Abdixhikun jashtëzakonisht i mirë Pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj tha se takimi me Lumir Abdixhikun ishte jashtëzakonisht i mirë. Po jemi takuar…, kemi biseduar të gjitha temat, mund të them se ka qenë takim jashtëzakonisht i mirë”, tha ai. Haradinaj i ashpër me Kurtin, e quan mashtrues dhe largohet Kryetari i AAK-së është treguar i ashpër ndaj kreut të VV-së, duke e quajtur edhe mashtrues. Ramush Haradinaj u pyet nga gazetarët mbi ngërçin aktual dhe takimet me liderë dhe për këtë ai u shpreh, se Albin Kurti po i mban peng, transmeton klankosova.tv. “Kjo pyetje duhet me iu bë veç një njërit, mashtruesit, Albin Kurtit, Për mua nuk është befasi. Mashtruesi s’mundet pa kufi me u tallë me një vend. Po e mban peng Kosovën. Le të mbushemi mend një herë e përgjithmonë” Kuvendi në ngërç, Haxhiu: S’ka ndryshim, flas kur të dal Kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, u deklarua shkurt para gazetarëve në hyrje të Kuvendit, ku pritet të zhvillohet sot një seancë tjetër në përpjekje për konstituim. Haxhiu tha se ‘beson’ që edhe sot do të vazhdojë njësoj, si në tentativat e kaluara, që kanë dështuar, transmeton Klankosova.tv “Besoj që flas kur të dal. Nuk kam parë ndonjë ndryshim, kështu që edhe sot do të jetë situata njëjtë”, tha ajo. Hasani: Zgjidhja është në dorë të Zotit dhe Gjykatës Kushtetuese Sot për herën e 34-të deputetët e betuar do të mblidhen në tentim për ta funksionalizuar Kuvendin. Para nisjes së seancës, para mediave ka folur deputeti nga radhët e Partisë Demokratike Kosovës, Nait Hasani.. Ai tha se nuk do të jetë pjesë e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, por se ka ardhur për përgatitjet e Konventës së PDK-së dhe se nuk sheh ndonjë zhvillim të ri në procesin parlamentar, transmeton Klankosova.tv. “Nuk do të marr pjesë. Rutinë është e njëjtë, seriali është i njëjtë, veç episodet po ndryshohen, nuk ka ndryshime. Në dorë të Zotit dhe Gjykatës Kushtetuese,” tha Hasani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Mbi 300 mijë euro të hyra, KQZ-ja tregon edhe sa shpenzoi AAK-ja gjatë 2024-ës 39 minuta më parë
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 18 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 21 orë më parë