LIVE| RUBIKON: Kryeziu: Marrëveshja e BE-së, më e keqja që na është ofruar (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE| RUBIKON: Kryeziu: Marrëveshja e BE-së, më e keqja që na është ofruar (VIDEO)

NULL NULL
09.03.2023 21:41
rubikon me adriatik kelmendin

21:59 Mustafa për planin evropian: Kosova po krijon entitet, autonomi brenda territorit

Hulumtuesi dhe ligjëruesi i fushës së politikës sociale, Artan Mustafa, po vlerëson se marrëveshja e cila pritet të firmoset më 18 mars, ka të mirat e saj, megjithatë e pranon se është njëra ndër ujditë më të këqija për Kosovën prej vitit 1999.

”Është interesant që pasi marrëveshja është ngjarja më e rëndësishme pas pavarësisë, nuk po shohim takim me sekretarin e shtetit ose presidentin amerikan etj. Mirëpo prapë se prapë është ‘critical juncture’, (kryqëzim kritik), është momenti më i rëndësishëm prej shpalljes së pavarësisë”.

”Është marrëveshje që duhet ta kalojë Kosova. Kjo marrëveshje, i ka disa anë të mira. Një ndër elementet; mua më pëlqen strategjia që është aplikuar, që me u marrë me asociacionin në kuadër të kësaj marrëveshjes së përgjithshme. Gjithashtu konfirmohet hapja e rrugës për në BE dhe NATO. Është kjo pakoja financiare, dhe më pëlqejnë shenjat e një sjelljeje më konstruktive, sepse është obligim i qeverive dhe liderëve me punu për paqe – mirëpo marrëveshja, është marrëveshja më e keqe për Kosovën prej ’99-ës”.

Siç tha ai në Rubikon, kjo meqë me këtë marrëveshje, Kosova, është duke krijuar autonomi, transmeton klankosova.tv.

”Është prit kushdo, që të ishte. Do të vinte momenti që Kosova duhet me dhanë tash diçka”.

”Pavarësisht si do t’i vendoset emri, Kosova, është duke kriju një entitet. Do të thotë i cili është autonomi, në terminologji shkencore”.

Rubikon me Adriatik Kelmendi: A është nivel i tretë i pushtetit?

”Kosova mbetet shtet unitar, mirëpo me një autonomi asimetrike brenda. Në një pjesë të territorit, por ndoshta në këtë rast përfshihen edhe komunat tjera, sepse në marrëveshjen e 2013-ës, ka njëfar aludimi që asociacioni përfshin vetëm këto katër komuna në veri. Në dy vende përmenden katër komuna në veri në marrëveshjen e 2013-ës. Brenda marrëveshjes thuhet ai komiteti menaxhues do përbëhet prej katër komuanve në very. Edhe komandanti policor rajonal do të jetë për këto katër komuna të veriut”.

”Pasi thuhet se juristi Mark Weller, është i përfshirë në dialogun aktual, ka një libër të edituar bashkë me Katherine Nobbs, që është botuar prej Pensilvania University Press në 2010 dhe ai e definon autonominë asimetrike në këtë formë ‘transferim i pushtetit, një minoritet e ka njëfar baze të kolektivit të pushtetit’ ”.


21:50 – Raci: Nga propozimi evropian Kosova ka disa të arritura kryesore  (VIDEO)

Analisti Gazmir Raci në “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova ka folur në lidhje me propozimin evropian, duke thënë se nga ai, Kosova ka disa të arritura kryesore.

Ai tha se sovraniteti, integriteti, pasaportat, simbolet kombëtare, BE-ja, organizatat ndërkombëtare, sipas tij, janë të arritura kryesore të kësaj marrëveshje, përcjell Klankosova.tv.

“Kosova e ka pranuar planin franko-gjerman dhe se nga ai plan Kosova ka disa të arritura kryesore që për mendimin tim për herë të parë në një dokument të tillë janë të shkruara e zeza mbi të bardhën, sovraniteti, integriteti, pasaportat, simbolet kombëtare, BE-ja, organizatat ndërkombëtare, janë të arritura kryesore të kësaj marrëveshje.

“Nëse përfundimisht del ajo për çka disa burime të Bashkimit Evropian e thanë që marrëveshja ka idenë që të shkruhet në prezencën e shefave të shteteve të Bashkimit Evropian  dhe më pastaj ajo marrëveshje do të marr edhe një miratim nga gjithë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, kjo është garancia që unë besoj edhe kryeministri Kurti edhe Kosova ka insistuar që duhet të kemi një garanci të fortë”, u shpreh Raci.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

21:46 – Sejdiu: Jam i bindur se Kurti e ka thembrën e Akilit në ”Zajednicë” (VIDEO)

Analisti Dardan Sejdoi ka thënë se një prej temave që Shtetet e Bashkuara po insistojnë, është që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të jetë pika e parë e trajtuar, nëse ka marrëveshje dhe nënshkrim.

Sejdiu tha se mu në këtë pikë, Kurti e ka “thembrën e Akilit”.

“Unë jam i bindur se zoti Kurti e ka thembrën e Akilit në ‘Zajednicë’, dhe jam i bindur që rëzonon mjaftueshëm mirë, politikisht, që të kuptojë se në momentin që bie në kurthin e ‘Zajednicës’, shpëtim politik për të, mund të ketë, në periudhë afatshkurtër dhe jo në mënyrë që të argumentoj apo arsyetoj rrugën përpara politike, sepse kjo nuk është marrëveshje finale, është marrëveshje e ndërmjetme, gjitha marrëveshjet për të cilat jemi angazhuar me vite, po i pranon, çfarëdo kozmetike që po i bën, nuk mund të kalojë si koncept”, tha Sejdiu në Rubikon të Klan Kosova.

Megjithatë, Sejdiu tha se Kurti nuk do ta pranojë krijimin e asociacionit.

“Besoj se zoti Kurti, një aneks të marrëveshjes e cila garanton një vetëqeverisje të gjerë, e që tash i kanë lënë emra të ndryshëm, por që në fakt është ‘Zajednicë’, nuk do ta lejojë ose nuk do ta pranojë, dhe e dyta, besoj se zoti Kurti e ka të qartë që gjendja permanente e dialogut na pret, pas këtij aneksi. Pra, jemi duke folur për një marrëveshje të ndërmjetme, e cila në kohë nuk na tregon asnjë gjë, përveç se do të vazhdojmë me negociu e dialogu”, u shpreh Sejdiu.

21:37 – Kryeziu: Kjo është marrëveshja më e keqe që na është ofruar (VIDEO)

Opinionistja Laura Kryeziu, në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, ka folur në lidhje me marrëveshjen me Serbinë.

Ajo është shprehur se kjo është marrëveshja më e dëmshme dhe sipas saj edhe më e keqe që është ofruar, përcjell Klankosova.tv.

“Po pajtohemi të gjithë që është marrëveshja më e dëmshme dhe më e keqe që është ofruar në kohën kur komiteti ndërkombëtar është shumë më i interesuar që të krijojë një afërsi me Serbinë në këtë rast që e cila përmbush direkt objektivën e tyre parandalimin e eskalimit të krizave në Evropë”.

“Do të thotë Serbia konsiderohet si problematikja, konsiderohet si pala e cila duhet të akomodohet dhe Kosova në rrugëtimin e saj, duke pasur parasysh që e kemi një klasë politike e cila ka ardhur pikërisht me nacionalizëm dhe pikërisht me kundërshtimin e marrëveshjeve të kaluara, ose marrëveshjen e 2013-tës, është ajo që do ta nënshkruaj. Kjo ka pasoja politike së paku për ne, për moralin politik të këtij vendi dhe se si garojnë partitë politike”, është shprehur Kryeziu.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS