Pesëshja e akuzuar për pengim të drejtësisë deklarohen të pafajshëm në Hagë NULL NULL 27.02.2026 10:50 27.02.2026 10:50 Prokuroria shfaq në ekran bisedat mes Thaçit e Kuçit Në gjyqin e dytë që po mbahet ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve janë shfaqur disa biseda, të cilat sipas Prokurorisë janë zhvilluar gjatë takimeve dhe komunikimeve që ai ka pasur me të bashkëakuzuarit në këtë rast dhe me persona të tjerë. Këto komunikime, sipas Prokurorisë, janë përgjuar, raporton Klankosova.tv. Prokurori Joshua Hafetz ka lexuar disa prej tyre në seancë. “Thjeshtëzoje, thuaji ‘mos e ngatërro, mos e ngatërro o burrë”. “Thuaji ‘në ’94-’98 këta të dy s’i ke parë kurrë. Mbylle”. Kryeprokurorja: Të akuzuarit janë përpjekur të “minojnë” Gjykatën Speciale Kryeprokurorja Kimberly West ka nisur fjalën para Dhomave të Specializuara të Hagës, duke thënë se pesëshja e akuzuar ka tentuar të minojë dhe manipulojë funksionimin e gjykatës. Sipas saj, Hashim Thaçi dhe të bashkëakuzuarit e tjerë kanë ndërhyrë në mënyrë të vazhdueshme në dëshmitë e dëshmitarëve, duke shkelur rregullat që mbrojnë informacionin konfidencial, raporton Klankosova.tv “Paraqitem sot për të folur lidhur me përpjekjet e Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë për të minuar dhe manipuluar kuadrin e kësaj gjykate, dhe atë në mënyrë të drejtëpërdrejtë, duke dhunuar… të cilët kanë pasur si synim që të kenë të mundur që viktimat dhe dëshmitarët të japin dëshminë e tyre pa asnjë frikë dhe influencë, dhe besimin se identiteti i tyre është konfidencial. Thaçi akuzohet se në mënyrë të vazhdueshme ka vazhduar që të ndërhyjë në dëshmitë e dëshmitarëve dhe ka shkelur të gjitha rregullat e gjykatës që kanë pasur të bëjnë me mbrojtjen e informacionit konfidencial. Të bashkëakuzuarit kanë marrë pjesë në këto krime”, tha ajo. /Klankosova.tv Pesëshja e akuzuar për pengim të drejtësisë deklarohen të pafajshëm në Hagë Ka nisur seanca e deklaratave hyrëse në rastin ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët përballen me akuza për pengim të drejtësisë. Të pestë të akuzuarit, teksa u pyetën veç e veç rikonfirmuan para trupit gjykues se kanë kuptuar akuzat dhe se ndihen të pafajshëm për këto vepra, raporton Klankosova.tv. Sipas aktakuzës, Thaçi bashkë me të akuzuarit e tjerë dyshohet se kanë vënë në dispozicion informacione konfidenciale që lidhen me dëshmitarë, si dhe kanë dhënë udhëzime për ndërhyrje në dëshmitë e tyre. Nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë Ka nisur seanca e deklaratave hyrëse në rastin ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët përballen me akuza për pengim të drejtësisë. Seanca ka nisur me 15 minuta vonesë dhe pritet të vazhdojë deri në 16:00, raporton Klankosova.tv. Sipas aktakuzës, Thaçi bashkë me të akuzuarit e tjerë dyshohet se kanë vënë në dispozicion informacione konfidenciale që lidhen me dëshmitarë, si dhe kanë dhënë udhëzime për ndërhyrje në dëshmitë e tyre. Prokuroria pretendon se këto veprime kanë synuar të ndikojnë në rrjedhën e procesit gjyqësor. Të pesë të akuzuarit janë vetëdeklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë./Klankosova.tv