Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ana lë shtëpinë si më pak e votuara

NULL NULL
22.11.2024 21:00

01:31 –  Ana thotë se e ka pritur eliminimin nga Big Brother VIP Kosova 3

Ana thotë se e ka pritur eliminimin nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ajo mes tjerash tha gjithashtu se brenda shtëpisë është fokusuar më shumë te lidhja me Kevinin.

“E kam pritur pak, nuk jam kanë aktive në lojë aq shumë. Jena fokusuar unë e Kevini te lidhja. Nuk jam ndjerë mirë emocionalisht. Më ka munguar familja, njerëzit që i kam për zemër”, u shpreh Ana.

Më poshtë mund të shihni videon e plotë:

01:28-Çfarë e penalizoi Anën në lojën e saj në Big Brother, sipas Milaim Zekës? (VIDEO)

Pas eliminimit të Anës nga shtëpia e BBVK3, analisti Milaim Zeka ka dhënë opinionin e tij.

Zeka tha se mendon që penalizmi kryesor i  Anës është që e njëjta ka pas dilema të mëdhaja që nga fillimi i këtij rrugëtimi, transmeton Klankosova.tv.

“Ka luajtur si ato nuset, që martohen s’pari në dy tre ditët e para , ka ndejt tamam si nuse nuk është involvuar në lojë në ditët e para. Ka luajtur vetëm me Kevinin, nuk ka qenë vetja e saj”, u shpreh ai.

Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:

01:26 – Kevini s’pajtohet me eliminimin e Anës: Nuk është fer, tani duhej të vazhdonim lidhjen!

Ana është banorja e radhës që lë shtëpinë më të madhe në vend.

E, me këtë duket se nuk u pajtua Kevini, që ka krijuar lidhje me të.

“Nuk është fer, tash u kanë dita e parë ta vazhdojmë, duhej ta vazhdonim lidhjen”, u shpreh Kevini.

Më poshtë mund ta shihni në videon e mëposhtme:

01:16-Ana lë shtëpinë si më pak e votuara (VIDEO)

Banorja që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, është Ana.

Ana është e eliminuara e radhës, duke u radhitur si më pak e votuara nga publiku, ndërkaq banori parë që i shpëtoi këtij nominimi ishte Leo, transmeton Klankosova.tv.

Ana është banorja e tetë që eliminohet në këtë edicion, e  cila përfundoi rrugëtimin televiziv brenda BBVK-së.

Kujtojmë, se disa javë më parë daljen ia kërkoi edhe nëna e saj.

00:32 -‘Madhështore’ Milaim Zeka komenton takimin e Drenushës me Atillën (VIDEO)

Pasi përfundoi takimi mes Drenushës dhe Atillës, opinionisti Milaim Zeka ka dhënë komentin e tij.

Ai i emocionuar tha se se e ka përjetuar një dramë të tillë vet të ndarjes, dhe se sipas tij dhurata më e mirë dhe më e madhe që prindërit mund t’iu japin fëmijëve është komunikimi mes vete.

Ai takimin mes dyshes e konsideroi briliant, transmeton Klankosova.tv.

“Për mu ka qenë takim briliant, e kam pas bindjen në sjelljen e Drenushës, dhe ajo u soll në mënyrë madhështore dhe civilizuese bashkë me Atillën, mënyrën më të njerëzishme!”, u shpreh Zeka.

“Lumtë këta që çfarë mesazhi i çuan mesazh fëmijëve të tyre dhe gjithë shqiptarëve”, tha ai

Për të parë më shumë detaje, shihni videon e mëposhtme:

 

 


00-25 – Drenusha mesazh për partneren e Atillës: Të bëhet shoqe me fëmijët tanë, por nëna mbes unë!

Drenusha ka pasur një takim me Atillën për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre.

Meqë Atilla ka një partnere, Drenusha ka një mesazh për të.

“Dua të uroj fat në jetë me personin që e ke zgjedhur. Për ta kuptuar publiku – ne nuk kemi interes për të pasur një lidhje. E falënderoj atë për kujdesin ndaj fëmijëve. Unë kam vetëm një mesazh, le të bëhet shoqe e fëmijëve, por nëna mbes unë, mos ta harron asnjëherë”, u shpreh Drenusha.


00:06-Atilla dhe Drenusha ‘ulin shpatat’ për hirë të fëmijëve, darkojnë për të biseduar rreth një zgjidhje për ta (VIDEO)

Drenusha dhe Atilla kanë nisur takimin e tyre në sy të mijëra shikuesve që po ndjekin LIVE spektaklin ‘prime’ të shout më të famshëm në të gjitha trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova 3.

Sapo nisi ky takim, Drenusha u interesua për fëmijët, duke e pyetur se si janë.

Ky i fundit i tregoi që fëmijët e tyre janë shumë mirë dhe që po e ndjekin atë përmes televizionit, ndërkohë që dyshja ngrenë dolli për fëmijët, dyshja i dhanë  fjalën njëri-tjetrit se do afrohen më shumë për hir të fëmijëve.

Drenusha tha se uron që do të kenë mundësinë të gjejnë një gjuhë komunikimi sa më shpejt për të mirën e fëmijëve.

“Uroj që ky Big Brother na ka ndihmuar të gjejmë bashkëpunim për të mirë. Sa i përket fëmjëve, unë jam e gatshme me pas një bashkëpunim”, u shpreh Drenusha.

E me këtë, natyrisht u pajtua edhe Atilla.

“Gjithë, ky është qëllimi kryesor!” u shpreh i njëjti.

Atilla ndërkohë, i bëri një surprizë të bukur Drenushës duke e marrë në telefon vajzën e tyre.

Kjo telefonatë emocionuese mes Drenushës dhe vajzës se saj u zhvillua përmes ‘videocall’, transmeton Klankosova.tv.

Krejt në fund të takimit, Atilla i uroi Drenushës rrugëtim të mbarë brenda qëndrimit të Big Brother, duke i thënë të mos i mbaj mendtë tek fëmijët pasi sipas tij, ata janë shumë mirë.

Ndërkaq, Drenusha kishte një mesazh  ndaj Atillës, për partneren e re: ‘Le të bëhet shoqe e fëmijëve tanë, por nëna mbes unë’, u shpreh ajo.

Për të parë më shumë detaje nga takimi emocionues, shihni videot e mëposhtme:

23:55 – Çfarë presioni ndjejnë Olta dhe Milaimi për takimin e Drenushës dhe Atillës?

Opinionistët Milaim Zeka dhe Olta Gixhari, kanë komentuar takimin e Atillës me Drenushën, që ndodhë pas pak.

Olta vlerëson se Drenusha duhet të ketë një sjellje tjetër në lidhje me takimin e parë që e pati brenda.

“Uroj që Drenusha të jetë më pak agresive. Edhe pse në takimin e parë e patën keqkuptimin e parë, gjithsesi Drenusha ishte shumë agresive. Uroj të jetë më e kujdesshme këtë herë”, u shpreh Olta.

Ndërsa Milaimi thotë se ky takim do të ketë një simbolikë.

“Një nanë dhe një babë që do të ulen, do të jetë një takim jo vetëm për fëmijët e tyre por gjithë familjet që kanë kaluar në tunelin e ndarjes”, u shpreh Milaimi.

23:49-Atilla në ‘Fishop’, pret Drenushën në takim

‘Vëllai i Madh’ ka organizuar takimin mes Atillës dhe Drenushës në ‘Fishop’ restaurant.

Për këtë takim të dy ish-bashkëshortët ishin në dijeni, të cilët pranuan të takohen për mirëqenien e fëmijëve të tyre, dukë përçuar kështu mesazh për të gjithë prindërit dhe publikun e gjerë.

Atilla është lidhur drejtpërdrejt nga ‘Fishop’, i cili po e pret Drenushën aty, transmeton Klankosova.tv.

Për të parë më shumë detaje, shihni videon e mëposhtme:

 

23:13- “Romanca” mes Drilonit dhe Edit! – Klipi që tregon në detaje afërsinë e tyre (VIDEO)

Është shfaqur klipi i Edit dhe Drilonit me shumë detaje për marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.

Brenda klipit shfaqen shumë momente të afërsisë së tyre, dhe shoqërisë që kanë krijuar dyshja, transmeton Klankosova.tv.

Për të parë më shumë detaje, shihni videon e mëposhtme:

22:55 – Pas shumë dramave, si erdhi deri tek puthja e parë mes Kevin dhe Anës

Kevini dhe Ana duket se po vazhdojnë deri te zgjerimi i lidhjes së tyre.

Madje më në fund ndodhi edhe puthja e parë në mes tyre.

Dramë dhe gjithçka pati në raportin e tyre.

Për këtë është përgatitur një klip i veçantë që mund ta ndiqni më poshtë:

22:36-Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi emocional (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Arioni, është surprizuar nga ‘Vëllai i Madh’ me sjelljen e motrës së tij.

Në dhomën e surprizave ndodhi takimi emocional mes Arionit dhe motrës së tij, Rritës.

Ajo u shpreh krenare me lojën e Arionit, gjersa i tha se i ka mbrapa gjithë familjen, transmeton Klankosova.tv.

E njëjta ia përmendi edhe Dianën, duke i thënë që e duan shumë, gjersa e këshilloi për lojën brenda shtëpisë së Big Brother.

“Mos i harro qëllimet e tua!”, i tha Rrita, Arionit.

Për më shumë shiheni videon e mëposhtme:

22:08 – Diana tregon nëse janë kundër familjarët e saj për lidhjen me Arionin

Diana ka thënë se familja e saj nuk është kundër lidhjes me Arionin.

Diana thotë se familja e saj është e lumtur nëse është edhe ajo.

“Nuk janë kundër lidhjes sime me Arionin. Lumturia ime është gjithçka për mua, nëse ata janë të lumtur edhe unë jam”, u shpreh Diana.

22:04 – Drenusha ka thënë se familja e saj s’ka dashur të më shohë në lidhje me mua – Arioni e thotë troç! (VIDEO)

Arioni ka biseduar me Dianën në një lidhje direkte dhe gjeti mundësinë t’ia thotë disa gjëra.

“Drenusha ka thënë se familja e saj s’ka dashur të më shohë në lidhje me mua”, i tha Arioni.

Ndërkohë, Drenusha u përgjigj: “Po pres deri sot, veç një pikëpyetje e kam pas kur Adriana ka thënse loja e saj më mirë ish kanë vet, s’kam pas polemika se babai i saj është kanë i sëmurë”.

Ndiqeni videon për më shumë:

22:02 – Diana, Arionit: Të pres jashtë, e ke mbështetjen time deri në fund

Diana ka thënë se Arioni do të ketë mbështetjen e saj deri në fund.

Ajo tha se e pret Arionin kur të del prej shtëpisë, teksa tha se edhe familja e mbështet lidhjen e tyre.

“Unë i kam thënë Arionit të vazhdoj lojën, e ka hapësirën aty me bo lojën. Mbështetjen time e ka deri në momentin që i vjen për të dalë, e pres jashtë”, u shpreh Diana.

Më poshtë mund ta ndiqni videon e plotë:

21:56 – Diana ‘plas’ në vaj gjatë lidhjes së saj të drejtpërdrejtë me Big Brother (VIDEO)

Diana gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë në ‘prime’ ka shpërthyer në vaj.

Ajo u emocionua teksa fliste për jetën që e priti jashtë daljes së Big Brother BIP Kosova, transmeton Klankosova.tv.

“Jam fokusuar tek familja, por kisha edhe emocionet që e lash shtëpinë, më ka pritur krejt tjetër botë këtu jashtë. Për momentin jam e fokusuar vetëm tek babai. Përjetova, disa emocione të shtëpisë, dhe kur e dëgjova prape atë telefonatën me babain”, tha Diana.

Klipin e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

21:53 – “90 për qind nuk shpëtoj” – Telefonata nga babai që e nxori Dianën nga Big Brother (VIDEO)

Diana ka pasur një telefonatë me babain e saj, i cili ka qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Gjatë bisedës, babai i tha Dianës, pas infarktit që ka pasur, do të ketë sërish operacion.

“Kam pasur infarkt, kam shpëtuar, kam përsëri operacion 90 për qind nuk i shpëtoj”, i tha babai, Dianës.

E pikërisht këto fjalë bënë që Diana të vendosë të lërë shtëpinë.

Klipin e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

21:44 – Diana lajmërohet nga Norvegjia, flet për gjendjen e babait të saj (VIDEO)

Në spektaklin e sontëm, në një lidhje direkte është lajmëruar direkt nga Suedia ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Diana.

Pas largimit të saj që shkak u bë shëndeti i babait të saj, Diana ka treguar në ‘prime’-n detaje rreth shëndetit të babait,

E njëjta tha se pas operimit që kishte, babai gëzon shëndet stabil aktualisht, transmeton Klankosova.tv

“Gjendja e babait është e mirë, operacioni ka pasur sukses”, u shpreh Diana.

Për më shumë shiheni videon e mëposhtme:

 

 

21:41 – I tha Gjestit: ‘Femra jote po vjen në shtrat te na’ – Olta ia përplas Drilonit: ‘Dole shumë keq!’

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, i është drejtuar Drilonit për fjalët që ia tha Gjestit.

Driloni i kishte thënë Gjestit: “Femra jote po vjen në shtrat te na”.

E për këtë deklaratë nuk po pajtohet Olta.

“Dole shumë keq”, iu drejtua Olta, Drilonit.

21:29- Xheneta më tha: ‘Unë dua burrë, nuk dua fëmijë’ – Gjesti tregon sa thellë është lënduar (VIDEO)

Gjesti është deklaruar se është lënduar shumë nga Xheneta.

Pasi u shfaq klipi i dyshes, Gjesti në ‘prime’ tha se nga Xheneta nuk ka pritur shumë gjëra.

“Më ka thënë fjalë të këqija, nuk i pres nga kjo, prej të afërmit nuk pres. Më ka thënë unë dua burrë jo fëmijë”, u shpreh Gjesti i ofenduar.

Për më shumë shiheni videon e mëposhtme:

21:27 –  Kriza në lidhjen e Xhenetës dhe Gjestit: Klipi që përmbledh gjithë dramën! (VIDEO)

Është paraqitur klipi që ka paraqitur të gjithë dramën mes Xhenetës dhe Gjestit.

Ishte Gjesti ai që shihet të ketë insistuar për të rregulluar raportet me Xhenetën në lavanderi, teksa ajo e shtyen të dalë nga aty.

Gjesti e dëgjoi edhe pjesën kur Xheneta ankohet se ai nuk është serioz.

Ndiqeni klipin për më shumë:


21:26 – Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhenetën

Gjesti është rrëfyer për ndarjen me Xhenetën.

Ai tregoi në detaje se çka buroi deri te ndarja me të.

“Këtu ka nisur gjithçka që nuk të lejon të flasësh. Unë gjithmonë e lë të flet”, u shpreh Gjesti.

Rrëfimin e plotë të Gjestit mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:


Ka nisur spektakli i shout më të famshëm, Big Brother VIP Kosova, i cili sonte pritet të shpërthejë me emocione, surpriza dhe përplasje dramatike.

Dinamika të shumta e zhvillime të papritura pritet të ndodhin gjatë spektaklit të sotëm, tansmeton Klankosova.tv.

‘Prime’ si zakonisht nis nën moderimin e nikoqirëve, Alaudin Hamiti si dhe Jonida Vokshi, dhe analistëve, Milam Zeka dhe Olta Gixharri.

Spektaklin do të mund ta ndiqni LIVE në kanalin zyrtar në Youtube të Big Brother VIP Kosova.

Më poshtë gjeni edhe kodet që mund t’i jepni nëpër platforma të ndryshme:

0000

1111

1234

Vëmendje: Nëse klienti e ka ndryshuar kodin dhe e ka harruar, atëherë asnjëra nga këto opsionet më lart nuk funksionon! Që kodi të gjendet, klienti duhet ta kontaktojë kompaninë me të cilën ka kontratë për shërbime kabllore!

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme