Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE| “Rri kështu qysh je zemra e mamit”, mesazhi i fuqishëm i nënës së Edona James (VIDEO)

NULL NULL
23.10.2023 10:13

01:23 – “Pica Night” për banorët e Big Brother Vip Kosova 2 nga Delivery Pizza (VIDEO)

Pas natës Prime të sotme banorët kanë ngrënë darkë të mirë.

Ata sonte pas Prime-it kanë pasur “Pica Night”, shkruan Klankosova.tv.

“Pica Night” për banorët e Big Brother Vip Kosova 2 kanë qenë nga Delivery Pizza.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


01:18 – “Vëllai i Madh” tregon vlerën e çmimit të madh (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Kosova kanë pasur një sfidë gjatë këtyre ditëve.

“Vëllai i Madh”, u ka treguar banorëve se sa është vlera e çmimit të madh, shkruan Klankosova.tv.

Për të kuptuar vlerën e çmimit shikojeni videon e mëposhtme.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


01:09 – A dështoi Shqipja në misionin që e ngarkoi Vëllai i Madh? (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Shqipja, ka pasur një mision të fshehtë nga “Vëllai i Madh”.

Por, duket se këtë mision ajo nuk e ka përfunduar me sukses, përcjell Klankosova.tv.

“Vëllai i Madh”, për mos përmbushjen e misionit, e ka ndëshkuar Shqipen, duke e dërguar automatikisht në nominim.

E me një gjë të tillë nuk është pajtuar Blero, duke protestuar kështu kundër këtij vendimi.

“Pse Shqipja bash këtë mision dhe kjo të ndëshkohet me nominim”, është shprehur Blero.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


01:03 – Misioni i fshehtë nga “Vëllai i Madh”, Gani Gërmia e zbulon banorin që ka pasur për detyrë t’i vendos në konfikt banorët (VIDEO)

Shqipja ka qenë banorja që ka pasur një mision të fshehtë nga “Vëllai i Madh”.

Banorët nuk kanë qenë në dijeni të këtij misioni, shkruan Klankosova.tv.

E derisa u është treguar se dikush ka pasur mision të tillë, Gani Gërmia e ka zbuluar se ajo ishte Shqipja.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


00:56 – “Unë me ta e kom kry”, Edona James vazhdon përplasjen me Metin (VIDEO)

Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Edona me Metin kanë vazhduar debatin mes tyre.

Meti i tha Edonës se ajo duhet t’i kërkoj atij falje, ndërsa ajo nuk pranoi ta bënte një gjë të tillë, përcjell Klankosova.tv.

“Unë me ta e kom kry”, është shprehur Edona.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:

00:53 – “Ky Big Brother nuk do të harrohet kurrë”, Gani Gërmia çohet në këmbë e vazhdon fjalimin (VIDEO)

Gani Gërmia ka pasur momente të ndryshme sonte në natën Prime.

Ai në një moment është zgjuar në këmbë dhe është shprehur se ky Big Brother do të jetë i paharrueshëm, përcjell Klankosova.tv.

“Ky Big Brother nuk do të harrohet kurrë”, është shprehur ai.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


00:47 – “Po merr pak turr në fillim, ma vonë i kallxoi…” – Çka po e paralajmëron Blero, Gani Gërminë? (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Blero ka bërë disa komente rreth lojës së Ganisë.

Ai tha se Gania po i bënë të gjithë të qeshin, por më së shumti vetën, shkruan Klankosova.tv.

Po ashtu Blero tha se Gania po “merr pak turrë me fillim”.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


00:43 – “Meti ka ardh për mevlud”, Gani Gërmia “nxehet” keq (VIDEO)

Gani Gërmia ka vazhduar edhe në një pjesë të natës Prime me humorin e tij.

Por, në një moment ai është përplasur me Metin, i cili e ka ndërprerë teksa fliste, përcjell Klankosova.tv.

“Meti ka ardh për mevlud”, është shprehur në një moment Gania.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


00:08 – “Burri i tezës me ka rrahur keq”, Edona ndan momente të dhimbshme (VIDEO)

Edona ka vazhduar të tregoj historinë e saj aspak të lehtë.

Ajo ndër të tjera ka treguar se burri i tezës së saj e ka rrahu, shkruan Klankosova.tv.

“Burri i tezës sime më ka rrahur shumë keq, kur më ka parë pas gjashtë ose shtatë viteve, ka thënë se kam hy në gjynah me ty”, është shprehur ajo.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


00:06 – “Rri kështu qysh je zemra e mamit”, mesazhi i fuqishëm i nënës së Edona James (VIDEO)

Pas rrëfimit emocionues, Edona James ka marrë një mesazh shumë të mirë.

Ajo ka marrë një mesazh të fuqishëm nga nëna e saj, përcjell Klankosova.tv.

“Rri kështu qysh je zemra e mamit”, ka qenë një pjesë e mesazhit të nënës së Edonës.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


00:00 – “Prej moshës 12-vjeçare fillova të marrë hormone”, Edona James tregon procedurat si e ndërroi gjininë (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Edona James ka ndarë disa momente emocionuese me banorët dhe me publikun, duke zbuluar më shumë nga privatësia e saj.

Edona ka treguar procedurat se si e ndërroi gjininë, shkruan Klankosova.tv.

Ajo është shprehur se që nga mosha 12 vjeçare ka filluar të marrë hormone.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


23:57 – “O çifti shumë ishit kanë ‘fake’ ju”, Lumbardhi thumbon Adrin dhe Ilirjanen (VIDEO)

Pas debateve që çifti Ardi dhe Ilirjana patën me banorët e tjerë dhe videove që u shfaqën për ta, Lumbardhi i thumboi ata.

Ai iu tha se ata të dy nuk ishin real, shkruan Klankosova.tv.

“O çifti shumë ishit kanë fake ju”, u shpreh Lumbardhi.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


23:52 – Rrëfimi për vështirësitë që ia solli jeta, Edona zbulon më shumë nga privatësia e saj (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Edona James ka ndarë disa momente emocionuese me banorët dhe me publikun.

Ajo  ka zbuluar më shumë nga privatësia e saj, përcjell Klankosova.tv.

Edona ka treguar për vështirësitë që ia solli asaj jeta.

Në videon e mëposhtme mund ta dëgjoni rrëfimin e Edonës.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


23:39 – Blerando flet për eksperiencën në shtrat me Edonën: Jorganin e kemi hequr krejt (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Blerando, ka folur gjatë natës së sotme ‘Prime’ në lidhje me eksperiencën e fjetjes me Edonën.

Blerando ka thënë se ka qenë goxha nxehtë, aq fortë, sa dyshja e kanë hequr edhe jorganin.

E për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


23:39 – “Jam person i komplikuar”, Edona James tregon qysh i kaloi tri ditë në shtëpi me banorët (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Edona James ka treguar pak për personalitetin e saj.

Edona James është shprehur se është një person i komplikuar, përcjell Klankosova.tv.

“Unë jam person shumë i komplikuar”, është shprehur ajo.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


23:35 – Përfundon përplasja e Ganisë me Linden, ashtu siç nuk e ka pritur askush (VIDEO)

Gani Gërmia dhe Linda Halimi kanë pasur sonte një përplasje.

Por, përplasja mes tyre nuk ka zgjatur shumë, përcjell Klankosova.tv.

Kjo situatë ka përfunduar më së miri, duke u përqafuar.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


23:29 – Bledi e pyet Edonën se “me cilin djalë në shtëpi do flinte sonte?” – ajo zbulon emrin (VIDEO)

Opinionisti Bledi Mane, i ka bërë një pyetje goxha interesante Edonës, gjatë natës së sotme ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova.

“Me cilin nga djemtë e shtëpisë do flejë sonte në shtrat? Me dëshirë, jo me detyrim”.

Pas pak çastesh, Edona ka dhënë një përgjigje – e atë mund ta mësoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


23:07 – “Kësulkuqe”, përplasen Gania dhe Linda (VIDEO)

Gani Gërmia dhe Linda Halimi gjatë gjithë javës kanë kaluar momente gazmore së bashku.

Por, sonte në Prime ata kanë pasur një përplasje, përcjell Klankosova.tv.

“Kësulkuqe”, i është drejtuar Gania, Lindës, gjë e cila kësaj të fundit nuk i ka pëlqyer.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


22:59 – Eksperienca në shtrat me Edonën, Blerando “e ka pas shumë nxehtë… ” (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Kosova gjatë këtyre ditëve kanë pasur sfidë që të ndajnë shtratin nga dy persona.

Por, gjatë këtyre ditëve duket se  disa kanë pasur edhe siklete, përcjell Klankosova.tv.

Blerando është shprehur se ka pasur të nxehtë gjatë natës.

“Kësulkuqe”, përplasen Gania dhe Linda (VIDEO)


22:46 – Pse e përmendi Anita sonte në ‘Prime’, Ramush Haradinajn? (VIDEO)

Toni i lartë i zërit të Shqipes gjatë natës së sonte ‘Prime’, duket t’i ketë penguar fort opinionistes Anita Haradinaj.

Kjo e fundit e ka kritikuar Shqipen, duke i thënë që ta qetësojë veten dhe e ka këshilluar të ketë kontroll gjatë debateve me Azemin.

Kjo pasi që Anita ka zbuluar me krenari se jeton me një komandant lufte, duke iu referuar burrit të saj, Ramush Haradinaj, i njohur për kontributin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Për më shumë detaje, ndiqeni komentin në fjalë në videon e mëposhtme.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


22:39 – “Nivel i dy fëmijëve të vegjël”, Mane komenton përplasjen e Shqipes me Azemin (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane debatin mes Shqipes dhe Azemit e ka quajtur të pa vlerë.

Ai është shprehur se ky debat ka qenë nivel i fëmijëve, përcjell Klankosova.tv.

“Nivel i dy fëmijëve të vegjël”, është shprehur Bledi Mane.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


22:31 – Del në pah strategjia e Shqipes dhe Adrit, dëshiruan t’i nxjerrin keq banorët e tjerë (VIDEO)

Sonte në natën ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material që ka paraqitur një plan të dy prej konkurrentëve.

Bëhet fjalë për Shqipen dhe Adrin.

Dyshja kanë bërë plane strategjike për t’i nxjerrë banorët e tjerë keq. Por, që ta mësoni planin në fjalë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


22:31 – “Çka po bërtet se nuk tutna ty”, nxehet debati mes Azemit dhe Shqipes në Prime (VIDEO)

Azemi dhe Shqipja kanë debatuar me njëri-tjetrin sonte në Prime.

Në një moment Azemi i ka thënë Shqipës që të mos flas me zë të lartë, përcjell Klankosova.tv.

“Çka po bërtet se nuk tutna ty”, është shprehur ai.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


22:26 – Santiana kapet keq me Adrin (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Santiana ka debatuar me Adrin, duke i thënë që të mos flasë për kontrollën e saj.

Madje në diskutim e sipër ajo i ka thënë atij që të mos flas, kur flet ajo, përcjell Klankosova.tv.

“Jam tu fol, mos fol përmbi mua, kurrë më, të lutem”, është shprehur Santiana.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


22:13 – Çifit të heshtur ‘iu vjen goja’ Adri sqaron gjithë situatën kur flisnin keq për banorët (VIDEO)

Çifi i shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova janë parë teksa kanë folur për banorët e tjerë.

Mirëpo, Adri ka sqaruar në Prime situatën se si ka ndodhur, shkruan Klankosova.tv.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


22:02 – “Të jemi sa më pak homofobë, ka meshkuj që i duan meshkujt, e femra që i duan femrat”, thotë Bledi Mane (VIDEO)

Gjatë natës së sotme ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Monika ka pranuar disa këshilla nga opinionisti Bledi Mane mbi paragjykimet, që njihen si pjesë e mentalitetit shqiptar.

Ai i ka propozuar asaj dhe banorëve të tjerë, që të jenë sa më pak paragjykues, sa më pak homofob dhe në vend të kësaj, të dhurojnë sa më shumë dashuri.

“Monika është e rritur goxha në moshë dhe ajo e di se ne shqiptarët kemi qenë kudo të paragjykuar. Ne duhet të jemi më pak racistë, më pak homofob, sepse ndaj nesh janë të drejtuara shigjeta me helm të paragjykimeve”

“Ky planet është i bukur sepse ka katër stinë, ka meshkuj që duan meshkujt, femra që do femrën, dhe meshkujt që duan femrën e anasjelltas”, ka shtuar Mane.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


21:56 – Mane me mesazh inkurajues për Edonën, krijon emocion mes banorëve fillojnë të duartrokasin të gjithë (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane ka dhënë një mesazh inkurajues për Edona James.

Ai i ka thënë Edonës se ajo nuk duhet të qajë dhe nuk duhet të tregohet e dobët, përcjell Klankosova.tv.

Mane me këtë mesazh i ka emocionuar të gjithë dhe është duartrokitur nga të gjithë.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


21:49 – Monika me ankesa, thotë se po ka “dhimbje koke, trupi e lukthi” (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Monika ka folur mbi eksperiencën e saj të izolimit brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Ajo ka shprehur disa ankesa shëndetësore, derisa ka theksuar se po ankon nga dhimbjet e kokës, e pjesëve të tjera trupore – njëkohësisht, ajo i ka komplimentuar banorët për atmosferën që po mbretëron në shtëpi.

“Kam pasur momente të sikletshme, po më dhemb koka, trupi e lukthi. Përndryshe, fantastike është atmosfera për fillim”, ka shtuar ajo.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


21:47 – Meti përplaset ashpër me Shqipen edhe në Prime, ndërhyn Edona për t’i qetësuar gjakërat (VIDEO)

Meti është përplasur me Shqipen edhe sonte në Prime.

Ai është shprehur se Shqipja është bërë asistentja e tij, përcjell Klankosova.tv.

“Shqipja është bërë asistenja ime, me këdo që unë bisedoj kjo ndërhynë”, tha ai.

Ndërkaq, Shqipja i ka thënë atij që ta mësojë se çka është asistentja.

Ndërkaq, Edona James ka ndërhyrë për t’i qetësuar ata të dy.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


 21:39 – “Se kam pritur të jenë kaq fantastik, po e hap veten me disa prej tyre”, thotë Alby (VIDEO)

Gjatë natës së sotme ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Alby ka folur rreth eksperiencës së saj brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Ajo ka thënë se aktualisht, ka banorë që në një mënyrë, ose tjetrën, i kanë ofruar asaj komfort zonën për tu hapur rreth vetes së saj.

“Këto tre ditë kanë qenë momente të bukura, se kam pritur të jenë kaq fantastik, secili më i mirë se tjetri. Është akoma pak herët mirëpo janë disa persona që i dua”, ka thënë ajo pos tjerash.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


21:38 – Meti dhe Gani Gërmia përplasen për Albën (VIDEO)

Meti dhe Gani Gërmia kanë pasur një përplasje pak para nisjes së natës Prime.

Meti është shprehur se ishte një keqkuptim, shkruan Klankosova.tv.

“E patëm një keqkuptim, për shkak se unë me Albën prej ditës së parë e kemi një ‘vibe’ të mirë”, u shpreh ai.

Ndërkaq, Alba është përfshirë, duke thënë se ajo ishte “molla e sherrit”.

“Unë isha molla e sherrit”, është shprehur Alba.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


21:30 – Sapo fillon Prime, Blero del me kërkesë të papritur për Produksionin (VIDEO)

Blero në Prime-n e sontëm ka thënë se fillimisht e ka pasur me sikletë se a do të mund të qëndrojë mbyllur.

Por, ai  është shprehur se është ambientuar, madje ka kërkuar që Big Brother të zgjatet deri në 6 muaj, përcjell Klankosova.tv.

“A ka mundësi prej 3 muaj me bë në 6 muaj”, është shprehur ai.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


21:25 – “E kom hap zemrën”, Edonën e kaplojnë emocionet në komunikimin e parë në Prime (VIDEO)

Edona James është emocionuar në komunikimin e parë në Prime-n e sotëm.

Ajo është shprehur se gjatë kësaj jave e ka hapur zemrën, përcjell Klankosova.tv.

“Këto ditë më kanë pëlqyer shumë, ka pasur edhe diskutime, e kom hap zemrën”, është shprehur ajo.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


21:18 – Anita-Jonidës: Jam këtu për t’i gjykuar banorët, jo për t’i pëlqyer (VIDEO)

Mbrëmja e sotme ‘Prime’ e Big Brother VIP Kosova, ka filluar me një koment pikant të opinionistes Anita Haradinaj.

Kjo pasi që, Haradinaj, e pyetur nga prezantuesja e këtij spektakli Jonida Vokshi se “cili është konkurrenti i saj i preferuar aktual?” – ka rezultuar me një përgjigje të prerë.

“S’jemi këtu për t’i pëlqyer, por për t’i gjykuar”, ka thënë ajo pos tjerash.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


21:00 – Nis nata ‘Prime’ e Big Brother VIP Kosova 2

Tashmë ka filluar nata ‘Prime’ e spektaklit më të madh në vend, Big Brother VIP Kosova.

Gjatë kësaj nate pritet të ketë shumë befasi të përgatitura nga “Vëllai i Madh”.

‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova do të transmetohet ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion.

Gjithçka që ka ndodhur që prej nisjes së edicionit të dytë të BBVK-së, pritet të shtjellohet sonte nga drejtuesit e programit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


19:14 – Sonte, një natë e jashtëzakonshme ‘Prime’, “Vëllai i Madh” me plot surpriza

Një ekip i tërë organizativ janë duke kryer parapërgatitjet e fundit për natën e sotme ‘Prime’ të formatit televiziv, Big Brother VIP Kosova.

Kjo natë ‘Prime’ pritet të shfaqë përsëri pranë jush një sërë surprizash të përgatitura me kujdes nga “Vëllai i Madh”, e që do të shpalosën gjatë një show-i maratonik televiziv duke filluar nga ora 21:00 – i njëjti, do të transmetohet ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion.

Gjithçka që ka ndodhur që prej nisjes së edicionit të dytë të BBVK-së, pritet të shtjellohet sonte nga nikoqirët e programit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Derisa, lezet këtij ‘Prime’ me komentet e tyre jo rrallëherë pikante, presin t’i japin të dy opinionistët e këtij edicioni të dytë, Anita Haradinaj dhe Bledi Mane.

Pra, mos harroni – bëhuni gati, sepse me fillim nga ora 21:00 fillon transmetimin nata e sotme ‘Prime’,e që shënon të dytën me radhë që prej nisjes së BBVK-së.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:


Çka ndodhi gjatë këtyre 3 ditëve në BBVK? – Lot dhe emocione në Prime sonte

Sonte me fillim nga ora 21:00 në Klan Kosova, keni mundësi që të ndiqni krejt çka ndodhi brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, për këto tre ditë.

Përplasjet, debatet e forta, lotët e emocionet kanë nisur që tani, edhe pse para nesh janë edhe tre muaj të tërë.

Kush po bën zhurmë në shtëpi, kush po qan, e kush tregoi histori të trishtuara të jetës – të gjitha, por edhe më shumë do t’i kuptoni sonte, të kapura në detaje nga secili banorë.

Qëndroni me Klan Kosova dhe para ekranit për të mos i humbur të gjitha surprizat dhe emocionet që do ndodhin sonte në Prime, të udhëhequr nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:

 

lajme të ngjashme