Propozimi i Kurtit gjen mbështetje, raportimin e vazhdon nga ora 22:00 NULL NULL 02.03.2023 13:29 02.03.2023 13:29 Kryeministri Albin Kurti, raportoi sot mbi takimin e tij të fundit në Bruksel, specifikisht për propozimin evropian, marrëveshje e cila verbalisht u tha se u miratua mes Kosovës dhe Serbisë. Seanca raportuese për dialogun erdhi papritur, pas kërkesës urgjente të opozitës që Kurti të tregoi transparencë mbi marrëveshjen në Bruksel, transmeton klankosova.tv. Por, vet kryeministri i vendit Albin Kurti, ua kujtoi deputetëve në kuvend sot, se në ora 16.00 i duhet ta ndërpres raportimin e tij, për shkak të agjendës së planifikuar. Deputetët me këtë fakt, fillimisht nuk janë pajtuar, teksa pasuan zhurma dhe reagime, megjithëse ideja e tij përfundimisht gjeti mbështejte. Seanca raportuese u tha se vazhdon sonte nga ora 22.00. Megjithatë, Kurti gjen mbështetje – raportimin në kuvend e vazhdon sonte nga ora 22.00 Deputetët acarohen me agjendën e Kurtit, ky iu propozon rikthim seance në ora 22.00 e deri në 7 të mëngjesit Kurti: Ua kam thënë pesë emisarëve; dy shtete një komb, jemi me Shqipërinë, jo me Serbinë Krasniqi: Plani evropian në qendër e ka Asociacionin, ndoshta autonominë Kurti: Nuk kam dhënë asgjë, ajo që kam pranuar është që komuniteti serb në Kosovë të trajtohet sipas kushtetutës Kurti thotë se ka një problem me planin evropian: Neni që lidhet me obligimet e trashëguara Kurti për asociacionin: Gabimet politike e historike të qeverive të kaluara, nuk do përsëriten asnjëherë Abdixhiku: Kurti nuk e ka sjellur asociacionin, e ka gjetur si pjesë detyruese të marrëveshjeve paraprake Kurti sot raporton në kuvend mbi Planin Evropian e dialogun, miratohet kërkesa e opozitës *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025