23 herë përpjekje, 0 zgjidhje – Kuvendi ende pa drejtim (VIDEO) NULL NULL 29.05.2025 10:50 29.05.2025 10:50 Tentimi i 22-të për konstituim të Kuvendit. Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar sërish të konstituojnë legjislaturën e re. Për komisionin që do të mundësonte votimin e fshehtë, pro dolën 55 deputetë, ndësa kundër dhe abstenime nuk pati. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se seanca e radhës mbahet pas 48 orësh. Bajrami: Kurti po krahason protestën e bizneseve me barrikadat e Listës Serbe Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për sa i përket protestës së bizneseve. “Barrikadat” e Kurtit, Bajrami i quajti të turpshme, dhe se po i krahason këto protesta me barrikadat e Listës Serbe, transmeton Klankosova.tv. “Lexova se Kurti kishte thënë që ka kaluar koha e barrikadave, kjo konsideroj që është e turpshme, për shkak se të gjithë ne e dimë se në çfarë konotacioni përdoret barrikada, derisa zoti Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme për koston e transportit prej 800 euro të 1 MgW të energjisë elektrike, ai sot protestën e bizneseve e krahason me barrikadat e vendosura nga Lista Serbe, dhe kjo është totalisht e papranueshme”, tha ai. Bajrami: Po punojmë 3 minuta, po kemi pauzë 48 orë – përgjegjësi kjo e VV-së Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami është deklaruar pas dështimit të 23-të për konstituimin e Kuvendit. “VV – Parlamentit të Kosovës ka jep për të 23-ën herë pauzën prej 48 orëve, të jemi të qartë se ne kemi filluar një seancë e cila nuk po përfundon, po punojmë tre minuta dhe kemi pauzë 48 orë dhe kjo është përgjegjësi e partisë së parë”, tha Bajrami, transmeton Klankosova.tv. Krasniqi: Kryeneçësia politike e Kurtit e ka futur vendin në situatë të rëndë Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se partitë që në mandatin e kaluar ishin në opozitë kanë ofruar zgjidhje për të dalë nga ngërçi politik që ka kapluar vendin. Por, thotë se kryetari i LVV-së, Albin Kurti, nuk po i pranon ato propozime, teksa tha se kjo është kryeneçësi e tij. “Kanë kaluar një muaj e gjysmë prej kur ka filluar tentimi për konstituim të Kuvendit dhe mbi 3 muaj e gjysmë prej kur janë mbajtur zgjedhjet, dhe fatkeqësisht bllokada e iniciuar dhe e mundësuar nga LVV po vazhdon në Kuvend. Ne as sot s’kemi institucione, dhe më duket se nuk ka as interesim për të nxjerrë Kosovën nga situata e rëndë në të cilën kjo kryeneçësi politike e zotit Kurti dhe LVV-së e ka futur vendin”, tha Krasniqi pas dështimit të 23-të për konstituim të Kuvendit. Madje, ai tha “është për keqardhje që s’ka asnjë reflektim përkundër gatishmërisë së partive që kanë qenë në opozitë për të konstiuuar Kuvendin me një kandidat apo kandidate që do të ishte i pranueshëm apo e pranueshme për shumicën”. “PDK bën thirrjen e njëjtë, që të ketë racionalitet politik, që të vendoset interesi i qytetarit në rend të parë”, potencoi kreu i PDK-së, Memli Krasniqi. Krasniqi (PDK): E turpshme që Kurti krahason punëtorët me bandat kriminale në veri Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur solidaritet me bizneset vendore që sot kanë dalë në protestë, duke bllokuar qasjen për në Prishtinë në të gjitha rrugët kryesore hyrëse për në kryeqytet. Pas dështimit të tentimit të 23-të për konstituimin e Kuvendit, ai foli për mediat, duke e quajtur “të tmerrshëm” vendimin e ZRrE-së për t’i vendosur bizneset e mëdha në treg të hapur. “Në emër të PDK, shpreh solidarizimin tonë me mbi 140 mijë punëtorë, me mbi 1000 biznese kosovare, të cilat në masë të madhe po protestojnë simbolikisht duke bllokuar hyrjen në Prishtinë, për t’u dëgjuar zëri i tyre që deri tash është injoruar nga qeveria dhe organet vartëse të tyre, të cilat kanë vendosur t’ua shtrenjtojnë çmimin e rrymës për gati 300%”, tha ai. Ndër të tjera, ai tha se është “e turpshme që kryeministri në detyrë i krahason punëtorët dhe bizneset e Kosovës me grupet dhe bandat kriminale në veri të vendit, të cilat në të kaluarën në shumë raste kanë vendosur barrikada dhe kanë bllokuar rrugët. Është turpshme dhe e papranueshme”. “Sot do të duhej të flisnim jo për 1% siç i ka quajtur kryeministri, por për mbi 50% të të punësuarve në sektorin privat, për mbi 35% të të punësuarve total në Kosovë”, deklaroi Krasniqi. Fatmir Limaj thotë se ka pirë kafe me Glauk Konjufcën para dy ditëve Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se s’pret befasi sot duke u propozuar nga partia e Albin Kurtit për kryeparlamentar në seancën e sotme të Kuvendit. “A mund t’ju befasojë Kurti sot duke iu propozuar?”, u pyet Limaj, derisa ai vetëm buzëqeshie, transmeton Klankosova.tv. “Marrëveshjet politike ndërtohen ndryshe, nuk është çështje e befasive. Unë jam i gatshëm të takohem kurdo që kam ftesë. Kemi parë kafe me Glaukun para dy dite. Kemi biseduar. Është më se normale të bashkëbisedojmë për zhvillimet, shqetësimet dhe t’i trajtojmë temat se si me dalë nga situata”. Limaj tha se e rëndësishme është se “janë disa mundësi për t’u shfrytëzuar”. “A do të shfrytëzohen? Nuk e di”, tha Limaj. Seanca e 24 me radhë pas 48 orësh Seanca e 24-të konstituive do të mbahet pas dy ditësh. Kështu njoftoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari, transmeton klankosova.tv. Edhe tentativa e 23-të dështoi pas pak minutave të nisjes, pasi nuk kaloi komisioni për votim të fshehtë. Nis tentimi i 23-të për konstituim të Kuvendit Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari Ka nisur tentimi i 23-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Në 22 herët e fundit, nuk pati dakordim mes partive për të themeluar komisionin për procedurat e votimit të fshehtë për kryetar të Kuvendit. Deputetët e zgjedhur mblidhen sërish sot në tentativë për ta konstituuar Kuvendin pas 22 seancave të pasuksesshme. Sot regjistrohet përpjekja e 23-të kur provohet që të funksionalizohet parlamenti. Të gjitha zhvillimet për këtë seancë ndiqni direkt në Klankosova.tv Limaj: S’jam taku me Kurtin, as ftesë s’kemi marrë Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se nuk është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Ai shtoi se as ftesë nuk ka marr nga kjo parti, transmeton Klankosova.tv. Paranisja e seancës, çka deklaruan deri tani deputetët Kryeministri në detyrë, Albin Kurti as sot nuk është deklaruar para mediave, teksa ia ka mësyrë seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e konfirmoi edhe një herë se ka marrë ofertë pune në Maqedoni të Veriut, në këmbim të votës së saj në Kuvendin e Kosovës, por nuk e ka pranuar. “S’kam çka me komentu, unë kam thënë siç ka qenë situata, VV e di pse ka reaguar ashtu, kam folur shumë sinqertë, shumë haptas, dhe nuk pranova ofertën,” tha ajo. Bahtiri thotë se nuk e di se a ka ndryshuar propozimi për kryeparlamentar Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri tha se nuk është i informuar nëse ka ndryshuar propozimi për kryeparlamentar. Ai u pyet nga gazetarët, teksa ka hyrë në objektin e Kuvendit para vazhdimit të seancës konstituive, e cila është përpjekja e 23-të për konstituim të legjislaturës së nëntë. Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në vazhdimin e seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ky është tentimi i 23-të me radhë. “Nuk e di [se a është ndryshuar propozimi për kryeparlamentar]… Jo [nuk kam biseduar me Albin Kurtin]”, tha Bahtiri, raporton KP, transmeton Klankosova.tv. Lexo po ashtuDhTIK: Hiqet bllokada e shkaktuar nga Ligji për Pronën PublikeÇështja e konstituimit të legjislaturës së nëntë ka ngecur te votimi i kryetarit të Kuvendit pasi partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje – në koalicion me Guxo dhe Alternativa nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare. Nenad Rashiq thotë se do e votojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar nëse është i propozuar Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq deklaroi se do e votojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar, në rast se do të jetë i propozuari i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se nuk ka informacione që nuk do të jetë sërish ministër për Komunitete dhe Kthim. Para fillimit të seancës, e cila përpjekje e 23-të për konstituim të Kuvendit, Rashiq tha se ka gatishmëri të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që ai të jetë pjesë e qeverisë. “Hera e parë që po dëgjojë… Nuk kemi biseduar [Albin Kurtin], përveç se ka një gatishmëri nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ana e kryeministrit që unë të jem pjesë e qeverisë dhe kjo që e keni thënë është diçka e re për mua, por në politikë është normal që të ketë ndryshime të opsioneve ose planeve, ose ministrave”, deklaroi ai. Deputeti Rashiq tha se do e votojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar, në rast se do të jetë i propozuar për kryeparlamentar. “Deri në këtë moment jo [se a është i njoftuar nëse ka një propozim të ri sot për kryeparlamentar]… Po, po [do e votojnë Fatmir Limajn për kryeparlamentar]. Sepse siç thash pak më herët përgjegjësia është koncepti ku duhet të pranoni se ka një shumicë që ka e procesin e konstituimit dhe unë me vite njihem me Limajn personalisht sepse hera e parë kur kemi qenë në qeveri së bashku ka qenë 2007, gati 18 vjet. Prandaj, nuk kam asnjë kundër”, shtoi ai./KP Balje e rikonfirmon se nuk ka pranuar ofertën e punës në Shkup Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e konfirmoi edhe një herë se ka marrë ofertë pune në Maqedoni të Veriut, në këmbim të votës së saj në Kuvendin e Kosovës, por nuk e ka pranuar. “S’kam çka me komentu, nuk pranova ofertën, VV e di pse ka reaguar ashtu, kam folur shumë sinqertë, shumë haptas”, tha ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025