LIVE: SHQIPËRIA VOTON NULL NULL 25.04.2021 10:49 25.04.2021 10:49 Në Shqipëri sot po mbahen zgjedhjet parlamentare. 3 milionë e 588 mijë e 869 persona me të drejtë vote atje do ta kenë mundësi që të zgjedhin deputetët që do të përfaqësojnë vullnetin e tyre në katër vitet e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë. Për 140 vende në parlamentin shqiptar garojnë 1841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur, ku prej tyre 39.76% ose 732 janë kandidate femra. Klan Kosova po përcjell nga afër këtë proces me gazetarët Flamur Gajtani dhe Drin Demiri si dhe kameramanët Agon Bejtullahu dhe Erand Hyseni, me ç’rast do t`ju mbajë të informuar në kohë reale për zhvillimet atje. Ndërsa raportimi në portalin klankosova.tv bëhet nga: Shkurte Zajmi, Hekuran Sokoli, Albert Bajrami, Nita Lleshi, Njomza Pllana, Liridona Gashi dhe Liridon Zeqiri. ______________________________________________________________________________ 🕒 04:05 Mbi 121 mijë fletëvotime numërohen në tërë Shqipërinë Komisioni i Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-të) në të gjithë Shqipërinë deri tani ka numëruar më shumë se 121,000 fletëvotimi. Mësohet se deri më tani janë numëruar 121,348 fletëvotimi të vlefshme, nga të cilat 58,372 janë për Partinë Socialiste, 43,952 janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 71696 vota janë për LSI-në. Ndërkohë, 2, 224 vota ka marrë PSD e Tom Doshit. Votat e tjera që mbeten ndahen mes partive të tjera të vogla. /abcnews.al. ______________________________________________________________________________ 🕒 04:05 Në Durrës fillon me vonesë numërimi i votave Ka nisur edhe në qytetin e Durrësit, procesi i numërimit të votave. Durrësi është qarku i fundit që ka nisur procesin e numërimit, kjo për shkak të disa pretendimeve për parregullsi. Mësohet se numri i votave në Durrës ka nisur rreth orës 03:30. Deri më tani janë numëruar 4 kuti në Shijak, votimi nga 481 në total. Deri më tani udhëheq Partia Socialiste me 601 vota ose 67.23 %. Ndërkohë Partia Demokratike numëron 258 vota, ose 28.86%.Për sa i përket LSI, numëron 17 vota deri më tani. Durrësi ishte qarku i vetëm që nuk kishte nisur numërimi pasi pati probleme për shkak të mosmarrëveshjeve mes numëruesve./abcnews.al/ ______________________________________________________________________________ 🕒 02:59 129 kuti votimi u numëruan deri tani në gjithë Shqipërinë Në Shqipëri janë numëruar 129 nga 5198 kuti votimi dhe procesi po vijon në thuajse gjithë qarqet e vendit, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë. Nga të dhënat e deritanishme, në qarkun e Kukësit janë numëruar 6 kuti, nga 141 në total. Rezultati paraprak është 60.42 % për PD-AN dhe 36.29 % për PS. Në qarkun e Shkodrës janë numëruar 7 kuti nga 411 që janë në total. Rezultati paraprak është 19.64 % për PSD, 33.12 % për PD-AN, 43.41 % për PS. Në qarkun e Lezhës janë numëruar 4 kuti nga 249. Rezultati paraprak është 51.70 % për PD-AN, 38.51 % për PS. Në qarkun e Dibrës deri më tani janë numëruar 14 kuti, nga 227 në total. Rezultati paraprak është 51.16 % për PD-AN, 40.88 % për PS. Në qarkun e Durrësit procesi i votimit nuk ka nisur ende. Në total në këtë qark janë 481 kuti votimi. Në qarkun e Tiranës janë numëruar 4 kuti nga 1243 në total. Rezultati paraprak është 32.66 % për PD-AN, 58.45 % për PS. Në qarkun e Elbasanit deri më tani janë numëruar 19 kuti, nga 511 në total. Rezultati paraprak është 36.11 % për PD-AN, 56.92 % për PS. Në qarkun e Fierit janë numëruar 12 kuti nga 580 që janë në total. Rezultati paraprak është 38.13 % për PD-AN, 53.71 % për PS. Në qarkun e Beratit janë numëruar 11 kuti nga 277 që janë në total. Rezultati paraprak është 31.26 % për PD-AN, 51.76 % për PS. Në qarkun e Korçës janë numëruar 15 kuti, nga 427 në total. Rezultati paraprak është 38.96 % për PD-AN, 49.20 % për PS. Në qarkun e Vlorës deri më tani janë numëruar 16 kuti, nga 445 që janë në total. Rezultati paraprak është 28.34 % për PD-AN, 62.38 % për PS. Në qarkun e Gjirokastër janë numëruar 21 kuti votimi nga 207 në total. Rezultati paraprak është 29.10 % për PD-AN, 54.95 % për PS./tv klan/ ______________________________________________________________________________ 🕒 02:26 Numërohen 56 kutitë e para, cila parti kryeson? Ka nisur numërimi i kutive të para pothuajse në të gjitha qarqet e Shqipërisët, deri më tani janë numëruar 56 kutitë e para. Në rang vendi Partia Socialiste ka marrë numrin më të madh të votave me 6,809 të tilla. Partia Demokratike ka marrë deri më tani 5,089 vota. LSI-ja ka shkuar deri më tani deri në 1139 vota. Më pas, 143 vota kanë shkuar për PSD-në. Bashkia e parë që nisi procesin e numërimit ishte ajo e Pustecit. Kjo bashki ishte po e para që e përfundoi numërimin e kutive të votimit, vetëm 7 të tilla, dhe ku fitoi Partia Socialiste./tvklan/ ______________________________________________________________________________ 🕒 01:08 Ahmeti: Me Kurtin nuk pajtohem për shumë gjëra, njëra prej tyre nuk është votimi në Shqipëri Ish-pjesëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti, nuk pajtohet për shumë gjëra dhe njëra nga ato nuk është votimi i tij në Shqipëri. ” Mos harroni, përveç shtetësisë, VV garoi në zgjedhje sot. Në qoftë e asgjë më shumë, një votë më pak për kandidatët e VV nuk është fer ndaj kandidatëve. Në qoftë se kritikojmë dyshtetësinë e kryeministrit kemi më pak kryeministra me një shtetësi (Çeku – Kroaci, Thaçi – Shqipëri)”. “Krahasimin në mes të Serbisë dhe Shqipërisë as që dua të mundohem. Ti kthehemi shtesave, vaksinave e krizës ekonomike!”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova. ______________________________________________________________________________ 🕒 00:57 Kim: Kandidatët dhe partitë të qetësohen, prisni me durim rezultatin e zgjedhjeve Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, iu ka bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të qetësohen dhe të presin me durim rezultatin e zgjedhjeve. Dhe kur ky rezultat të certifikohet nga KQZ-ja, Yuri Kim tha se të gjitha palët duhet ta pranojnë. “Dhe në fund për kandidatët dhe për partitë është koha që të qetësohen, të kenë durim, të presin për rezultatin dhe kur rezultati të certifikohet ata duhet ti pranojnë ato. Le të shohim si do të shkojë procesi. SHBA-të si mik i Shqipërisë do të jenë këtu gjatë gjithë rrugës deri në fund”, tha Kim. Ambasadorja ishte në KZAZ-në numër 35 e vendosur në shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë. Ajo shoqërohej në inspektimin që i bëri kësaj qendre numërimi nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi. Ky i fundit falënderoi ambasadoren dhe tha se në mënyrë që procesi të finalizohet me sukses dhe që rezultati të pranohet nga të gjithë duhet t’i jepet një dorë nga e gjithë shoqëria, duke filluar me politikanët e duke përfunduar me institucionet./tvklan/ ______________________________________________________________________________ 🕒 12:23 Përfundon numërimi në Bashkinë e Pustecit, dalin rezultatet Procesi i numërimit në Pustec ka përfunduar dhe Partia Socialiste është në avantazh. Nga votat e numëruara, 868 janë për Partinë Socialiste, 473 vota për Partinë Demokratike. Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim numëron 168 vota. Në bashkinë e Pustecit, procesi i numërimit të votave ka ecur me ritme të shpejta. Më herët, Top Channel raportoi se KZAZ-të e kësaj bashkie përfunduan të parat grumbullimin e kutive në qendrën e votimit dhe komisionerët nisën numërimin. Kështu, Pusteci bëhet i pari që sjell rezultatet në zgjedhjet parlamentare 2021./tch/ ______________________________________________________________________________ 🕒 12:01 Kim: Politika të mos supozojë rezultatet, të pranojnë gjykimin e votuesve Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pas procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri që u mbajtën këtë të diel. Kim nëpërmjet një cicërime në Twitter thotë se autoritetet e zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës, ndërsa politika duhet të pranojë gjykimin e votuesve kur të mbyllet procesi i numërimit, njofton Klan Kosova “Votuesit në Shqipëri dolën me forcë të plotë për të shprehur vullnetin e tyre. Autoritetet e zgjedhjeve dhe të zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës. Kandidatët dhe udhëheqësit politikë gjithashtu, kanë detyrën e tyre: të mos supozojnë rezultate, por të pranojnë gjykimin e votuesve kur numërimi të ketë përfunduar”, shkruan Kim. ______________________________________________________________________________ 🕒 23:43 Celibashi: Numri i pjesëmarrësve në zgjedhje është 48.2 përqind, rezultati përfundimtar nuk jepet sonte Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, deklaroi se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje sipas të dhënave të KQZ-së është në nivelin e 48.2 përqind. Megjithatë për të mësuar saktësisht se sa ka qenë numri i qytetarëve që kanë votuar do të duhet të pritet dorëzimi i bazave materiale të qendrave të votimit. “Sa i takon pjesëmarrjes siç e kemi sqaruar, pjesëmarrja sipas të dhënave të sonduara nga KQZ-ja janë në nivelin e 48.2 përqind. Rezultatin zyrtar të pjesëmarrjes do ta kemi pasi të marrim të gjithë informacionin nga qendrat e votimit”. Faktin që edhe pse jemi 4 orë pas votimebve dhe nuk ka ende një rezultat përfundimtar, Celibashi e argumentoi se KQZ-ja ndër vite ka raportuar mbi pjesëmarrjen bazuar në sondazhet që bën në qendrat e votimit. Numri total i pjesëmarrësve, Celibashi tha se nuk do ta jepet ditën e sotme. “Rezultati i pjesëmarrjes në kuptim të numrit total të votuesve që kanë marrë pjesë, KQZ nuk mund ta japë sot. Rezultati zyrtar i pjesëmarrjes në votim është ai që del pasi dalin rezultatet. Në këtë 20 vjet raportimi mbi pjesëmarrjen është bazuar në sondazhe që bën KQZ, informacione që japin qendrat e votimit në kohë të ndryshme”, tha Celibashi. Megjithatë, Celibashi pranoi se jo të gjithë qendrat e votimit e kanë bërë detyrën sa i përket dhënies së informacioneve për numrin e pjesëmarrësve. “Shifra që ju lexoni, është shifra që tregon pjesëmarrjen në këto zgjedhje, bazuar në një metodologji që është aplikuar në disa dhjetëra zgjedhje në Shqipëri. Rezultati në mënyrë zyrtare vjen pasi dorëzohen materialet zgjedhore”, tha Celibashi. Kryekomisioneri shtetëror tha se ka filluar numërimi i votave në Pustec, ndërkohë që shtoi se është në përfundim dorëzimi i materialeve zgjedhore në vendet e numërimit të votave. Procesi i transportimit të bazës materiale zgjedhore nuk ka pasur probleme, sipas Celibashit. Sa i përket procesit të numërimit, Celibashi tha se ai nuk ka asnjë arsye përse të ndërpritet. “Padiskutim që do të vazhdojmë procesin e numërimit dhe nuk ka asnjë arsye që ky proces të ndërpritet, pasi janë të gjitha masat që ta ushtrojnë detyrën e tyre dhe nuk kanë asnjë lloj pengese. Vetëm nëse do të ketë pengesa të llojit subjektive subjektiv”./TVKLAN ______________________________________________________________________________ 🕒 22:12 Pusteci: Bashkia e parë që nisi procesin e numërimit Pusteci është bashkia e parë ku ka nisur procesi i numërimit të fletëve të votimit. Në këtë bashki të Qarkut të Korçës janë 7 qendra votimi për t’u numëruar. Pusteci ka gjithsej në listë 4366 zgjedhës. Ndërkohë në zonat e tjera të vendit nuk ka nisur ende procesi i numërimit të votave. Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se në votime kanë marrë pjesë në rang vendi 48.59% e zgjedhësve. Pritet që procesi i numërimit të nisë së shpejti edhe në qarqet e tjera të vendit. Deri tani nuk raportohet për incidente gjatë transportimit të kutive të votimit në qendrat e numërimit./tvklan.al/ ______________________________________________________________________________ 🕒 22:00 Vijojnë dërgimet e kutive të votimit në KZAZ, radhë të gjata në dorëzimin e kutive Teksa komisionerët kanë nisur me numërimin në Pustec të Korçës, në rrethe të ndryshme të Shqipërisë vijon trasportimi i kutive të votimit në qendrat e numërimit. Në Sarandë, Kukës, Kavajë, Shijak dhe Shkodër komisionerët ndodhen në radhë për dorëzimin e kutive të votimit. Ndërkohë, kujtojmë se në zgjedhjet e 25 prillit votuan 48.59 për qind e votuesve, teksa ende nuk janë grumbulluar të gjitha të dhënat nga qendrat e votimeve./TCH ______________________________________________________________________________ 🕒 21:56 Veliaj: Të gjitha sondazhet nxjerrin PS-në parti fituese Kryebashkiaku i Tiranës, i cili vjen nga radhët e Partisë Socialiste të Shqipërisë Erion Veliaj ka shprehur besimin për fitoren e kësaj partie në zgjedhjet e sotme parlamentare, duke thënë se sondazhet e shfaqin e atë si parti e parë deri në 72 mandate. Ai në një konferencë për media ka thënë se tashmë ka nisur procesi i numërimit të votave dhe ka kërkuar nga të gjithë të presin të qetë përfundimin e procesit të numërimit të votave. “Ka qenë një ditë e bukur dhe mezi pres që ta çojmë deri në fund. Lajmi i parë i mirë që morët se të gjitha sondazhet, na kanë nxjerr fitues…Lajmi i dytë më i mirë është që projeksionet tona në Tiranë janë më shumë se 72 mandate… Por si projeksionet e exit-polleve, do të duhet pritur me shumë durim procesin e numërimit”, tha Veliaj. Ndryshe, sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, për të zgjedhur 140 deputetët e ri të Kuvendit, ku sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kanë votuar 45.48 për qind nga 3.588.869 qytetarë shqiptarë me të drejtën e votës, ndërsa 107 mijë e 24 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në garën zgjedhore janë 1841 kandidatë për deputetë, teksa 732 kandidate ndër to janë femra ose 39.76 %. KQZ ka njoftuar se 5199 Qendrat e Votimit monitorohen me kamera, gjë që është një garanci e shtuar në parandalimin e pa ligjshmërive, si fotografimi i votës, votimi familjar, votimi më shumë se një herë etj. Në fletën e votimit janë regjistruar 12 parti politike si dhe në disa qarqe ka kandidatë të pavarur. Në këto zgjedhje qytetarët kanë mundur të votojnë si për partinë politike, ashtu edhe për kandidatët e partive. KQZ ka bërë të ditur se brenda 48 orëve do të kemi rezultatin e fituesve të këtyre zgjedhjeve për subjektet politike dhe koalicionet./KP ______________________________________________________________________________ 🕒 21:17 Shqipëri: Kutitë dhe fletëvotimet nisen drejt qendrave të numërimit Kutitë me fletët e votimit kanë nisur të dërgohen drejt qendrave përkatëse të numërimit. Sipas kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numërimi i votave pritet të mbyllet brenda 48 orëve. Deri më tani, nuk raportohen probleme në dorëzimin e materialeve zgjedhore./TCH ______________________________________________________________________________ 🕒 21:16 Basha: E kam thënë në fillim të fushatës e them edhe tani, Shqipëria fiton Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se vullneti i qytetarëve të Shqipërisë është në kutitë e votimit të procesit zgjedhor që është zhvilluar, këtë të diel. “Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin.Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, për aleancën për ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit”. “Unë kamë besim të plotë se numëruesit dhe komisionerët do ta përmbyllin këtë proces me përgjegjësi dhe durim që iu takon sipas ligjit”. “Siç e kam thënë edhe në fillim të fushatës e them edhe tani në fund të këtij procesi, Shqipëria fiton”, ka thënë Basha në një konferencë për media para selisë së partisë, njofton Klan Kosova. ______________________________________________________________________________ 🕒 21:01 Gjatë mbylljes së procesit të votimit në Fushë-Arrëz, plagoset me thikë punonjësi i policisë Një punonjës policie mbeti i plagosur në Fushë Arrëz mbëmjen e kësaj të diele në një qendër votimi, gjatë kohës që po mbyllej procesi i votimit. Burime zyrtare të policisë thonë se polici u plagos nga një 32-vjeçar, për shkaqe ende të paqarta. Efektivi i plagosur është nisur drejt spitalit, ndërsa autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shpallur në kërkim nga policia. “Më datë 25.04.2021, rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet preres (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës. Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë dhe po punohet për kapjen e tij. Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë , po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, tha policia e Shkodrës në një njoftim për media./tvklan.al/ ______________________________________________________________________________ 🕒 20:47 Selmanaj: Pjesëmarrja e Kurtit në votime në Shqipëri e pakuptimtë dhe me pasoja Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në votime në zgjedhjet parlamentarë në Shqipëri. Selamanaj pjesëmarrjen e Kurtit e ka quajtur të pakuptimtë dhe me pasoja gjeopolitike e gjeostrategjike, njofton Klan Kosova “Pjesëmarrja në votime e kryeministrit të Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë, e pakuptimt, e papranueshme dhe me pasoja gjeopolitike dhe gjeostrategjike për shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook. ______________________________________________________________________________ 🕒 20:47 Kryemadhi: LSI fiton 28-30 mandate, opozita e bashkuar merr 85-90 mandate Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar disa minuta pas përfundimit të procesit të votimit se projeksionet e selisë së saj tregojnë për një fitore të opozitës. Ajo u shpreh se sipas projeksioneve të LSI-së, partia e saj do të ketë 28-30 mandate, ndërkohë që në total opozita e bashkuar shkon nga 85 deri në 90 mandate gjithsej. “Tashmë që të gjitha qendrat e votimit po mbyllen përfundimisht, ka pasur një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, mbi 1,7 milionë votues. Ajo që dua të theksoj është që asnjë ndjenjë euforie nuk duhet t’i kapi të gjithë. Komisionerët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të opozitës, po kështu të gjitha strukturat të bëjnë gati numëruesit, në mënyrë të tillë që procesi të shkojë deri në fund”. “Nuk duhet të lëshojmë asnjë milimetër, por përkundrazi ta çojmë procesin deri në fund, sepse çdo moment, çdo sekondë, është ajo që e çon Shqipërinë drejt Evropës. Numrat që janë tregojnë për një fitore të jashtëzakonshme të opozitës. Sot të paktën në projeksionet e LSI-së, opozita e bashkuar ka nga 85-90 mandate, ku forcë e parë dhe e padiskutueshme është Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim them që ka nga 28-30 mandate në kutitë e votimit, në të cilat shqiptarët kanë votuar sot”, tha Kryemadhi./tvklan.al/ ______________________________________________________________________________ 🕒 20:44 Ambasadorja e SHBA-së: Duhet të sigurohet integriteti i zgjedhjeve pas përfundimit të procesit të votimit Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka thënë se autoritet zgjedhore dhe ligjzbatuese kanë detyrën që të të sigurojnë integritetin e zgjedhjeve që janë mbajtur këtë të diel. “Votuesit në Shqipëri morën pjesë në numër të lartë për të shprehur vullnetin e tyre. Autoritetet zgjedhore dhe ligjzbatuese kanë detyrën të sigurojnë integritetin e zgjedhjeve”. “Kandidatët dhe udhëheqësit gjithashtu, kanë detyrën e tyre të mos supozojnë rezultatet, por të pranojnë vullnetin e votuesve kur të mbarojë numërimi”, ka shkruar Kim në Twitter. ____________________________________________________________________________ 🕒 20:34 Rama: Nga ky proces zgjedhor e fituar do të dalë Shqipëria Kandidati për kryeministër nga Partia Socialiste, Edi Rama, ka thënë se nga procesi i votimit që është zhvilluar, këtë të diel, e fituar do të dalë e gjithë Shqipëria. “Nesër dielli lind përsëri, Shqipëria do të buzëqesh. Ne nuk duam vetëm rezultatin dhe konfirmimin si forcë qeverisëse përsëri, duam që siç ishte kjo ditë kaq e bukur, kaq e qetë, kaq qytetare falë mirësjelljes demokratike të të gjithëve duhet të jetë edhe vazhdimi i këtij procesi. Nga ky proces do të dalë e fituar Shqipëria dhe jo vetëm partia që do të vazhdojë të qeverisë vendin, ka thënë Rama Rama në një konferencë për media ka deklaruar se votat pas përfundimit të procesit të votimit çdo votë duhet të numërohet në formë të drejtë dhe me përgjegjësi, njofton Klan Kosova. “Populli ka folur. Tani duhet të dëgjojmë popullin dhe detyra jonë, detyra e çdo numëruesi, e çdo vëzhguesi në çdo qendër numërimi është që me përgjegjësinë më të lartë qytetare dhe ligjore të kontribuojnë për të numëruar në mënyrë korrekte votat që janë në kuti. Hamendjet, sondazhet, exit pollet, pavarësisht faktit që ne na japin forcë qeverisëse përsëri i përkasin thjesht dhe vetëm parashikimeve para ndeshjes. Tani është rezultati i të gjitha kutive të votimit që është rezultati i ndeshjes. Ju lutem shumë të gjithëve, përqendrohuni në detyrën tuaj”, ka thënë Rama. ______________________________________________________________________________ 🕒 20:23 Boiken Abazi: E vërteta nuk është nëpër “exit-poll” por brenda kutive të votimit Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, i cili garoi si kandidat i pavarur në zgjedhjet atje, ka reaguar pas mbylljes se vendvotimeve dhe rezultateve të “exit-poll” të cilat PS-në e qesin të parën, PD-në të dytën dhe LSI të tretën. Abazi thotë se integriteti i këtyre zgjedhjeve varet nga garantimi i votës së qytetarëve të cilët i kanë mbështetur kandidatët e pavarur. “Vëzhguesit tanë janë pranë të gjitha tavolinave në çdo qendër numërimi dhe nuk do lejojmë tjetërsim, manipulim apo vjedhje. E vërteta nuk është nëpër “exit-poll” por brenda kutive të votimit, dhe e vërteta do na çojë përpara”, ka shkruar Abazi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton KlanKosova.tv ______________________________________________________________________________ 🕒 20:23 Meta pas mbylljes së vendvotimeve: Shqipëria ka fituar, askush nuk guxon ta cenojë procesin elektoral Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se të gjithë qytetarët duhet të relaksohen pas procesit të votimit atje, pasi që sipas tij tani e gjithë përgjegjësia është e komisionerëve dhe e numëruesve. Tutje, Meta thotë se askush nuk duhet të guxojë të cenojë procesin elektoral dhe se asnjë votë nuk mund të tjetërsohet, transmeton KlanKosova.tv. Pas sondazheve të dhëna për rezultatin e zgjedhjeve atje, Meta ka thënë se të tilla sondazhe kanë vetëm prapavija partiake dhe sipas tij qytetarët atje do të argëtohen me to në fund të procesit. “Qetësi dhe paqe tani për të gjithë ju! Shqipëria ka Fituar dhe shumë shpejt do çelim negociatat për anëtarësim”, ka shkruar Meta në llogarinë e tij në Facebook. ______________________________________________________________________________ 🕒 19:40 Celibashi (KQZ): Brenda 48 orëve do ta dimë fituesin e zgjedhjeve në Shqipëri Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, ka thënë se askush nuk e di deri tani se kush i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, pas përfundimit të votimit, këtë të diel. Ai në një konferencë për media ka thënë se brenda 48 orëve do të dihet kush është fituesi i këtyre zgjedhjeve. “Askush nuk e di kush i ka fituar zgjedhjet, çdo deklarim i bërë pa nisur procesi nuk do t’i shërbente qetësisë së nevojshme. Shpresoj që gjithë lidershipi politik të ketë koshiencën për të kuptuar se duhet krijuar kushti i punës që ky proces të përfundojë brenda 48 orëve dhe më pas të vijojmë me kandidatët”. “Gjithë procesi do të jetë i vëzhguar, monitoruar. Dhe të gjithë regjistrimet do t’ju jepen subjekteve pasi të dalë rezultati. Duhet pak durim! Brenda 48 orëve do ta dimë fituesin”, ka thënë Celibashi. ______________________________________________________________________________ 🕒 19:10 Kryetari i KQZ-së: Zgjedhjet në Shqipëri u karakterizuan nga qetësia dhe siguria Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se procesi i votimit është mbyllur ligjërisht, duke përjashtuar disa raste ku në disa qendra të votimit të pranishëm janë edhe disa qytetarë. Ai në një konferencë për media ka deklaruar se i kanë pasë disa probleme në identifikimin elektronik në kuadër të pilot-projektit që është zhvilluar në kryeqytet. “Të paktën nga informacionet e KQZ-së, ky proces u karakterizua nga qetësia dhe siguria. Nuk mund të shpëtonim nga disa episode dhe pretendime që palët i sjellin të aplifikuara. Por në përgjithësi ishte një proces votimi në përputhje me parashikimet e kodit. Ka qenë tension i madh në lidhje me ecurinë”. “Identifikimi elektronik ishte procesi i vështirë, u realizuar në një kohë të shkurtër. Disa konkluzione mund t’i themi. Janë më pak se 200 QV në të cilat nuk është përdorur pajisja e ID, në disa nuk janë paraqitur operatorët dhe në disa të tjera për shkak të problematikave. Në vlerësimin tim ky proces konsiderohet procesi i plotë. Tani që procesi ka përfunduar shoh të nevojshme të sjell në vëmendje që komisionerët të përmbyllin edhe këtë fazë. Shpresoj që edhe këtë fazë dhe moment angazhimi ta qasim në përputhje me parashikimet e kodit. Me rëndësi që procesi të përcillet me qetësi”, ka thënë Celibashi. ______________________________________________________________________________ 🕒 19:04 Mbyllet procesi i votimit në Shqipëri Në Shqipëri është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare. Të drejtë vote kanë pasë 3 milionë e 588 mijë e 869 persona, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor deri në orën 18:00 kanë votuar 45.49% e qytetarëve. Për 140 vende në Parlamentin shqiptar garuan 1841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur, ku prej tyre 39.76% ose 732 janë kandidate femra. Qendra më e madhe e votimit në Tiranë në Gjimnazin “Andon Zako Çajupi” është mbyllur brenda orarit të duhur. Të gjithë komisionerët e kësaj qendre kanë dalë nga aty, për pak pritet që policia të futet brenda dhe të marrë të gjitha kutitë e fletëvotimit që do të dërgohen diku tjetër për numërim. Komisioni Qendror Zgjedhor në Shqipëri ka thënë se gjatë tërë ditës nuk është se janë raportuar probleme të mëdha, për pos disa incidenteve të vogla dhe problemeve teknike. Në Tiranë vetëm në një qendër të votimit për pak orë është ndërprerë puna, pasi dy komisionerë të saj janë përleshur me njëri-tjetrin. Në tërë vendin ishin 5,199 vendvotime, vetëm në 142 prej tyre në Qarkun e Tiranës nuk kanë mundur të bëjnë verifikimin e personave në mënyrë elektronike, pasi pajisjet për këtë gjë nuk kanë punuar. Vetëm në kryeqytet ishte në funskion pilot-projekti për të votuar me në formë elektronike. _______________________________________________________________________________ 🕒 18:23 Meta: Marrëdhëniet me SHBA-në mbeten gjithmonë të shkëlqyera Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, teksa u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në votime, ka komentuar dhe situatën e fundit të marrëdhënieve të tij me ambasadoren amerikane, Yuri Kim. “Marrëdhënia me ambasadoren ka qenë gjithmonë e shkëlqyer”, është shprehur Presidenti Meta në një prononcim për media nga Fieri, raporton TopChannel. Presidenti thotë se primare është mbarëvajtja e procesit të zgjedhjeve pasi është vendimtar për hapjen e negociatave me BE-në. “Marrëdhënia me ambasadoren ka qenë gjithmonë e shkëlqyer, e shkëlqyer. Primare është mbarëvajtja e këtij procesi, pasi është vendimtar për hapjen e negociatave me BE-në. Marrëdhëniet e mia me SHBA-të do të mbeten të shkëlqyera. Zgjedhjet janë të mrekullueshme, kudo janë të mrekullueshme, në Shijak të mrekullueshme, kudo është fantastike”, është shprehur Presidenti Meta. _______________________________________________________________________________ 🕒 16:40 Vazhdon procesi i votimit në Elbasan, qytetarët duan punësim (VIDEO) Anembanë Shqipërisë është duke vazhduar procesi i votimit në zgjedhjet e përgjithshme. Në Elbasan gjithçka është duke shkuar në rregull deri më tani. Votuesit po hedhin votën e tyre, ndërkaq për qeverisjen e re kanë kërkesa të ndryshme. “Procesi po shkon në qetësi, më mirë nuk bëhet”, shprehet një zonjë për Klan Kosova. “Presim më të mirën, punësim për të rinjtë, qetësinë dhe rendin…”, shton ajo. Edhe një qytetar ka thënë se procesi zgjedhor nga ajo që ka parë por vijon siç është më së miri. __________________________________________________________________________________________________________________________ 🕒 16:26 Zgjedhjet në Shqipëri, deri tani pjesëmarrja e votuesve ka arritur në 38.25 për qind Pas 8 orëve të hapjes së procesit të votimit, 38. 25% është pjesëmarrja e votuesve në Shqipëri. Në qarkun e Lezhës pjesëmarrja është 36.86 përqind . Shihet një pjesëmarrje më e lartë se në vitin 2017. Procesi ka vijuar i qetë si në bashki ashtu dhe në njësitë administrative. Problem ka pasur vetëm disa herë me identifikuesin biometrik e cila ka sjellë vonesa në procesin e votimit ne disa qendra votimi. Ndërsa KZAZ 61, bashkia Roskovec pjesëmarrja është 32 % Kzaz 60, bashkia Patos 28 %, Kzaz 62, bashkia Mallakastër 31%. Ndërsa në Memaliaj 22%, Dropull 9.2%, Përmeti 24,6%, Këlcyra 11,5% dhe Libohovë 25%. Në total për qarkun Gjirokastër pjesëmarrja deri tani është në 20,4%. Në KZAZ 89, Delvinë pjesëmarrja është 21%. Në Tepelenë pjesëmarrja është 25,8%. Deri në orën 12.45 kanë votuar 4671 persona në KZAZ 90 në Sarandë, nga 47000 banorë që janë në lista. Në KZAZ Nr.91, në Bashkinë e Finiqit kanë votuar pak më shumë se 2500 votues nga 31000 banorë që janë të regjistruar në listat e votimit, pra 7% kanë votuar. Në qendrën e votimit nr. 4681 në Ksamil pjesëmarrja ka arritur rreth 15%. Deri tani ne KZAZ 61, bashkia Roskovec është votuar deri në masën 14%, ne KZAZ 62, bashkia Mallakastër 18% dhe ne KZAZ 60, bashkia Patos 15 %. Në të 4 KZAZ të Delvinës 89,të Sarandës 90,të Finiqit 91 dhe të Konispolit 92, procesi vazhdon normalisht, ku pjesëmarrja është 3-4%. Në KZAZ nr. 55 në qytetin e Lushnjes kanë votuar 13.607 votues nga 45076 totali edhe pjesëmarrja është 30%./TCH __________________________________________________________________________________________________________________________ 🕒 16:16 Kim dhe Soreca thirrje shqiptarëve: Shkoni të votoni, politikanët të presin me durim rezultatin Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve në Shqipëri që të shkojnë të votojnë në këto orë që kanë mbetur. “Ka ardhur koha që të presin rezultatin dhe gjykimin e popullit”, tha ambasadorja amerikane. Ndërsa Soreca shtoi se udhëheqësit e partive duhet të tregojnë durim derisa të dalin rezultatet. “Ka qenë kënaqësi që kemi shkuar në vende të ndryshme të Shqipërisë bashkë me Kim. Më pëlqen kur bisedoj me qytetarët e Shqipërisë të rinj e të moshuar në këtë ditë të shënuar për Shqipërinë. Komentet kanë qenë të qarta, që shqiptarët po shprehin vullnetin e tyre. Në fakt votimi ka ecur mirë pa probleme pavarësisht gjërave të ndryshme incidentet që do të hetohen e procedohen. Ka ende 3 orë kohë thirrja jonë është për qytetarët shqiptarë që nuk kanë ardhur ende, por duhet të vini të votoni. Dhe pas votimit ju lutem prisni me durim se cili do të jetë rezultati dhe për udhëheqësit politikë ta respektojnë këtë rezultat. Edhe tash që flasim përpara jush kemi ekipet tona, ne po i ndjekim gjërat nga afër dhe është shumë e rëndësishme që t’i ndjekim nga afër”, tha Soreca./TCH __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ 🕒 14:57 Zgjedhjet në Shqipëri, deri tani pjesëmarrja e votuesve në rang vendi 35.72 për qind Pas 8 orëve të hapjes së procesit të votimit, 35.72 për qind është pjesëmarrja në rang vendi. Në qarkun e Lezhës pjesëmarrja është 26 për qind. Shihet një pjesëmarrje më e lartë se në vitin 2017. Procesi ka vijuar i qetë si në bashki ashtu dhe në njësitë administrative, raporton Top Channel, transmeton Klan Kosova. Problem ka pasur vetëm disa herë me identifikuesin biometrik e cila ka sjellë vonesa në procesin e votimit ne disa qendra votimi. Ndërsa KZAZ 61, bashkia Roskovec pjesëmarrja është 32 për qind Kzaz 60, bashkia Patos 28 për qind, Kzaz 62 për qind, bashkia Mallakastër 31 për qind. Ndërsa në Memaliaj 22 për qind, Dropull 9.2 për qind, Përmeti 24,6 për qind, Këlcyra 11,5 për qind dhe Libohovë 25 për qind. Në total për qarkun Gjirokastër pjesëmarrja deri tani është në 20,4%. Në KZAZ 89, Delvinë pjesëmarrja është 21 për qind. Në Tepelenë pjesëmarrja është 25,8 për qind. Deri në orën 12.45 kanë votuar 4671 persona në KZAZ 90 në Sarandë, nga 47000 banorë që janë në lista. Në KZAZ Nr.91, në Bashkinë e Finiqit kanë votuar pak më shumë se 2500 votues nga 31000 banorë që janë të regjistruar në listat e votimit, pra 7 për qind kanë votuar. Në qendrën e votimit nr. 4681 në Ksamil pjesëmarrja ka arritur rreth 15 për qind. Deri tani ne KZAZ 61, bashkia Roskovec është votuar deri në masën 14 për qind, ne KZAZ 62, bashkia Mallakastër 18 për qind dhe ne KZAZ 60, bashkia Patos 15 për qind. Në të 4 KZAZ të Delvinës 89,të Sarandës 90, të Finiqit 91 dhe të Konispolit 92, procesi vazhdon normalisht, ku pjesëmarrja është 3-4 për qind. Në KZAZ nr. 55 në qytetin e Lushnjes kanë votuar 13.607 votues nga 45076 totali edhe pjesëmarrja është 30 për qind. 🕒 14:40 Qytetarët në Shqipëri mirëpresim përdorimin e sistemit elektronik të votimit Shqipëria është duke votuar këtë të diel në zgjedhjet parlamentare. Disa qytetarë që kanë shkuar për të votuar presin që pas zgjedhjeve të ketë ndryshime. “Presim gjëra të reja, dikush shpreson për ndryshim, dikush për vazhdimësi. Me rëndësi që zgjedhjet të shkojnë qetë. Ka nevojë për shumë gjëra”, shprehet një votues për Klan Kosova. “Ishalla na dëgjojnë të dy krahët. Zhvillimi i vendit patjetër duhet të ndodhë”. Një i moshuar e ka vlerësuar si të domosdoshëm sistemin elektronik të votimit që po përdoret në zgjedhjet e sotme. “Mënyra më e mirë që të mos vidhet vota”. 🕒 14:33 Rama i jep epitetin e heroit djalit që ndërhyri tek incidenti në Skënderbej Një veturë ka hyrë këtë të diel në sheshin kryesor të Tiranës, Skënderbej. Aty kanë reaguar qytetarët për ta ndaluar shoferin i cili drejtonte automjetin në mënyrë të pakontrolluar, në zonë ku ndalohet qarkullimi i veturave. Por njëri prej tyre ka qenë më vendimtar. Ai ka kërcyer me vrap duke futur në veturë dhe duke shmangur rrezikun. Kryeministri Edi Rama ka e publikuar fotografinë e djalit të cilit ia ka dhënë epitetin e heroit. Shumica prej komenteve poshtë fotografisë janë pozitive, madje ka të atilla që bëhet thirrje që për të të ndahet medalje. 🕒 14:05 Kurti kthehet në Kosovë: Votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar sot në zgjedhjet e përgjithshme që janë duke u mbajtur në Shqipëri. Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë, njofton Klan Kosova. “U ktheva në Kosovë, por paradite isha në Shqipëri për të votuar. Demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur, dhe votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë”. 🕒 13:33 Flet 22 vjeçari që e ndaloi veturën në mes të sheshit “Skënderbej”: Mu duk si akt terrorist Sot kur është duke u zhvilluar procesi zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, ka ndodhur një incident i pazakontë në sheshin e Tiranës. Dyshohet se një person ka hyrë me veturë brenda sheshit “Skënderbej” (zonë kjo ku është e ndaluar futja me automjete) dhe ka filluar të bëjë manovra të rrezikshme, njofton Klan Kosova. Një 22-vjeçar ishte në vendin e ngjarjes dhe tregon që e ndaloi shoferin që po i jepte ‘çmendurisht’ makinës në mes të sheshit “Skënderbej”. Ai tregon se ishte një veprim që duhej ta bënte se s’bën , ndërsa thotë se iu duk si një akt terrorist. “Erdhi një makinë e çmendur, mu duke si akt terrorist se kemi dëgjuar që ndodhin nëpër botë, u sul mes njerëzve, kishte shume njerëz. E ktheu makinën, erdhën disa të tjerë po nuk e ndaluan dot. Mu duk e nevojshme të ndërhyja”/TCH 🕒 13:08 Incident me veturë në sheshin e Tiranës Sot kur është duke u zhvilluar procesi zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, ka ndodhur një incident i pazakontë në sheshin e Tiranës. Dyshohet se një person ka hyrë me veturë brenda sheshit “Skënderbej” (zonë kjo ku është e ndaluar futja me automjete) dhe ka filluar të bëjë manovra të rrezikshme, njofton Klan Kosova. Duke parë rastin, një qytetar i është futur në makinë të dyshuarit dhe e ka detyruar atë ta ndalojë veturën. I dyshuari është arrestuar dhe tashmë ndodhet në stacion policor në Tiranë. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar nga ky rast. 🕒 12:50 Voton ish-kryeministri Fatos Nano: Erdha të nxis pjesëmarrjen në votime Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano,dhe bashkëshortja e tij Xhoana Nano kanë votuar mesditen e sotme në zonën e Mulletit në kryeqytet. “Unë besoj se sot mund të jetë një ditë si gjithë të tjerat dhe të mos jetë aq e gjatë periudha kur duhet të presim. Më në fund një pjesë do gëzohen, një pjesë do mërziten. Jam i sigurt që ata që do gëzohen do gëzohen për të gjithë, ata që do mërziten të mërziten vetëm për vete dhe të mos i mbajë shumë”. I pyetur nga gazetarët si e komenton pjesëmarrjen në votime, Fatos Nano tha se është e ulët dhe pikërisht për këtë arsye shkoi të votonte që të nxisë qytetarët. “Ishte pak e ulët prandaj erdha që ta nxis”/TV Klan. 🕒 12:14 Nusja në Kavajë shkon për të votuar para dasmës Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një nuse në Kavajë të Shqipërisë ka shkuar në qendrën e votimit përpara dasmës. E veshur si nuse, vajza e re ka hedhur votën në kutinë e votimit dhe nuk ka nguruar të bëjë disa foto si kujtim në këtë ditë të shënuar jo vetëm për të, por për të gjithë shqiptarët, raporton Top Channel, transmeton Klan Kosova. Kujtojmë që procesi i votimit në Shqipëri ka tashmë katër orë e gjysmë që ka filluar dhe deri tani janë paraqitur vetëm problematika të vogla. 🕒 11:35 Voton edhe Behgjet Pacolli Të drejtën për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri e ka shfrytëzuar edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Pacolli bëri thirrje për të votuar në këto zgjedhje. “Votoni edhe ju!Sot pata nderin të votoj me familjen time, më shpresë që vota ime të kontribuojë për një të ardhme më të mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë!”. 🕒 11:24 Valdete Daka ka pasaportë të Shqipërisë por nuk do të votojë Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në krye me kryetaren, Valdete Daka, po i vëzhgon nga afër procesin zgjedhor në Shqipëri. Ata kanë qëndruar nga afër në Qendrën e Votimit “Qemal Stafa”, në Tiranë ku po implementohet projekti i “Identifikimit Biometrik”. Daka tha se implementimi i një projektit të tillë në Kosovë kërkon ndryshime ligjore. “Kërkon ndryshimet e nevojshme ligjore. Nuk e besoj që ky projekt do të mund të zbatohet në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Do të shqyrtohet si projekt për zgjedhjet e ardhme parlamentare që do të mbahen në Kosovë”. Ajo shtoi se ka pasaportë shqiptare, megjithatë nuk do të votojë. “E gjithë familja ime ka pasaportë shqiptare. Jo, për shkak të afërsisë me ndonjë politikan por se nëna ime është nga Shqipëria. Ka pasur nënshtetësi shqiptare. Unë nuk do të votojë në këto zgjedhje, sepse konsideroj që duhet të votojnë ata që japin kontribut në shtet. Unë jetoj dhe punoj në Kosovë. Konsideroj që vota ime duhet të hidhet në Kosovë”. 🕒 10:54 Kryetari i KQZ-së në Shqipëri: Udhëheqësit politikë të jenë të matur në deklaratat e tyre Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se situata e votimit është e qetë dhe ka disa probleme teknike për shkak të mënyrës së re të votimit. Celibashi ftoi kandidatët për deputet dhe udhëheqësit politik të matur në deklaratat e tyre. “Situata e votimit është e qetë dhe me shumë pak problematikë teknike. Ftoj kandidatët për deputet, e në veçanti udhëheqësve politik dhe drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit të demostrojnë qetësi, durim dhe maturi në komunikimet publike dhe kështu t’i adresohen mbështetësve “. 🕒 10:30 Voton Edi Rama: Sot mos të ushqejmë ndjenjë negative ndaj askujt Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka votuar në Qendrën e Votimit në shkollën “Ymer Lala” në Surrel. Kreu i Partisë Socialiste e ka shfrytëzuar të drejtën e tij në këtë fshat në qarkun e Tiranës, njofton Klan Kosova. Pas votimit, ai ka thënë se sot është një ditë e bukur për të mos ushqyer ndjenjë negative ndaj askujt. “Sot është një ditë shumë e bukur, një diell fantastik. Sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën e vet shprehin një opinion tjetër”. “Mos të harrojmë asnjëherë se jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe”. “Askush mos të harrojë se demokracia është një sport ku secili duhet të zbresë vet në fushë. Kështu që gjuani vet penalltinë tuaj dhe në fund të fitojë më i miri”. 🕒 10:26 Ambasada britanike në Tiranë: Votoni Ambasada britanike në Tiranë i ka bërë thirrje qytetarëve në Shqipëri që të dalin në votime. “Zgjedhjet po ndodhin tani.Nëse je një votues në #Shqipëri, atëherë sot ke mundësinë të vendosësh se kush do të qeverisë vendin dhe të ardhmen tënde. Sigurohu që ti, miqtë dhe familja jote ta bëni zërin tuaj të dëgjohet!#TakePart #Votoni”, thuhet në një postim të kësaj ambasade në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Klan Kosova. Qytetarët shqiptarë i janë drejtuar kutive të votimit që nga ora 07:00 e mëngjesit në zgjedhjet parlamentare atje. 🕒 10:19 Voton edhe Sali Berisha: Qeveria aktuale shpiku karantinën që emigrantët të mos votojnë Votën e tij në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri e ka hedhur edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha. Berisha pas votimin në prononcimin e tij parave mediave tha se fitorja e ka fytyrën e bukur të kësaj dite të bekuar. “Fitorja ka fytyrën dhe bukurinë e kësaj ditë të bekuar. Ftoj me këtë rast çdo qytetarë të firmos ditën e sotme një fitore madhështore për Shqipërinë dhe shqiptarët”. Ai theksoi se qeveria aktuale shpiku karantinën për t’i bllokuar emigrantët për të mos i lënë që të votojnë. “Të votojnë për sakrificën e tyre, të familjes, fëmijëve, nipave dhe mbesa. Të votojë për emigrantët shqiptarë që një regjim në ikje, i bllokojë, i shpiku karantinën si një mjet politik për të moslejuar votimin e tyre. Të votojë për të gjithë ata që i thonë lirisë-liri dhe Shqipërisë-Shqipëri. Rroftë fitorja”. 🕒 10:00 KQZ në Shqipëri: Në 230 Qendra Votimi problematika me aparaturat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri njoftoi se deri tani procesi i votimit po vijon normalisht. Zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxha tha se nuk ka pasur asnjë problem për shpërndarjen e bazës materiale, teksa në 230 qendra votimi ka pasur problematika me aparaturat. “Nuk kemi pasuar një problem, as për bazën materiale. Qendrat e Votimit kanë qenë të pajisura me bazën materiale. Lidhur me numrin e operatorëve që do të përdorin pajisjen e identifikimit elektorin, ka pasur disa QV që nuk kanë qenë të pajisura me operatorë, në zona të thella, ku infrastruktura ka qenë e vështirë. Në këto QV nuk ka ndonjë problematikë sa i përket procesit të votimit. Pasi procesi i votimit në këto raste vijon sipas procedurave manuale. Procesi është në dinamikë. Ka pasur disa problematika në disa QV, nga 5199, 230 QV që ka pasur problematika ndoshta dhe për shkak të presionit, ndoshta dhe për shkak të mosardhjes në trajnime të komisionerëve për përdorimin e aparaturave’, tha ajo, raporton Tch, transmeton Klan Kosova. 🕒 09:58 Ambasadorja amerikane Yuri Kim ndjek votimin në Shkodër Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ndoqi nga afër procesin zgjedhor në një qendër votimi në Shkodër këtë të diel. Gjatë një komunikimi të shkurtër me gazetarët, Kim tha se pa nga afër edhe një rast të bllokimit të punës në procesin e identifikimit biometrik dhe u shpreh e lumtur që problemi u zgjidh menjëherë përmes një plani rezervë, raporton TvKlan, transmeton Klan Kosova. 🕒 09:33 Voton Erion Veliaj: Vota është më e fortë sesa plumbat dhe dhuna Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka votuar në zgjedhjet e përgjithshme që janë duke u mbajtur sot në Shqipëri. Pas votimit, ai ka thënë se vota e qytetarit është me e fortë se plumbat dhe dhuna, njofton Klan Kosova. “Sot kemi një mundësi që ta përfundojmë mirë të gjithë historinë e zgjedhjeve. Vota është më e fortë se plumbat dhe se dhuna”. 🕒 09:15 Basha: Sot është dita e Shqipërisë Në Shqipëri po mbahen zgjedhjet e parlamentare. Të drejtën e votës e ka shfrytëzuar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Lulzim Basha. Basha pas votimit në një prononcim për media tha se sot çdo shqiptar e ka fuqinë në dorën e tij. “Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë. Është një ditë historike. Është një ditë kur të gjithë ne kemi fuqinë në dorën tonë. Të gjithë shqiptarët kanë fuqinë në dorën e tyre. Të gjithë ju keni në duar fuqinë tuaj, për fëmijet tuaj, për familjen tuaj, për vendin dhe për kombin”. Ai bëri thirrje që qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje. “Sot është dita kur ju me votën tuaj, do të bëni të ardhmen tuaj. Sot është dita e Shqipërisë dhe e demokracisë”. 🕒 09:12 Ruçi: Sot do fitojë qytetaria shqiptare Sot kur qytetarët po votojnë për një qeveri të re, të drejtën e tij kushtetuese për të votuar e ka shfrytëzuar edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i cili pas votimit tha se nga nesër do ketë një fitues që duhet të di ta administrojë fitoren dhe një humbës që duhet të di ta administrojë humbjen pa panik. Ruçi po ashtu tha se dita e sotme është dita kur do fitojë qytetaria e qytetarëve shqiptarë, derisa politikanët duhet të ndjekin procesin dhe t’i nënshtrohen verdiktit që jep sovrani, raporton KP, transmeton Klan Kosova. 🕒 09:00 Albin Kurti voton në Shqipëri: Dita është e bukur me diell Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ka pasaportën shqiptare, ka votuar në zgjedhjet e përgjithshme që janë duke u zhvilluar në Shqipëri. Pas votimit, ai ka bërë një prononcim të shkurtër para gazetarëve, ku i ka ftuar të gjithë qytetarët e Shqipërisë që të dalin dhe të votojnë, njofton Klan Kosova. “Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili i ka”. “Dita është e bukur me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje”. “Uroj mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njëri që sikur unë e ka pasaportën e Shqipërisë”. 🕒 o8:38 Liburn Aliu voton në Shqipëri Një numër i qytetarëve dhe politikanëve nga Kosova e gëzojnë edhe nënshtetësinë e Shqipërisë. E me këtë rast ata kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet për Kuvendin e ri atje. Këtë të drejtë e shfrytëzoi edhe ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. Aliu pas votimit tha se shpreson që çdo gjë të shkojë mirë. “Uroj që të jetë çdo gjë e rregullt edhe në procesin e votimit dhe numërim”. Ai u shpreh optimist edhe për suksesin e tre kandidatëve nga radha e Lëvizjes Vetëvendosje që po kandidojnë për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri. “Sigurisht që po”. 🕒 o8:29 Voton Monika Kryemadhi: Ditë të kollajshme dhe mbarësi Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka votuar mëngjesin e sotëm në Kopshtin 31 në Bllok. “Ditë të kollajshme dhe mbarësi. Bëj thirrje për votime të qeta. Iu uroj suksese shumë kandidatëve, e bindur se fitorja do të jetë e patjetërsueshme”, ka thënë Kryemadhi. Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje. 🕒 o8:24 Probleme në qendrat e votimit në Elbasan, Vlorë, Shijak dhe Devoll Ka nisur procesi i votimit në 12 qarqet e caktuara të Shqipërisë. Por ende pa nisur votimi në disa qendra ka pasur probleme. Burime për Ora News, bëjnë me dije se në Elbasan ka vonesa në njësitë administrative. Ende nuk janë gati. Ndërkohë në Devoll ka disa komisionerë që nuk janë paraqitur në sekondën e fundit dhe po zëvendësohen. Mësohet se komisonerët që janë larguar janë nga të tre partitë. Po ashtu vonesa ka pasur edhe tek qendrat e votimit tek universiteti i Vlorës për shkak të punonjësit me COVID-19. Gjithashtu ka pasur vonesa edhe në Shijak për fillimin e procesit të votimit. Mësohet se ndërruar 3 komisionere të Partisë Socialiste. Po ashtu ka probleme edhe me verifikimin biometrik, ku priten edhe udhëzime nga KQZ. 🕒 o7:45 Rama: Të tregojmë se përtej partive për ne është Shqipëria Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se së bashku duhet të tregojnë se përtej dasive dhe partive politike për ata është Shqipëria. Rama me anë të një shkrimi në Facebook në ditën e zgjedhjeve, tha se qytetarët duhet të shprehin bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit. Shkrimi i plotë: “Le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë”. 🕒 07:20 Voton presidenti i Shqipërisë Ilir Meta: Vota nuk është vetëm obligim ligjor por edhe akt patriotik Është hapur zyrtarisht procesi i votimit për Zgjedhjet Parlamentare 2021 në Shqipëri. Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka votuar në Qendrën e Votimit në Kopshtin numër.31, Rruga “Pjetër Bogdani” në Tiranë. Meta që votoi me bashkëshorten e tij, kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, janë bërë votuesit e parë që kanë hedhur votën e tyre për zgjedhjet e 25 prillit. Meta bëri thirrje që të gjithë qytetarët të dalin ta shprehin vullnetin e tyre, ta votojnë subjektin dhe kandidatin që dëshirojnë. Sipas tij, votimi këtë herë nuk është vetëm obligim ligjor por edhe akt patriotik. Kreu i shtetit shqiptar bëri thirrje që gjithë procesi të zhvillohet i qetë pa tensione. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Mbi 121 mijë fletëvotime numërohen në tërë Shqipërinë Komisioni i Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-të) në të gjithë Shqipërinë deri tani ka numëruar më shumë se 121,000 fletëvotimi. Mësohet se deri më tani janë numëruar 121,348 fletëvotimi të vlefshme, nga të cilat 58,372 janë për Partinë Socialiste, 43,952 janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 71696 vota janë për LSI-në. Ndërkohë, 2, 224 vota ka marrë PSD e Tom Doshit. Votat e tjera që mbeten ndahen mes partive të tjera të vogla. /abcnews.al.
Zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxha tha se nuk ka pasur asnjë problem për shpërndarjen e bazës materiale, teksa në 230 qendra votimi ka pasur problematika me aparaturat. “Nuk kemi pasuar një problem, as për bazën materiale. Qendrat e Votimit kanë qenë të pajisura me bazën materiale. Lidhur me numrin e operatorëve që do të përdorin pajisjen e identifikimit elektorin, ka pasur disa QV që nuk kanë qenë të pajisura me operatorë, në zona të thella, ku infrastruktura ka qenë e vështirë. Në këto QV nuk ka ndonjë problematikë sa i përket procesit të votimit. Pasi procesi i votimit në këto raste vijon sipas procedurave manuale. Procesi është në dinamikë. Ka pasur disa problematika në disa QV, nga 5199, 230 QV që ka pasur problematika ndoshta dhe për shkak të presionit, ndoshta dhe për shkak të mosardhjes në trajnime të komisionerëve për përdorimin e aparaturave’, tha ajo, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 1 minutë më parë
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 6 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 8 orë më parë