LIVE| "Nominime zinxhir", banorët bëjnë nominimet përballë njëri-tjetrit (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE| “Nominime zinxhir”, banorët bëjnë nominimet përballë njëri-tjetrit (VIDEO)

NULL NULL
30.01.2023 21:01
Prime Big Brother VIP Kosova

00:30 – “Nominime zinxhir”, banorët bëjnë nominimet përballë njëri-tjetrit (VIDEO)

Në shtëpinë e madhe të Big Brother VIP Kosova kësaj radhe nuk kanë ndodhur nominimet në dhomë të rrëfimeve, por janë bërë përmes zinxhirit të shpëtimit.

Kësisoj, nga kjo formë unike dhe e papraktikuar më parë në këtë format televiziv, të nominuar kanë dalë tre banorë, përfshirë: Vedatin, Himenën dhe Artën.

Treshja e nominuar sonte i bashkohet banorëve të dënuar të së premtës, të cilët janë po ashtu të nominuar, përfshirë: Mbresën, Blastën dhe Atdheun.


00:27 – Stresi tha se ish-gruaja e tij po lufton me jetën, reagon Olti (VIDEO)

Stresi sonte është shprehur se ish-gruaja e tij vuan nga dy tumore.

E në lidhje me këtë, një reagim ka pasur edhe nga Olti.

“Ai tha se nuk e di edhe sa kohë do të jetojë dhe kjo më preku”, është shprehur ndër të tjera Olti.


00:17 – ‘Spiderman’ futet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, banorët e kanë të ndalur komunikimin me të (VIDEO)

Ashtu siç u paralajmërua që në nisjen e spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, ‘Spiderman’ tashmë është futur brenda shtëpisë më të ndjekur në vend e më gjerë.

Momentalisht, ai po qëndron i ulur tek pjesa e kuzhinës, ndërsa banorët e kanë të ndaluar ta prekin ose të komunikojnë me të.

Vivien ka supozuar se ky mund të ishte “Getinjo”, por një gjë e tillë mbetet akoma mister për publikun.


00:18 – “Ti më shumë flet me publikun se me banorë”, Vedati përplaset me Stresin (VIDEO)

Pas deklaratës së Stresit se ish-gruaja e tij vuan nga dy tumore, ka pasur një reagim nga Vedati.

Ai i ka thënë se Stresi do të duhej t’i qëndronte pranë asaj, derisa u shpreh se Stresi më shumë flet me publikun se me banorët.

“Ti më shumë flet me publikun se me banorë”, i është drejtuar Vedati, Stresit.


00:03 – Stresi tregon se ish-gruaja e tij po lufton me jetën, Vedati i thotë se duhej të ishte me të e jo në Big Brother (VIDEO)

Stresi gjatë natës së sontme ka thënë se ish-bashkëshortja e tij “vuan nga dy tumore në kokë”.

E pas kësaj deklarate të tij, ka pasur një reagim nga Vedat Bajrami.

Vedati i ka thënë atij se do të duhej të ishte me të e jo në Big Brother.


23:49 – Stresi: Ish-gruaja ime vuan nga dy tumore në kokë, e dinë familja dhe shumë njerëz në Tiranë

Gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, gjatë një debati mes Xhulit dhe Stresit, ky i fundit ka folur edhe një herë tjetër rreth ish partneres së tij, Keisit.

Stresi ka thënë se ish e dashura e tij, Keisi “vuan nga dy tumore në kokë”, ndërkohë që për një informacion kësi lloji, ai është pyetur nga Jonida Vokshi, nëse kishte aprovim për të folur kaq hapur.

Rep artisti nuk ka thënë të ketë marrë një miratim të tillë, vetëm se ka shtuar që për problemet shëndetësore të Keisit janë në dijeni shumë njerëz në Shqipëri.


23:53 – “As 5 centë nuk i vë bast në lidhjen e tyre”, Stresi me dyshime në lidhjen e Atdheut me Xhulin (VIDEO)

Atdheu dhe Xhuli janë afruar shumë me njëri-tjetrin dhe duket se kanë krijuar një raport të mirë.

Por, për këtë lidhje, ka edhe disa dyshime, të tilla që i ka shfaqur edhe Stresi.

“As 5 centë nuk i vë bast në lidhjen e tyre”, është shprehur Stresi.


23:37 – “Po ndihem e shfrytëzuar”, Mbresa thotë se Xhuli dhe Stresi i luajnë disa role (VIDEO)

Sonte ka pasur një dikutime mes Xhulit dhe Stresit, ku e përfshirë ishte edhe Mbresa, pas një “prank-u” me rrobat e dërguara.

E në lidhje me këtë, Mbresa është shprehur se Xhuli dhe Stresi i luajnë disa role.

“Po ndihem e shfrytëzuar”, është shprehur tutje Mbresa.


23:36 – Andi dhe triumfi i tij në lojën më eminente “Monopoly” (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Kosova një video material i është kushtuar lojës më të famshme të momentit “Monopoly”.

Kësisoj, fitues në këtë sfidë rezultoi të jetë Andi, i cili në finale të lojës e ka mundur konkurrenten e tij, Melisën.

Për më shumë detaje dhe për të parë se si ka ecur kjo sfidë e bërë në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:32 – Xhuli “xheloze” në Atdheun (VIDEO)

Atdheu dhe Xhuli vazhdojnë të kalojnë shumë kohë afër njëri-tjetrit.

Pos puthjeve e përqafimeve, mes tyre ka pasur edhe disa përplasje e diskutime.

E në bazë të tyre, duket se Xhuli është paksa xheloze për Atdheun.


23:28 – Xhuli-Himenës: Mos hi në territor timin, Atdheu: Unë nuk jam pronë e askujt (VIDEO)

Kur Xhuli e ka parë Atdheun dhe Himenën të afruar, duket se nuk e ka pritur mirë.

Ajo i ka thënë Himenës që të mos hy në territorin e saj.

E pas kësaj, Atdheu është shprehur se nuk është pronë e askujt.


23:24 – “Puthje, ledhatime e përplasje”, gjithçka çfarë ndodhi mes Atdheut e Xhulit këtë javë (VIDEO)

Që nga hyrja e Atdheut në Big Brother VIP Kosova, ai është afruar me Xhulin.

E duket se ata kanë krijuar tashmë një raport shumë të mirë dhe të afërt.

Gjatë javës mes tyre ka pasur puthje, ledhatime, por edhe përplasje.


 

23:17 – Xhuli: Unë nuk dal prej shtëpisë pa dalë Stresi (VIDEO)

Përplasjet mes Stresit dhe Xhulin kanë vazhduar edhe sonte në Prime.

E gjatë përplasjes sonte, Xhuli ka bërë një deklaratë në lidhje me Stresin.

“Unë nuk dal prej shtëpisë pa dalë Stresi”, u shpreh Xhuli.


23:15 – Olti “shfajëson” Stresin, ai lumturohet pafund, thotë “pasha Zotin unë s’kam faj” (VIDEO)

“Kur të kapin duke vjedhur është mirë t’i dorëzohesh gjërat dhe të thuash ‘më fal’”, është kjo kritika që i ka dhënë opinionisiti i Big Brother VIP Kosova, Mbresës.

“Është hera e dytë që Stresi fajësohet pa pasur faj”, ka vazhduar Curri.

E pas kësaj deklarate të Currit, i lumtur pafund është shfaqur Stresi, i cili nga gëzimi është ngritur në këmbë.

Madje, pos që është ngritur në këmbë, Stresi është shprehur “Pasha këtë Zot, unë nuk kam faj”.

Gjithsesi, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:11 – Stresi: Noizy qo ma shumë rroba, se janë ka mbyten për ty krejt (VIDEO)

Rrobat që i erdhën Stresit u bën temë diskutimi edhe sonte në Prime.

E pas këtyre diskutimeve, Stresi pati një mesazh për personin që i ka dërguar ato rroba.

“Noizy qo ma shumë rroba, se janë ka mbyten për ty krejt”, ka qenë mësazhi i Stresit.


22:59 – Xhuli-Mbresës: “Stresi të qon me pi ujë e të kthen pa pi ujë” (VIDEO)

Xhuli dhe Mbresa kanë pasur një diskutim sonte në Prime të Big Brother VIP Kosova, pjesë e të cilit ishte edhe Stresi.

Xhuli i ka thënë Mbresës se e ka paralajmëruar në lidhje me lojën e Stresit.

“Të kam thënë që ky e bën lojën aq të pistë sa të qon me pi ujë e të kthen pa pi ujë”, u shpreh Xhuli.


22:57 – “Erdhën rrobat nga Noizy” – ‘pranku’ i Mbresës dhe Stresit kundër Xhulit (VIDEO)

Si kurrë më parë, spektakli i sotëm i Big Brother VIP Kosova po karakterizohet me debate të shumta në qendër të së cilave vijon të mbetet – Xhuli.

Kësisoj, gjatë kësaj mbrëmjeje është transmetuar një video klip rreth ‘prankut’ të rrobave nga Noizy, të iniciuar nga Mbresa dhe Stresi me qëllim të provokimit të Xhulit.

Xhuli ka “rënë” në grackën e tyre, duke reaguar dukshëm mbi rrobat e ardhura në shtëpi që kishin ardhur të dizajnuara nga marka e rep artistit, Noizy, çka la të dyshohej për një njohje mes tyre. Po ashtu, këtë mirë se ka pritur as Atdheu.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:40 – “A je gjarpër a s’je?”, Mbresa përplaset me Stresin (VIDEO)

Pavarësisht që në fillim kishin raporte të mira, tani duket se ato nuk ekzistojnë më.

Gjatë javës ka pasur disa përplasje mes dy banorëve, Stresit dhe Mbresës.

Epiteti i “gjarpërit” ka qenë një ndër pjesët të cilën ata dy e diskutuan me njëri-tjetrin.

“A je gjarpër a s’je”, ka qenë pyetja e Mbresës, drejtuar Stresit.


22:34 – “Sa për mu mbushe qepë krejt shpinë”, Xhuli përplaset edhe me Himenën (VIDEO)

Një përplasje ka ndodhur sonte mes Xhulit dhe Himenës, e cila ka ardhur pasi Himena është shprehur se është alergjike në qepë.

Ajo është ndjerë keq, pasi ka ngrënë një ushqim të Xhulit, i cili përmbante qepë.

E kjo gjë e ka acaruar Himenën, madje këtë e kanë diskutuar edhe sonte në Prime.

“Sa për mu mbushe qepë krejt shpinë”, është shprehur Himena me ironi ndaj Xhulit.


22:16 – Dafina-Xhuli: Bëje bukën e mos na përmend vazhdimisht, se edhe të tjerët dinë të gatuajnë (VIDEO)

Buka e Xhulit edhe sonte ishte temë diskutimi në natën e sontme Prime të Big Brother VIP Kosova.

Ishte edhe banorja e re, Dafina Dauti, e cila e komentoi këtë gjë, duke thënë se nuk duhet përmendur buka.

“Bëje bukën e mos na përmend vazhdimisht, se edhe të tjerët dinë të gatuajnë”, është shprehur Dafina.


22:14 – Përplasje e ashpër mes vajzave, Vivien e quan Xhulin “derr” (VIDEO)

Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material i një momenti goxha delikat në mes të Vivien dhe Xhulit.

Në pamjet e siguruara nga “Vëllai i Madh”, shihet Vivien teksa e krahason Xhulin me derrkucët.

Gjithsesi, për më shumë detaje ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Për më shumë detaje, ndiqeni spektaklin Prime ‘live’ në ekranet e Klan Kosova, ArtMotion, NimiTV dhe Kujtesa.


22:08 – Çështja e Benit? Atdheu ia përmend Andit raportin në fillim mes Stresit dhe Gresës (VIDEO)

Andi dhe Atdheu kanë pasur sonte një diskutim në Prime-n e Big Brother VIP Kosova.

Atdheu ia ka përmendur Andit raportin në fillim mes Stresit dhe Gresës.

“Derisa është në rregull gjithçka me Stresin çka ka pasur në fillim me Gresën, besoj që edhe me Benin në formë shakaje ka qenë”, u shpreh ai.


22:04 – Dafina kundër Xhulit: Të gjithë dimë të gatuajmë, unë jetoj vetëm në Prishtinë që kur isha 14 vjeçe

Konkurrentja më e re e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Dafina Dauti në një debat e sipër mbi sjelljet e Xhulit në kuzhinë ka zbuluar një fakt interesant rreth vetes së saj.

Përderisa po fliste për përgatitjen e ushqimit dhe kuzhinës në përgjithësi, Dafina ka thënë se “të gjithë banorët dinë të gatuajnë”, ndërsa ka treguar se prej cilës moshë jeton e pavarur.

“Të gjithë ne dimë të gatuajmë. Unë për vete di të gatuaj shumë mirë sepse prej moshës 14 vjeçe jetoj e vetme në Prishtinë”, ka thënë ajo pos tjerash.

Për më shumë detaje, ndiqeni spektaklin Prime ‘live’ në ekranet e Klan Kosova, ArtMotion, NimiTV dhe Kujtesa.


21:29 – Të gjithë “bashkë” kundër Xhulit – akuzat, kritikat dhe komentet pikante mbi banoren e BBVK-së (VIDEO)

Spektakli i sotëm Prime i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova ka nisur me një video material kushtuar banores, Juliana Nura e njohur tanimë si Xhuli.

Kësisoj, video materiali i titulluar “Të gjithë kundër Xhulit”, sjellë momentet më pikante kur banorët e ndryshëm kanë folur rreth saj me konotacione negative.

Ndër banorët më të zhurmshëm kundër Xhulit mbeten Stresi, Vivien, Andi dhe Gresa.


21:17 – ‘Spiderman’ do të futet sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, do të futet një personazh i njohur publik i maskuar si aktori i filmave të animuar – Spiderman.

Kjo ishte vetëm ndër surprizat e para të përgatitura nga “Vëllai i Madh” dedikuar banorëve.

Për më shumë detaje, ndiqeni spektaklin Prime ‘live’ në ekranet e Klan Kosova, ArtMotion, NimiTV dhe Kujtesa.


21:01 – Fillon nata Prime e Big Brother VIP Kosova, ju presin shumë surpriza

Ka filluar nata Prime e Big Brother VIP Kosova, gjatë së cilës do të ketë shumë befasi.

Sikurse çdo të hënë, edhe sonte do të ketë nominime, ku tashmë të nominuar janë Mbresa, Atdheu dhe Blasta, të cilën janë dënuar nga “Vëllai i Madh”

Këtë mund ta ndiqni sonte duke filluar nga ora 21:00 në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit.