Shqipëria s’arrin ta mposhtë Serbinë, mbyllet baras në “Air Albania” NULL NULL 07.06.2025 20:47 07.06.2025 20:47 Ka përfunduar pa gola ndeshja në mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror. Shqipëria ishte dukshëm kombëtare më e mirë në fushë, duke e dominuar ndeshjen, por ishte e pafat për ta çuar topin në rrjet. Pjesa e parë kishte mundësi që të përfundonte me epërsinë e kuqezinjve, por që në minutën e 45-të, Rey Manaj e humbi penalltinë, njofton Klankosova.tv. Në pjesën e dytë, Shqipëria vazhdoi me krijimin e shanseve, por që fati nuk ishte as në 45 minutat e dyta duke bërë që ndeshja të përfundonte pa gola të shënuara. 90’ Ka përfunduar koha e rregullt në “Air Albania”. Gjyqtari ka dhënë gjashtë minuta shtesë, e që janë gjashtë minuta shpresë për Shqipërinë për të shënuar golin e fitores. 85’ Tifozët, pesë minuta para fundit, janë ata që kanë dhuruar spektakël në shkallët e stadiumit duke e kënduar të gjithë njëzëri këngën “Mora fjalë”. 80’ Kanë mbetur edhe 10 minuta lojë në “Air Albania”, ku Shqipëria po e ka dominimin e ndeshjes, por po vazhdon të mos ketë fat në shënimin e golit. 75’ Po luhet minuta e 75-të në mes Shqipërisë dhe Serbisë. Kombëtarja kuqezi po vazhdon ta ketë dominimin në ndeshje, por po i mungon goli. 70’ Kanë mbetur edhe 20 minuta lojë në “Air Albania”. Shqipëria po vazhdon të jetë në kërkim të golit, ku Bajrami pati rast të mirë pas një pasimi nga Daku, por gjuajtja e tij ishte e dobët. 65’ Gjyqtari i takimit e ka ndalur për disa çaste ndeshjen për shkak të hedhjes së gjësendeve në fushë nga ana e tifozëve. Ai u kërkoi të dy kapitenëve që ta qetësojnë situatën. 60 ‘ Kanë kaluar një orë lojë në mes Shqipërisë dhe Serbisë. Shqipëria po vazhdon ta dominoj ndeshjen, teksa serbët u ankuan për hedhje të gjësendeve në fushë. 55’ Po luhen 55 minuta lojë në “Air Albania”, ku të dyja kombëtaret patën nga një rast të mirë. Shqipëria rrezikoi me Brojën, ndërsa Serbia me Mitroviqin. 50’ Shqipëria e ka nisur mjaft mirë pjesën e dytë, ku Armando Broja depërtoi rrezikshëm në zonën serbe, por askush s’ishte që ta dërgonte topin në rrjetë. 46’ Ka nisur pjesa e dytë në “Air Albania”. Në pjesën e parë, Shqipëria pati shans të artë që të kalonte në epërsi, por Rey Manaj nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë. 45:00 Është mbyllur pjesa e parë në mes Shqipërisë dhe Serbisë. Shqipëria ka humbur penalltinë në minutën e 45-të, ku goditjen e Rey Manajt e priti portieri serb. Pjesa e parë u dominua nga Shqipëria por që rrjetën s’e tundi asnjëherë. 35’ Kanë mbetur edhe 10 minuta lojë në pjesën e parë mes Shqipërisë dhe Serbisë, ku pak minuta më parë, Laçi çoi një goditje në portë, por u prit nga portieri serb. 30’ Gjysmë ore lojë ka kaluar në “Air Albania”, ku rezultati po vazhdon të jetë ende ai i minutës së parë, 0-0. 25’ Kanë kaluar 25 minuta lojë në përballjen ndaj Serbisë. Shqipëria po vazhdon ta testojë Serbinë, duke u munduar që ta ndëshkojë, por që akoma nuk pati ndonjë sukses. 20’ Në “Air Albania” kanë kaluar 20 minuta lojë. Në këto 20 minuta vlen të theksohet goditja e Mitajt në minutën e 10-të, por që u prit nga portieri serb, teksa Gjimshiti është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 19-të. 15’ Pas një çereku orë lojë, Shqipëria po vazhdon të tentojë ta gjejë rrugën e rrjetës, por që deri më tani, serbët po vazhdojnë të mbrohen mirë. 10’ Po luhet minuta e 10-të e këtij ballafaqimi, ku atmosfera në shkallët e stadiumit vazhdon të jetë e jashtëzakonshme. Në minutën e nëntë, ndeshja u ndërpre për pak sekonda, pasi lojtarët serbë u ankuan për tifozët. 5’ Kanë kaluar pesë minuta lojë në takim, ku Shqipëria po e teston Serbinë, por që ndryshim rezultati nuk ka. 1’ Ka nisur gjithçka në “Air Albania”, ku kuqezinjtë janë të parët që luajnë me topin, në kërkim të lavdisë së kombit përballë Serbisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 6 orë më parë