Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE: Reperi Stresi e fitoi edicionin e parë të Big Brother Vip Kosova (VIDEO)

NULL NULL
17.03.2023 21:07

02:13 – Finalistët e eliminuar tërheqin çeket prej 10 mijë eurosh për secilin prej tyre

Tre ish konkurrentët e eliminuar finalistë, Vedat Bajrami, Juliana Nura, Artan Thaçi dhe Mbresa Hajrullahu kanë tërhequr çeket e tyre me vlere prej 10 mijë eurosh për secilin prej tyre.

Ky ishte çmimi i premtuar, për të cilin në një prej netëve Prime kishte vendosur ish konkurrenti tjetër BBVK-së, Andi Artani.

I gjendur pranë një zgjidhjeje të vështirë, Andi kishte zgjedhur që të gjithë finalistët të shpërblehen me nga 10 mijë euro nga çmimi i madh.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

02:09 – Vedati dhe Stresi shijojnë fikjen e dritave në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Dy konkurrentët finalistë, Vedat Bajrami dhe Stresi janë ftuar nga moderatorët e Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi që të marrin pjesë në fikjen e dritave të shtëpisë më të ndjekur që prej 5 dhjetorit.

Dyshja, janë përshëndetur me hapësirat ku kanë kaluar një kohë bukur të gjatë, një shtëpi e mbushur me kujtime nga më të ndryshmet përgjatë aventurës televizive të ‘nysave’.

Duke shkuar në hapësirat e studios nga ku po mbahet spektakli i natës finale, Vedati dhe Stresi janë pritur nga ekipi teknik i BBVK-së si dhe salla e mbushur me telespektatorë.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

01:52 – Vedat Bajrami, renditet i dyti në finalen e Big Brother Vip Kosova

Vedat Bajrami është zgjedhur i dyti në finalen e Big Brother Vip Kosova.

Derisa i pari sonte u rendit, reperi Stresi, ndërsa e treta Juliana Nura, i katërti Artan Thaqi dhe e pesta u rendit Mbresa Hajrullahu.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

01:47 – STRESI – fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova

Publiku i gjerë i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova ka vendosur që çmimin e madh prej 200 mijë eurosh ta fitojë konkurrenti finalist, Stresi.

Stresi ka arritur t’i mboshtë të katër konkurrentët e tjerë që i kishte në finale, përfshirë Juliana Nurën, Artan Thaçin, Vedat Bajramin si dhe Mbresa Hajrullahun.

Rep artisti i famshëm, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj ishte bërë pjesë e BBVK-së që prej natës hyrëse të pesë dhjetorit të vitit që lamë pas.

Përgjatë kësaj aventure të tij televizive, ai është përballur me një mori situatash interesante, të tensionuara, pikante e emocionuese.

Para pak kohësh, ai po ashtu kishte pranuar super surprizën më sensitive e që ishte video porosia nga ish gruaja e tij, Kejsi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

01:47 – Fjalët e para të Julianës pas daljes nga Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Juliana Nura është e eleminuara e tretë në natën finale të Big Brother Vip Kosova.

Ajo pasi ka dalur nga shtëpia më e madhe në vend i ka falënderuar të gjithë ata që ë kanë mbështetur.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

01:43 – Përfundon gara për Artanin e Mbresën, Olti dhe Anita japin opinionin e tyre (VIDEO)

Opinionistët  e Big Brother Vip Kosova, Anita Haradinaj, dhe Olti Curri, i kanë dhënë mendimet e tyre për lojën e Mbresës dhe Artanit brenda shtëpisë më të madhe në vend.

Ata thanë se Mbresa dhe Artani kanë arritur shumë deri tani, dhe se kjo eksperiencë për dy ish-banorët është shumë e mirë.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

01:36 – Fjalët e para të Artanit dhe Mbresës pas daljes nga Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Mbresa dhe Artani janë dy konkurrentët e parë të pesëshes finaliste që janë eleminuar nga gara në Big Brother Vip Kosova.

Mbresa Hajrullahu është radhitur e pesta, ndëra Artan Thaqi u radhit i katërti.

Pasi shkuan në skenën e natës finales ata thanë se janë falënderues dhe të lumtur që kanë ardhur deri këtu.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

01:32 – Dyshja finale për çmimin e madh të Big Brother VIP Kosova, Stresi dhe Vedati

Stresi dhe Vedati janë konkurrentët e Big Brother Vip Kosova që janë në garë për të marrë çmimin e madh.

Pos tyre në nominim më herët ishin Juliana Nura e cila doli e treta, Artan Thaqi që doli i katërti dhe Mbresa Hajrullahu që doli e pesta.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

01:29 – Juliana Nura – e eliminuara e tretë në natën finale të Big Brother VIP Kosova

Publiku ka vendosur që finalisti i tretë që duhet menjëherë ta ndërpresë garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh është Juliana Nura, e njohur si Xhuli.

Xhuli është finalistja e radhës që përmbyll rrugëtimin brenda eksperiencës së Big Brother VIP Kosova, derisa në luftë për fitoren e këtij edicioni të parë vazhdojnë akoma të jenë dy finalistët e tjerë, Stresi dhe Vedati.

Konkurrentja, Xhuli ishte bërë pjesë e BBVK-së që prej pesë dhjetorit.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

01:18 – Artan Thaçi – i eliminuari i dytë në natën finale të Big Brother VIP Kosova

Finalisti i Big Brother VIP Kosova, Artan Thaçi është ë i eliminuari i dytë i mbrëmjes në spektaklin e natës finale të këtij formati televiziv.

Para tij, në bazë të votave të publikut është eliminuar edhe konkurrentja tjetër e BBVK-së, Mbresa Hajrullahu.

Finalja po vazhdon të bëhet akoma më enigmatike dhe më interesante, derisa lufta për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh po vazhdon të zhvillohet në mes të Juliana Nurës, Stresit dhe Vedat Bajramit.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

01:16 – Mbresa e eleminuara e parë në finalen e Big Brother Vip Kosova

Mbresa është e eleminuara e parë e natës finale në Big Brother Vip Kosova.

Ajo ishte pjesë e pesëshes finaliste të shtëpisë më të madhë në vend.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

01:09 – Si finalist, Vedati shpërblehet nga AS Travel me një udhëtim në Dubai (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Vedati si një nga të pesë finalistët e këtij edicioni të parë ka pranuar një surprizë tjetër nga “Vëllai i Madh”.

Ai ka fituar një udhëtim falas në Dubai nga kompania turistike AS Travel, derisa një befasi të tillë e ka mirëpritur Vedati, i cili është shprehur falënderues nga markës në fjalë.

Destinacioni i përzgjedhur ka ngjallur dilema interesante në publik, nisur nga debati i Vedatit me Xhulin, kur këtë të fundit e ka quajtur “Komandante e Dubait”.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

01:04 – Vedati bashkë me vajzat shkojnë në Klan Arena, atje surprizohen nga këngëtari Sinan Vllasaliu (VIDEO)

Finalisti i Big Brother VIP Kosova, Vedati pasi takoi dy vajzat e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, bashkë me to është nisur drejt ambienteve të Klan Arena.

Ata janë futur në veturën luksoze që po i priste pranë ambienteve të Big Brother VIP Kosova, derisa kanë shkuar në Klan Arena, ku edhe po i priste befasia tjetër e që ishte këngëtari, njëherësh miku i mirë i Vedatit, Sinan Vllasaliu.

Sinani ka shprehur mbështetjen e tij për lojën e Vedatit brenda BBVK-së, teksa ka performuar para mijëra telespektatorëve. E për të parë më shumë detaje rreth kësaj befasie, ndiqini videot në linqet e mëposhtme.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

01:02 – Zyrtarisht mbyllet televotimi për të parin e Big Brother Vip Kosova (VIDEO)

Zyrtarisht është mbyllur televotimi për fituesin e Big Brother Vip Kosova.

Për një javë me radhë publiku e ka pasur të hapur këtë televotim për të votuar pesë konkurrentët finalistë, e që janë Vedati, Stresi, Juliana, Mbresa dhe Artani.

Në natën finale sonte për pesë finalistët pati befasi dhe supriza të shumëta.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

00:57 – Vedati emocionohet pafund, takon dy vajzat e tij, Tokën dhe Lunën (VIDEO)

Konkurrenti finalist i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Vedati është surprizuar nga “Vëllai i Madh” me befasinë më të bukur ndonjëherë.

Aktorit i janë sjellë në ambientet e shtëpisë më të ndjekur të momentit, atë të BBVK-së, dy vajzat e saj, Toka dhe Luna.

Vedati është emocionuar pafund nga takimi me të bijat, derisa ka treguar se e ka kërkuar shumë herë një mundësi të tillë.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

00:34 – UNICEF-i dhe Devolli Corporation bashkojnë forcat për fëmijët dhe të rinjtë (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së sonte dhe spektaklit të finales, është zbuluar një bashkëpunim i bukur i bërë para pak ditësh ndërmjet njërit prej mbështetëseve kryesor të spektaklit Big Brother VIP Kosova, UNICEF.

UNICEF-i dhe Devolli Corporation kanë lansuar një partneritet për t’i ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë.

Devolli Corporation me ndihmën e UNICEF-it do të zgjerojë mundësitë për fëmijët e vegjël në komunitetet e margjinalizuara dhe zonat rurale duke mbështetur ngritjen dhe funksionimin e qendrave të zhvillimit të fëmijërisë së hershme.

Bëhet fjalë për 700 të fëmijë, 500 të rinj dhe 400 prindër, derisa marrëveshja është nënshkruar në Magulë të Lipjanit, në mes të arsenalit Shkëlqim Devolli dhe shefes së zyrës së UNICEF-it në Kosovë.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

00:31 – Artmotion plotëson ëndrrën e Stresit, merr përsipër realizimin e një dokumentari për jetën e tij (VIDEO)

Stresi pati një ëndërr të kahmotshme për karrierën e tij.

Ai pati dëshirë që të realizojë një dokumentar për vitet e tij të muzikës si reper.

E për këtë ëndërr të reperit u kujtua platëforma më e madhe televizive në Kosovë, Art Motion, e cila i ka premtuar realizimin e këtij projekti që dikur ishte ëndërr.

Krej këto u bënë në natën fianle të Big Brother Vip Kosova.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

00:15 – Përpos me nënën, Stresi takohet edhe me Flori Mumajesin (VIDEO)

Ashtu siç ju kishim paralajmëruar, artisti i famshëm shqiptar, Flori Mumajesi është shpallur në skenën e Klan Arena për ta surprizuar finalistin e Big Brother VIP Kosova, Stresin.

Flori, i cili në skenë ishte bashkë me rep artistin dhe nënën e tij, zonjën Shpresa Lushaj, ka treguar edhe një herë publikisht mbështetjen e tij mbi lojën e Stresit në BBVK.

E për të parë më shumë detaje rreth kësaj surprize madhështore të bërë nga “Vëllai i Madh”, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

00:11 – Stresi shpërthen në lot, e takon nënën e tij (VIDEO)

Ndonëse u shokua dhe emocionua pa masë nga duartrokitjet dhe atmosfera që i dhanë publiku pasi e performoi për herë të parë këngën e tij më të re, “Kosovë, Shqipëri”, reperi Stresi u befasua edhe nga nëna e tij.

Nëna e reperit u ngjit në skenën e cila u përgatit nga Klan Arena për ndër te natës finale të Big Brother VIP Kosova.

Stresi kur e pa nënën e tij qau dhe e përqafoi atë, në një moment asaj i puthi edhe këmbët.

Ajo i tha se është krenar me të dhe për të ai është fitues i BBVK-ës.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

00:04 – Stresi e këndon për herë të parë në publik këngën e re “Kosovë, Shqipëri” (VIDEO)

Stresi sonte për herë të parë në natën finale të Big Brother Vip Kosova në ambientet e Klan Arenës e ka kënduar këngën më të re “Kosovë, Shqipëri”.

Ai ishte i mahnitur nga pritja që publiku i bëri pas qëndrimit të tij 103 ditor në shtëpinë më të madhe në vend.

Duartrokitjet dhe fishkëllimat nga publiku nuk munguan në performancën e Stresit.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

00:02 – Stresi niset të performoj këngën e tij të re para mijëra shikuesve (VIDEO)

Stresi sonte për herë të parë në natën finale të Big Brother Vip Kosova është nisur për ta performuar këngën e tij më të re “Kosovë, Shqipëri” para publikut.

Ai shkoi me veturën e Auto Sherretit nga BBVK-ja deri në Klan Arena.

Reperi dukej shumë i emocionuar nga befasia që e priste.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

23:58 – Momentet më të mira të Stresit në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Konkurrenti finalist i Big Brother VIP Kosova, Stresi gjatë mbrëmjes së sotme ka pasur rastin ta shikojë një video material të bërë enkas për të.

Në spektaklin e mbrëmjes së sotme finale është transmetuar një video material, i cili ka shfaqur momentet më të mira të Stresit gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Stresi është kapluar nga emocionet, porsa kjo video ka nisur të shfaqet në ekranin e vendosur në sallonin e shtëpisë.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


23:57 – “Për ne je fituese”, emocionohet Juliana, vëllai i saj i dhuron unazë (VIDEO)

Befasitë për finalistët e Big Brother Vip Kosova në natën finale sonte nuk kanë të ndalur.

Juliana Nura mori një dhuratë të çmueshme nga familja e saj, të cilën ia dha vëllau i saj, në ambientet e Klan Arenës.

Vëllau i saj i tha Xhulit se ata si familje atë e konsiderojnë si fituese të BBVK-ës, dhe janë krenare me prezantimin e saj dhe lojën që e ka bërë brenda shtëpisë më të madhe në vend për 103 ditë sa ka qëndruar brenda.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

23:49 – Stresi surprizohet nga Noizy, rep artisti i dëshiron fitoren e edicionit të parë të BBVK-së (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Stresi është surprizuar gjatë natës së sotme finale të këtij formati televiziv.

Atij i është shfaqur një video mesazh nga rep artisti i famshëm, Noizy, teksa ky i fundit ka thënë t’i ketë dhuruar mbështetjen e tij që prej hyrjes së Stresit në BBVK.

Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku i ka uruar Stresit fitoren në këtë edicion të parë të BBVK-së.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

23:48 – Juliana dhe Mbresa marrin super dhurata, Zefi Gold i dhuron atyre dy varëse ari (VIDEO)

Për Julianën dhe Mbresën në natën finale Vëllai i Madh është kujdesur që ato të shkëlqejnë edhe më shumë.

Dy finalistet morën dhuratë nga një zinxhirë të arit nga argjendaria me përvojë 36-vjeçare Zefi Gold.

Xhuli dhe Mbresa u ndanë shumë të kënaqura dhe u lumturuan pa masë.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.7

23:34 – Xhuli shpërblehet me kontratë një vjeçare për të qenë imazh i miellit “Finnesa” (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli gjatë natës së sotme ka pranuar një nga surprizat më të bukura nga “Vëllai i Madh”.

Kësisoj, ajo ka fituar një kontratë një vjeçare me prodhuesin më të madh në rajon dhe furnizuesin kryesor ndërkombëtar të miellit nga gruri me cilësi të lartë.

Xhuli do të jetë për një vit rresht, imazh i miellit “Finnesa”, derisa për këtë surprizë ajo ka thënë “të jetë e lumtur pa fund”.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

22:13 – Momentet më të mira të Xhulit në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së sotme finale të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material i realizuar posaçërisht për Xhulin.

Brenda video materialit janë përmbledhur momentet më të mira nga eksperienca televizive e Xhulit në BBVK, derisa ato ishin marrë që nga pesë dhjetori, kur nisi gjithçka.

Xhuli është emocionuar goxha shumë pasi ka përcjellë këtë video dedikuar enkas asaj.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

23:41 – Juliana niset ta takojë vëllanë e saj, udhëton me një super veturë nga Auto Sherreti (VIDEO)

Auto salloni Sherreti sonte është pjesë e finales së madhe të Big Brother Vip Kosova.

Auto Sherreti është duke u përkujdesur për lëvizjen e banorëve me veturat me komode nga shtëpia për në hapësirat tjera ku kanë befasi të shumëta.

Kësaj radhe pos Artanit, ata u përkujdesën edhe për Xhulin të cilën e dërguan tek Klan Arena për t’u takuar me vëllaun e saj.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

23:12 – Emocionohet Xhuli, befasohet nga familja e saj në Finlandë (VIDEO)

Njëra prej finalisteve të Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura, është suprizuar në finalen e madhe të shtëpisë më të madhe në vend nga familja e saj.

Ajo nga miqtë, shoqëria dhe familja në Finlandë ka marrë një videomesazh, duke i dëshiruar fitore.

Xhuli, mbështetëse në atë video e pati edhe këngëtaren Big Mama, e cila këndoi për banoren.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

22:54 – Emocionohet Mbresa, takohet me familjen e saj (VIDEO)

Konkurrentja finaliste e Big Brother VIP Kosova, Mbresa ka përjetuar një prej surprizave më të bukura në këtë natë të veçantë të finales.

Ajo ka takuar nënën e saj, motrat si dhe nipin e vogël, derisa është emocionuar goxha shumë.

Familjarët e Mbresës janë shprehur krenar për lojën e saj brenda BBVK-së, teksa ia konfirmuan edhe mbështetjen e tyre.

Gjithsesi, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

22:52 – Momentet më të mira të Mbresës në Big Brother! Si e vlerësoni paraqitjen e saj? (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së sotme finale të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material enkas për njërën prej finalistëve, Mbresa Hajrullahu.

Brenda video materialit janë gërshetuar momentet më të mira të Mbresës, përgjatë aventurës së tij televizive në BBVK.

Në videon më poshtë do të shihni Mbresën dhe prezantimin që i ka bërë vetes për sa ditë që ka qëndruar brenda shtëpisë të më madhe.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

22:30 – Fans i flaktë i futbollit, Artmotion i dhuron Artanit biletë për finalen e Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Platëforma televizive më e madhe në vend, Art Motion, sonte erdhi me një ekskluzivitet tjetër në kuadër të Big Brother Vip Kosova.

Art Motion e befasoi me një dhuratë njërin prej pesë finalistëve e që është Artani.

Art Motion ia mundëson Artanit që të përjetojë nga afër emocionet magjike të përballjes të titanëve në finalen e UEFA Champions League në Stamboll të Turqisë.

Artani e ka falënderurar platëformën më të madhe televizive në vend për dhuratën që i ka bërë.

“Faleminderit të gjithëve për këtë gjë, jam tepër i lumtur për këtë dhuratë”, ka thënë Artani.

Gjatë tërë Big Brother Vip Kosova, Art Motion disa herë ka bërë sfida dhe dhurata për banorët e shtëpisë më të madhe në vend.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

22: 24 – Momenti emocionues kur Artani takoi nënën e tij (VIDEO)

Nata e sontme nisi me shumë emocione për Artan Thaqin.

Aktori takoi nënën e tij në një skenë gjigante në ambientet e Klan Kosovës.

Gjatë takimit pas më shumë se 100 ditësh, ai pranoi fjalët më të mira nga nëna e tij e cila i tha se është shumë krenare për të.

Mos e humbisni videon e mëposhtme.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

22:07 – Si finalist, Artani shpërblehet nga AS Travel me një udhëtim në Bodrum (VIDEO)

Finalisti i Big Brother Vip Kosova, Artani Thaqi, në natën finale të kompeticionit më të madh në vend ka marrur një dhuratë nga kompania e fluturimeve AS Travel.

Ai ka befasi një udhëtim në çift për në qytetin e bregdetar të Turqisë, Bodrum.

Kjo gjë e gëzoi pa masë Artanin, i cili e falënderoi përzemërsisht AS Travel për dhuratën.

Maldives, Mauritius, Zanzibar, Safari, Sri Lanka, janë disa nga destinacionet që për herë të parë në tregun kosovar dhe rajon i keni dëgjuar e parë në rrjetet sociale të AS Travel. Agjencioni i cili për herë të parë, këto destinacione i eksploroi dhe i prezantoi para audiencës kosovare, duke mundësuar udhëtime pa viza në vende të ndryshe nga ato standarde. Na lejoni të ju tregojmë botën me AS Travel.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

22:05 – Momentet më të mira të Artanit, përgjatë aventurës së tij televizive në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së sotme finale të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material enkas për konkurrentin finalistin, Artan Thaçin.

Brenda video materialit janë gërshetuar momentet më të mira të Artanit, përgjatë aventurës së tij televizive në BBVK.

Sigurisht, videoja kishte momente të shumta, pasi që Artani ishte bërë pjesë e shtëpisë së “Vëllait të Madh” që prej natës së nisjes së këtij formati televiziv, më pesë dhjetor të vitit të kaluar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

22:01 – 103 ditë në 7 minuta, momentet më të mira të Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Sonte po mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova.

Pesë finalistët, Stresi, Xhuli, Vedati, Artani dhe Mbresa, janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë euro, por bashkë me ta për më shumë se 100 ditë ishin edhe shumë fytyra të njohura publike.

Në videon e mëposhtme mund t’i shihni të gjitha momentet brenda shtëpisë përmes 7 minutave.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

21:54 – Edoni: Populli ynë nuk është gati, nuk do të hyja më si “Victoria Owns”në një spektakël tjetër (VIDEO)

Ish-banori i Big Brothe Vip Kosova, Edon Shileku, ka folur për eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të madhe.

Ai ka thënë se aty ka hyrë edhe për të fituar.

“Unë kam hyrë për të dhënë kauzën time normalisht, por gjithashtu kam hyrë edhe për të fituar edhe nëse e kisha ditë çfarë mendimi ka populli ynë”.

“Saktë që tash e di, kisha mos me qenë ndoshta Viktoria, do të isha ndoshta vetëm si Edoni”, ka thënë Shileku.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

21:52 – Getinjo e quan aventurën e tij në BBVK “eksperiencën më të mirë të jetës” (VIDEO)

Ish konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, rep artisti Getinjo e ka komentuar aventurën e tij televizive brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Getinjo e ka konsideruar BBVK-në, eksperiencën më të mirë të jetës së tij, derisa është shprehur falënderues për lidhjen e tij të krijuar me ish banoren tjetër, Vivien.

“Eksperienca në Big Brother, më e mira e jetës time”, ka thënë pos tjerash Getinjo.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

21:32 – Finalja nis me performancën e hitit “Bigu jemi ne” nga ish konkurrentët e Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Ashtu siç edhe u paralajmërua, nata finale e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova ka nisur me performancën e këngës “Bigu jemi ne”.

Të gjithë ish konkurrentët e Big Brother VIP Kosova që morën pjesë edhe asaj kohe në krijimin e kësaj kënge, e kanë interpretuar atë sonte në skenën e veçantë në Klan Arena.

Ish banorët përfshirë, Getinjon, Vivien, Lugatin, Shotën, Edonin, Gresën e Andin kanë dhuruar një super performancë me këngën e krijuar brenda aventurës së tyre televizive në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

21:07 – Nis spektakli i natës finale të Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Ka filluar mbrëmja finale e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, e cila po transmetohet drejtpërdrejt në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion e po ashtu ‘live’ edhe në platformën YouTube.

Spektakli i sotëm pritet të sjellë shumë show e befasi të përgatitura me kujdes nga “Vëllai i Madh”, derisa do të shpallet edhe konkurrenti fitues i këtij edicioni të parë të BBVK-së.

Lista e finalistëve përfshinë: Artan Thaçi, Juliana Nura, Mbresa Hajrullahu, Stresi dhe Vedat Bajrami, teksa vetëm njëri prej tyre do të fitojë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Pos tjerash, emocionet rriten akoma edhe më shumë pasi që gjatë spektaklit do të zbulohet edhe fituesi fatlum i 200 mijë eurove.

FINALEN E MADHE mund ta ndiqni direkt këtu duke filluar nga ora 21:00.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme