Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE: Swansea – Manchester United, luajnë pa gola në pjesën e parë

NULL NULL
30.08.2015 17:47
LONDON, ENGLAND - DECEMBER 28: Manager Louis van Gaal of Manchester United complains to the fourth official Lee Mason during the Barclays Premier League match between Tottenham Hotspur and Manchester United at White Hart Lane on December 28, 2014 in London, England. (Photo by Matthew Peters/Man Utd via Getty Images)

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit mes Swansea City dhe Manchester United, që është duke u zhvilluar në Liberty Stadium.

Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre për 45 minuta, në fillim United u tregua më i rrezikshëm, kurse në gjysmën e dytë të pjesës së parë më shumë raste patën futbollistët e Swanseas, transmeton Klan Kosova.

United e ka filluar me një ofensivë takimin, duke sulmuar që nga minuta e parë. Depay pati një rast të mirë nga gjuajtja e lirë, por që Fabianski ishte i pozicionuar mirë.
Menjëherë pas tij ishte Mata ai që rrezikoi, por goditja e tij shkoi mbi portë.

Deri në minutën e ’15-të nuk ka pasur ndonjë rast të mirë për asnjërën palë. Futbollistët e Swanseas arritën që të marrin veten, duke krijuar disa raste, por që nuk paraqitnin rrezik për skuadrën e Van Gaal.

Mata rrezikoi edhe në minutën e ’20-të, por që goditja e tij shkoi për skaj shtyllës së majtë të portierit të Swanseas.

Për Swansean rastin më të mirë në ndeshje e pati Gomis, në minutën e ’24-të, kur dërgoi një goditje të fortë jashtë vijës së zonës së rrezikshme, por që përfundoi larg portës së Romero.

Pas tij rast edhe më të mirë pati Sigurdsson, i cili bëri një goditje shumë të mirë, që përfundoi përskaj portës së United.

Futbollistët vendas u treguan të rrezikshëm kur për tre minuta rrezikuan në katër raste shumë të mira, ishte Gomis ai që goditi shtyllën, por fati ishte në anën e Romeros.

Në minutën e ’38-të gjyqtari Atkinson nxorri për herë të parë në ndeshje kartonin e verdhë, ku u ndëshkua Morgan Schneiderlin.

Pas tij u ndëshkua edhe Depay me të verdhë, pas një ndërhyrje jo të rregullt.

Në anën tjetër u ndëshkua Routledge, pasi ndërhyri në Darmian në minutën e ’43-të.

Këto ishin momentet kryesore që e karakterizuan pjesën e parë të këtij takimi, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.