Dështon edhe sot, tentativa e 32-të pa sukses për konstituimin e Kuvendit NULL NULL 15.06.2025 10:35 15.06.2025 10:35 Ka dështuar sot edhe tentativa e 32-të e seancës për konstituim të kuvendit. Hapjen e seancën e bëri Avni Dehari, si kryesues i saj, ngjashëm dhe e mbylli vetëm pas 2 minuta e 41 sekondave, transmeton klankosova.tv. Deputetët u mblidhen sot sërish në përpjekje për të konstituuar legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. 11:30 – Çitaku: VV po e mban të bllokuar Kuvendin, ne nuk votojmë nën diktat Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar pas dështimit të 32-të të Kuvendit të Kosovës. Çitaku tha se Lëvizja Vetëvendosje po e mban të bllokuar Kuvendin dhe është duke pasur pengmarrje klasike, transmeton Klankosova.tv. “Të them të drejtën, kësaj pyetje mund t’i jap përgjigje vetëm Lëvizja Vetëvendosje, sepse ata po e mbanjn të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo është një pengmarrje klasike, PDK ka ofruar alternativë, ndonëse ne s’e kemi detyrim ta votojmë kandidatin e VV-së pa shumicë parlamentare, megjithëse ne kemi ofruar alternativë”, u shpreh Çitaku. Ajo tutje tha se PDK nuk voton në diktat. 11:30 – Guri: VV dhe Kurti nuk kanë interes për zhbllokim të situatës Pas dështimit për herën e 32-të të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka folur deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosoës, Paris Guri. Guri tha se moskonstituimi edhe pas gjithë kësaj kohe është i papranueshëm, derisa theksoi se e papranueshme mbetet edhe mungesa e deputetëve në seancë. “Është e papranueshme që edhe për herën e 32-të nuk mbërrihet të konstituohet Kuvendit, VV dhe kryeministri në detyrë përveç që nuk ka interes në zhbllokimin e kësaj situate, ata nuk kanë interes as në pjesëmarrje. Kështu që është shqetësuese numri i vogël i deputetëve që po marrin pjesë ne seancat e Kuvendit”, tha Guri, përcjell Klankosova.tv Ndryshe, Vetëvendosje këmbëngul të mos ndryshojë as emrin e propozuar dhe as formën e votimit. PDK dhe AAK kanë kërkuar emër të ri nga VV, ndërsa LDK ka deklaruar se nuk do të votojë asnjë kandidat të saj. 11:26 – “Episodi” i radhës i konstituimit, të martën Seanca e 32-të për të arritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar edhe sot. Pas rezultatit të vakët të numrave për të arritur formimin e komisionit të fshehtë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari ndërpreu punimet menjëherë, transmeton Klankosova.tv. Seanca e 33-të u caktua të mbahet të martën, pas 48 orësh nga ora 10:00. 11:25 – Dy muaj përpjekje, 32 dështime – Kuvendi nuk konstituohet as sot Seanca e sotme për të konstituuar Kuvendin e Kosovës ka dështuar. Sot, jemi hyrë në muajin e dytë të këtyre përpjekjeve, e që u regjistrua edhe dështimi i 32-të, transmeton Klankosova.tv. Pas mos kalimit të komisionit ‘tinëzar’, kryesuesi i seancës, Avni Dehari ndërpreu seancën, njëjtë si herët paraprake. 11:23 – Nis seanca konstituive, e 32-ta me radhë Ka nisur seanca e 32-të konstituive në Kuvendin e Kosovës. Deputetët e zgjedhur të këtij institucioni, kanë tentuar për dy muaj radhazi ta konstituojnë Parlamentin, megjithëse sot mbetet të shihet nëse ka përparim në këtë proces, transmeton Klankosova.tv. Megjithëse, sipas deklarimeve, gjithçka do të përsëritet sërish. 11:08 – Rexhepi, kundër krijimit të një qeverie ish-opozitare Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi ka thënë se nuk e përkrahë qeverinë e ish-opozitës. “Nuk besoj, jo”, tha Rexhepi kur u pyet lidhur me Qeverinë e Unitetit të propozuar nga LDK, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa ajo shtoi se kjo situatë do të vazhdojë derisa të votohet Albulena Haxhiu për kryetare Kuvendi. 11:06 – Berisha: Secili mandatar që i siguron 60 vota e ka edhe votën time, nuk jam bllokues Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, tha se situata aktuale me moskonstituim e bën të ndihet keq dhe bëri të ditur se secili mandatar që i siguron 60 vota e ka edhe votën e tij. Ai potencoi se nuk është bllokues, por partive të mëdha po iu konvenon kjo situatë. “Asnjëri nuk e ka menduar që do të jetë kaq gjatë, e kaq e pakuptimtë, jemi në një situatë që veç po shifet në çfarë situate është bota ndërsa ne merremi me konsitutimin e Kuvendit. Unë nuk ndihem mirë në këtë situatë që jam dhe siç duket partive të mëdha po iu konvenon. Ka dy muaj që nuk kam pasur takim me asnjë parti”, tha Berisha, transmeton Klankosova.tv Ndryshe, sot është përpjekja e 32-të që nga 15 prilli për konstituim të Kuvendit. / Klankosova.tv 11:03 – Rashiq: Vija të kuqe për askënd, vetëm parime Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë se nuk ka vija të kuqe për askënd. Por, ai shtoi se ka parime, në një prononcim pak para nisjes së seancës së 32-të konstituive, transmeton Klankosova.tv. “Është normale që kryetarin për Kuvend e propozon VV-ja, ka disa muaj që përballemi me këtë problematik, por kur të vijë koha do të flasim. Ne nuk kemi vija të kuqe më askënd, por parime, asgjë tjetër”, u shpreh Rashiq. 10:55 – Salihu: Me Albin Kurtin e VV-në edhe në të kaluarën ka pasur kriza dhe bllokada Sot deputetët e betuar do të mblidhen për herën e 32-të për ta konstituuar Kuvendin. Para nisjes së seancës ka folur deputetja nga radhët e PDK-së, Arbnora Salihu. Ajo deklaroi se edhe në të kaluarën me Albin Kurtin ka pasur kriza dhe bllokada. “Me të thënë të drejtën nuk e kam menduar. Kam pritur që herën e parë ka me u konstituu edhe kemi me pasë mundësi me punu. Por, duke e ditur se fitues i zgjedhjeve është Albin Kurti dhe partia e tij, atëherë kriza edhe bllokada ka pasur edhe në të kaluarën”, tha ajo para mediave. _______________________________________________________________________________________________________ 10:54 – 2 muaj nga seanca e parë konstituive, Guri: Fatkeqësi çka është duke ndodhur Deputeti i betuar i LDK-së, Paris Guri është deklaruar pak para seancës së 32-të konstituive. Ai thotë se nuk e ka menduar që një seancë e tillë do të zgjaste kaq shumë, transmeton Klankosova.tv. “Për besë nuk është ndjenjë e mirë me ardh edhe për herën e 32-të me tentu me e zhblloku situatën, është fatkeqësi çka është duke ndodhur. Por i takon të parit me dalë nga situata, kështu që po presim”, u shpreh Guri. 10:47 – Kur do të përfundojë konstituimi i Kuvendit? Haxhiu: Varet nga opozita Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është deklaruar shkurtimisht para nisjes së seancës së 32-të të Kuvendit. Sot janë bërë 2 muaj që nga përpjekja për të arritur një rezultat të tillë, dhe Haxhiu thotë se përfundimi me rezultat pozitiv varet nga opozita, transmeton Klankosova.tv. “Varet nga opozita”, u shpreh shkurt Haxhiu. 10:38 – Kadrijaj thotë se VV-së po i pëlqen bllokada në Kuvend: Nuk po shohim angazhim Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se nuk e ka menduar që do të zgjasë kaq shumë konstituimi i Kuvendit. “Nuk po shohim ndonjë angazhim, përkundrazi po shohim që po iu pëlqen kjo bllokadë”, u shpreh Kadrijaj, transmeton Klankosova.tv. Tutje ajo thotë se janë ende në pritje të një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 2 orë më parë