Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE| Përfundon një ‘Prime’ goxha intensiv dhe dinamik në Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

NULL NULL
27.10.2023 21:01

01:46 – Banorët i pret darka me plot shije e përgatitur nga Restaurant “Fetahaj” (VIDEO)

Pas përfundimit të spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, në oborr është sërvirur një super darkë e përgatitur me profesionalizëm nga restaurant “Fetahaj”.

Porsa, banorët e kanë parë darkën janë lumturuar pafund, derisa me zor kanë pritur për tu ulur në tavolinë.

Nata ‘Prime’ ka qenë goxha e mbushur me momente prej më interesanteve, nisur prej rrëfimeve emocionale e deri tek debatet e nxehta në mes të banorëve, por edhe në mes tyre dhe opinionistit Bledi Mane.

 


01:35 – Vëllai i Madh ia plotëson kërkesën Bleros dhe Metit, Art Motion mundëson transmetimin (VIDEO)

Vëllai i Madh mendon për të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

Kësaj herë, platforma më e madhe në vend, Art Motion, do të mundësojë në shtëpi transmetimin e derbit Real Madrid dhe Barcelona që do të nisë nga ora 16:15.

Kjo dëshirë u realizua pas kërkesave të Metit dhe Bleros.

Art Motion është sponsor gjeneral i Big Brother Vip Kosova 2, e pos tij janë edhe Prince Caffe, Birra Peja, Interex, Go+, Comodita e Foleja.com.

Sponsor i artë: Temaj Qeramike, Hebs, Ciao Berto, Rc Cola, UArchitects, Finesa, Nimi TV, Di Casa.

Sponsor të tjerë që do të jenë gjatë gjithë Big Brother: Petrol Company, Optika 1, Uji Alkaline, Laboratori Olive, Frutomania, APR, Adria 7, Glass Art, Piano Parfum, Stone Castle, Alba Qeramika, Garden Hotel, Iliri Perde, Instal Plus, Four points by Sheraton, Emerald Hotel dhe Dreni Cleaning.


01:31 – Shqipja kundërshton votat e publikut për Bleron, thotë se “s’ka ka ofruar asgjë” (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj, ka kundërshtuar votat e publikut, të cilat shpallën në Bleron në top treshen e preferuar.

Sipas Shqipes, një rezultat i tillë nuk mund të jetë i vërtetë.

“Ne po flisnim për mungesën e Bleros në shtëpi, diçka që edhe opinionistët e konfirmuan. Nuk mendoj se produksioni ka ndërhyrë, por se besoj që publiku e ka votuar Bleron”, ka thënë ajo.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

 


01:26 – Gërhama që nuk e la rehat Edonën – Prezantohet klipi që i bëri të gjithë të qeshin (VIDEO)

Edona James është ankuar shumë herë se nuk ka mundësi të flejë aspak shkaku i gërhimës së Azemit në dhomën e gjumit në Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo shumë herë ka dalë nga dhoma e gjumit dhe ka shkuar të flejë në dhomën e ndejës.

E pos kësaj, Edona ka debatuar edhe me Azemin, për të parë të gjitha këto sekuenca shikoni videon më poshtë që është përmbledhje e këtyre momenteve:


01:22 – “Ta kom kuptu taktikën tane” – Edona shpërthen ndaj Ganisë (VIDEO)

Debati mes Ganisë dhe Edonës ka vazhduar për një kohë të gjatë në ‘Prime’ e kësaj të premte në Big Brother VIP Kosova 2.

Në një moment, Edona i tha Ganisë se e ka kuptuar strategjinë e lojës së tij.

“Krejt më kanë pritur mirë, taktikën tënde e kam mësuar, shumë mirë ta kam mësuar”, i thotë Edona, Ganisë.


01:21 – Reagimi i Ganisë kur e merr vesh se ka përfunduar loja e fjetjes në dyshe (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Kosova janë surprizuar sonte në natën e spektaklit ‘Prime’ me një audio incizim nga “Vëllai i Madh”.

Atyre u është kumtuar se loja e fjetjes në dyshe ka përfunduar.

“Banorë, ju e dini se unë zakonisht iu vë në sprova, për këtë javë të parë, çka nuk e keni ditur që unë iu vë edhe në lajthitje, e loja në dyshe ka qenë një prej tyre. Sonte, ju konfirmoj se aventurën iu do e bëni ashtu siç keni hyrë, vetëm”, ka qenë njoftimi i “Vëllait të Madh”.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


01:17 – Shqipja, Blerando dhe Brikenda – shkojnë në nominim nga publiku

Tre të nominuarit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2 janë Shqipja, Blerando dhe Brikenda.

Shqipja ka shkuar në nominim pasi e ka humbur javën e kaluar sfidën e dhënë nga Vëllai i Madh.

Ndërkaq, Blerando dhe Brikenda kanë shkuar në nominim pasi janë zgjedhur si dy më pak të preferuarit nga publiku në televotimin që ishte i hapur.


01:04 – Ledi dhe Gania shkëmbejnë kunja pikante mes njëri-tjetrit (VIDEO)

Sonte në natën e spektaklit ‘Prime’ vëmendje e veçante iu kushtua edhe raportit të tensionuar të Ganisë me Ledin.

Dyshja kanë debatuar për mënyrën e sjelljes karshi njëri-tjetrit.

Ashtu si edhe gjatë javës, Ledi ka pasur kritikat e njëjta kundrejt Ganisë, për të cilin ka thënë se nuk ka kufij me shakatë e tij.

E Gania me sarkazëm, i ka thënë Ledit, se një kafe ndoshta do ta pinë bashkë në vitin 2025.

Por, për më shumë detaje, ndiqini videot në linqet e mëposhtme.

 


00:01 – Blerando dhe Brikenda – dy banorët më pak të preferuar tek publiku (VIDEO)

Dy banorët më pak të preferuar të Big Brother VIP Kosova 2 për këto ditë nga publiku janë zgjedhur Blerando dhe Brikenda.

Kjo erdhi pas televotimit që ishte i hapur për të votuar publilu.

Ndërkaq, tre banorët më të preferuar janë Edona, Gania dhe Blero./Klankosova.tv


00:51 – “Tash po ju njoh ma mirë” Çka po paralajmëron Gania? (VIDEO)

Gani Gërmia në këtë ‘Prime’ pati një debat të ashpër me një pjesë të madhe të banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

Ai u tha atyre se tjerë paraqiten para fytyrës së tij, dhe në ‘Prime’ po i dalin ndryshe.

Kur ishte çështja me fol 11 orë për juve me ju mbajtë me energji pozitive, ma rrehet shpinën, ndërsa në Prime kur është një çështje po dilni krejt kundër, shumica.


00:44 – Edona James, Gani Gërmia dhe Blero – tre banorët më të preferuar të publikut

Zarfi i parë në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova 2 ka ardhur.

Këtë ishte me tre banorët e preferuar përgjatë këtyre ditëve sa ka nisur formati më i madh televiziv në vend.

Përmes televotimit publiku tre banorët më të preferuar ka zgjedhur: Edona James, Gani Gërmia dhe Blero.

Ndërkaq, dy më pak të preferuarit janë Blerando dhe Brikenda.


00:39 – Klipi sqaron gjithçka nga përplasja mes Edonës dhe Ganisë – Kush ishte gabim? (VIDEO)

Gjatë kësaj jave, Edona James dhe Gania Gërmia patën një debat mes veti.

Krejt nisi kur Gania i tha asaj “mbylle gojën”, kjo gjë e acaroi shumë Edonën, e cila atij i tha se këtë gjë nuk ia toleron.

“Këtë gjë nuk ia lejojë askujt, as atij”, ka thënë Edona.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:


00:37 – Përplasje e ashpër mes Bleros dhe Ganisë (VIDEO)

Nata e sotme e spektaklit ‘Prime’ është karakterizuar për një sërë debatesh në mes të banorëve të Big Brother VIP Kosova.

E një prej më të bujshmeve, po që ishte ajo mes Ganisë dhe Bleros – njëkohësisht, edhe ndër më të ashprat.

Por, për të kuptuar më detajisht, çfarë ka ndodhur, ndiqini videot në linqet e mëposhtme.


00:34 – “Mujna edhe pa ty”, Buci e Gania përplasen në ‘Prime’ (VIDEO)

Debate të ashpra dhe të gjata ka pasë në këtë ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova 2.

Kësaj radhe, debat pati edhe mes Ganisë dhe Bucit. Në një moment, Gania tha se ai po i bën të tjerë të ndjehen mirë me lojën e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.

“Energjia ime e madhe i majti gjatë tërë javës këta, sot kjo është çfarë do të thotë me të vra buka e jote, Visari nuk është ndalur për të bërë skica dhe për ta kënaqur secilin”, ka thënë Gania.

Në një moment, Buci i tha atij se munden edhe pa të në shtëpi./Klankosova.tv


00:24 – Gani Gërmia zbulon mendimet e ndjenjat që ka për Albën (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Gani Gërmia, gjatë mbrëmjes së sotme ‘Prime’ ka vendosur të hedhë një hap goxha me rëndësi.

Sonte, pranë banorëve të tjerë, si dhe në lidhje të drejtpërdrejt me studion nga ku transmetohen netët ‘Prime’, Gania i ka shprehur ndjenjat e tij për Albën.

E për të parë më shumë nga skena në fjalë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:22 – Mbyllet televotimi për banorin e preferuar, dy më pak të votuarit shkojnë në nominim 

Tashmë është mbyllur televotimi për banorin e preferuar të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ndërkaq, dy banorët që janë më pak të preferuar do të shkojnë automatikisht në nominim, shkruan Klankosova.tv.

Dy banorët që do të nominohen, do t’i bashkohen Shqipes, e cila tashmë është e nominuar për mos realizimin e sfidës së dhënë nga “Vëllai i Madh”.


00:13 – “E falënderoj familjen e Albës sepse ajo është shembull për vajzat shqiptare”, thotë Lumbardhi (VIDEO)

Gjatë natës së sotme ‘Prime’, rendi sigurisht i erdhi edhe Albës, si dhe pëlqimeve karshi saj, duke përfshirë edhe Lumbardhin.

Ky i fundit, ka ritheksuar simpatinë e madhe ndaj Albës, teksa ka thënë se “ajo është shembull për vajzat shqiptare”.

“Kam respekt për Albën, e falënderoj edhe familjen e saj sepse është shembull për të gjithë vajzat shqiptare. Përndryshe, ne jemi sqaruar e dimë se ku jemi. Është një lloj energjie dhe nuk e fsheh, momentin e parë kur e kam parë, më janë dridhur këmbët”, ka thënë pos tjerash Lumbardhi.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:03 – Alba ia thotë troç Ganisë dhe Lumbardhit: Nuk jam e asnjërit (VIDEO)

Alba e ka potencuar edhe një herë se as Lumbardhin dhe as Ganinë nuk i sheh më shumë se miq për momentin.

Ajo ka thënë se nuk i përket askujt dhe asnjërit, dhe se e prezanton vetëm veten brenda Big Brother VIP Kosova 2.

“Unë nuk jam lodër, unë nuk jam e askujt, unë jam njeri kam ndjenja edhe i kam sqaruar ndjenjat e mia, nuk jam as e Lumbardhit dhe as e Ganisë”

“Jam unë, jam personi i vetëm kam një karakter timin dhe personalitet timin, mos të më referohen se jam e dikujt”, ka thënë Alba./Klankosova.tv


00:01 – Alba e rithekson: Të gjithë i konsideroj vetëm miq, është tejet herët të mendoj gjëra të tjera (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Alba në një lidhje nga shtëpia me nikoqirët e spektaklit ‘Prime’, ka folur mbi pëlqimet e djemve karshi saj.

Alba është zotuar se të gjithë i sheh vetëm si miq, derisa ka thënë se është shumë herët që të mendojë për hapa aq të mëdhenj.

“Ka momente që mund të ndihem pak në siklet, por i marr gjërat me sportivitet. Pjesa tjetër, sido që të mendojnë për mua, unë i konsideroj si shokë. Është shumë herët të mendoj gjë, vetëm shoqëri. Ua kam thënë dhe po e them prap, që të jem pak më e qartë”, ka thënë ajo pos tjerash.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:59 – Mane-Azemit: Ndoshta nuk ke eksperienca me femra, ndoshta je i virgjër (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother Vip Kosova 2, Bledi Mane, e ka kritikuar Azemin për pasivizimin e tij që ka treguar në shtëpinë më të madhe në vend.

Në një moment, ai i tha atij se mendon që është virgjër.

“Nuk e di çfarë moshe je më fal që të gjykoj e paragjykoj tani ti je skuqur dhe je në faj, në opinionin tim mendoj qe ti ndoshta nuk ke eksperienca me femra, ndoshta je i virgjër”.

“Një djalë i bukur, një djalë i zgjuar ka gjetur një qoshe aty tek kolltuku dhe rri si i mpirë vëlla më mirë dil jashtë shtëpisë se sa të rrish aty brenda, vëlla përse je futur aty brenda çfarë po bën, po ha po fle, ke vajza aty brenda beqare që duhet t’i gjuash”, ka thënë Mane./Klankosova.tv


23:49 – Azemi i reagon ashpër Bledit: Ti je opinionist, por më takon mua ta them a jam i virgjër a jo (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Azemi i ka reaguar ashpër deklaratës së opinionistit, Bledi Mane, i cili më herët gjatë programit e ka quajtur banorin në fjalë “të virgjër”.

Azemi ka thënë që Bledi nuk posedon të drejtën të paragjykojë mbi eksperiencat e tij seksuale.

“S’kam qejf me më akuzu me më thënë se jam a nuk jam i virgjër. Ti je opinionist. Unë jam single”, ka thënë Azemi pos tjerash.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:47 – Përfundon ëndrra e Ganisë, Alba i thotë e shoh si shok të ngushtë (VIDEO)

Lumbardhi dhe Gania kanë shprehur pëlqim dhe simpati ndaj Albës, banores tjetër të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

Por ajo u ka kthyer përgjigje të dyve në këtë Prime, duke u thënë se nuk ndjenë dhe nuk i sheh me atë sy asnjërin për momentin.

“Ka shumë respekt për Lumbardhin nuk e shoh me atë sy për momentin”.

“Ndërkaq për Ganinë e shoh si shok të ngushtë”, ka thënë Alba./Klankosova.tv


23:41 – Prezantohet klipi ku djemtë ia shprehin pëlqimin Albës – Ky është reagimi i saj (VIDEO)

Dashuria në të gjitha anët po mbretëron në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.

Është fjala për pëlqimin që ka shprehur Lumbardhi për Albën në shtëpinë më të madhe në vend.

Pos Lumbardhit, simpati për Albën ka shprehur dhe Gani Gërmia.

E Alba për të dy ka thënë se i sheh vetëm si miq.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:


23:28 – Azemi e mohon kategorikisht të ketë flirtuar me Lindën (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Azemi i ka mohuar kategorikisht “akuzat” se ka tentuar të flirtojë me banoren tjetër të kastit, Lindën.

Për më tepër, Azemi ka thënë se ka qenë vetëm një shaka e gjithë historia me të.

“Mendoj se pyetja duhet me u drejtu tek unë. Sepse unë e di a flirtoj apo jo. Thjesht e kam pa si shaka, e kam energji timen, nëse dikush e merr këtë si flirtim në rregull, por ka qenë thjesht hajgare”, ka thënë ai pos tjerash.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:26 – “Nuk jeni as në Kish e as në Xhami” – Mane i fton banorët të flirtojnë mes vete (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, ka qenë kritik ndaj banorëve të shtëpisë më të madhe në vend.

Ai u ka thënë atyre se nuk flirtovatin mes tyre dhe u tha që duhet ta bëjnë këtë gjë.

“E keni kaluar javën e parë të provës, do të jem më ngjyra nuk do të jem bardh e zi, mos prini që cdo javë t’ua bëjë qejfin, dua të jem radikal, shtëpia ka njerëz të bukur ka vajza dhe djem të mirë”, ka thënë Mane.

Në një moment, ai u tha se nuk janë kishë dhe në xhami që të mos flirtovatin.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:


23:22 – Azemi dhe Linda zbulojnë të vërtetën e “marrëdhënies” së tyre (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Azemi përgjatë një komunikimi me nikoqirët e netëve ‘Prime’, Alaudin Hamitin dhe Jonida Vokshin, ka folur mbi relacionin e tij me një banore tjetër të kastit.

Bëhet fjalë për Lindën, për të cilën, u supozua se është bërë target i Azemit.

Por, diçka të tillë e ka mohuar vetë Azemi, duke thënë se “e vërteta qëndron ndryshe”.

Por, çfarë thanë dyshja më saktësisht mbi aludimet në fjalë? E mësoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.


23:14  – Ledi e thotë troç: “Linda flirtoi me Azemin, jo ky me të” (VIDEO)

Një debat të nxehtë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2 sonte ka sjellur diskutimi mes Lindës dhe Azemit për të cilin pati akuza se ekziston një flirt mes tyre.

Në një video sekuencë, Linda është shfaqur duke thënë se e ka ngacmuar Azemi, ndonëse e di që ajo është e martuar, këtë gjë Azemi e ka mohuar.

E nga banorët që ka reaguar më ashpër për këtë situatë është Ledi, e cila i tha Lindës se ajo kishte qenë që flirtoi me Azemin dhe jo ai me të.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:


23:10 – Çka po ndodh mes Lindes dhe Azemit – “Lidhje mes tyre?!” (VIDEO)

Diskutime dhe debate të shumta janë bërë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2 për gjatë këtyre ditëve.

Në një video janë përmbledhur momente të Lindës dhe Azemit, mes tyre u tha se ka një ‘flirtim’.

E për të parë vazhdimin dhe zhvillimet për të gjithë këtë situatë shikoni videon më poshtë:


23:09 – “BG Store” me dhurata për fëmijët e Linditës, Ledit, Monikës, Albyt dhe dy baballarëve (VIDEO)

Gjatë natës së sotme ‘Prime’, disa prej konkurrentëve të Big Brother VIP Kosova kanë pasur fatin që të tërheqin dhurata nga “BG Store”.

“BG Store” ka vendosur që të bëjë dhurata për fëmijët e Linditës, Ledit, Monikës dhe Albyt, pa përjashtuar edhe dy baballarët, Bleron dhe Metin.

“BG Store” gjendet në Prishtina Mall, kati 0 – për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:06 – Mane i del në mbrotje Albyt: I ke kënaqur të gjithë, ke paguar edhe taksa (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, i ka dalë në mbështetje Albyt, e cila ka thënë se është penduar për punën e saj që e ka bërë si aktore për filma të rritur.

“A e di ndonjë profesion që nuk paragjykohet në botë? Çdo presion i ligjshëm në këtë botë është i nderuar, nëse sot je bërë pishman, u ke dhënë kënaqësi miliona njerëzve, pavarësisht hipokrizisë së tyre janë ata që kënaqen me ty e nesër bëjnë moral”, janë fjalët që Mane i tha Albyt./Klankosova.tv


22:56 – Alby ka një mesazh për vajzat që duan të bëhen pjesë e industrisë së filmave me pullë të kuqe (VIDEO)

Nikoqiri zyrtar i spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti i ka bërë një pyetje goxha me vend, konkurrentes Alby.

“Ka shumë vajza të reja në botë, edhe shqiptare, që ndoshta detyrohen të ndjekin rrugën e industrisë së filmave për të rritur – cili është mesazhi yt për to?”, ka qenë pyetja e Alaudinit, drejtuar Albyt.

Alby dha një përgjigje vigjilente, duke theksuar rëndësinë e veprimeve, derisa ka zbuluar se hyrja në industrinë e filmave me pullë të kuqe, sjellë më shumë humbje, sesa fitime.

“Mendoni tre herë para se të bëni një gjë të tillë, nuk fiton por vetëm humb. Dëgjoni prindërit më shumë, se veç të mirën ua duan, dhe mos u turrni me e marrë rrugën e keqe. Luftoni për veten tuaj, ndryshojeni atë për më të mirën e jo për të keq”, ka thënë Alby pos tjerash.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:54 – Vajza e Albyt shfaqet në Big Brother Vip Kosova, ajo shpërthen në vaj (VIDEO)

Vëllai i Madh çdo herë ofron befasi dhe momente të paharrueshme për publikun dhe për banorët brenda shtëpisë më të madhe në vend.

Kësaj radhe personi me fat ishte Alby, ajo mori një video-mesazh nga vajza e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila i uroi fitore.

“Mami, shpresoj që ta fitosh këtë spektakël, të dua shumë”, ka thënë vajza e Albyt.

Ajo ka shpërthyer në lot menjëherë nga këto momente që i pa, dhe e falënderoi Vëllain e Madh për këtë gjë.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:


22:50 – Si nisi rrugëtimi i Albyt në industrinë e filmave për të rritur? E shpjegon në detaje (VIDEO)

Alby ekskluzivisht në Big Brother VIP Kosova 2 ka folur se si e ka nisur punën e saj si aktore e filmave për të rritur.

Në Prime të kësaj nate, ajo është shprehur se është penduar për punën që e ka bërë dhe se dëshiron të bëjë punë tjetër.

“Një vajzë e re pa mend në kokë, doja t’ia dalësh vetes, të gjithë më thonin që kur shkova në LA do të kthehesha, edhe thjeshtë ajo koka ime se unë do të dalë kundër atyre dhe bëra atë që bëra të bëja lekët e mia aty ku doja dhe të mos kthehesha mbrapa e mu dorëzu e me thënë se nuk jam e fortë se nuk mundem me ja dalë kësaj bote vetëm, këtë doja ta bëja edhe pse e bëra në rrugën jo më të mirë”, ka thënë Alby.

“Unë mendova për atëherë që ishte rruga më e mirë, por duke u rritur e duke mësuar e kam gjykuar veten, shpresoj se kur të dalë nga këtu do të dalë me mend më të mira, dhe marrë rrugë më të mira për veten për fëmijën për familjen dhe për të gjithë”./Klankosova.tv


22:42 – Alby thyen heshtjen: I kërkoj falje familjes që ua kam shkatërruar jetën, kjo gjë po më vret (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brothet VIP Kosova, Alby është emocionuar pafund gjatë mbrëmjes së sotme ‘Prime’.

Në fakt, ajo ka shfrytëzuar kohën televizive për t’iu kërkuar falje personave të saj më të dashur, pasi siç ajo e theksoi, “i ka mërzitur shumë”.

“Me fjalë nuk i kam thënë kurrë ‘më fal’ familjes, që ua kam shkatërruar jetën dhe këto më vrasin dhe do të më vrasin gjithë jetën, dhe tani që kam fëmijë e di që gjërat kanë me qenë akoma më të vështira”, ka thënë Alby.

“Mundohem me ndryshu, më së shumti për familjen. I kërkoj falje të gjithëve edhe vajzës sime, edhe pse do ta rris si një luftëtare të fortë, të ua mbyllë të gjithëve gojën”, ka shtuar ajo.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:42 – Prezantohet klipi i Albyt, momente emocionale të saj nga rrëfimi (VIDEO)

Histori të rrallë, të veçantë e të guximshme ka ndarë Alby më të gjithë njerëzit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo me banorët e tjerë ka folur dhe ka ndarë elementë të shumta nga jeta e saj personale, dhe puna e saj si aktore e filmave për të rritur.

Në disa sekuenca të një videoje të mbledhura me pjesë të saja nga shtëpia më e madhe në vend, ajo ka thënë se është penduar.

Në një pjesë shihet se ajo thotë që nëna e saj pranon shumë paragjykime nga qytetarët e Laçit në Shqipëri për punën e saj.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:


22:10 – Mane – Bleros: Ke sjellje bipolare – të merr malli për ish-bashkëshortet (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, e ka kritikuar Bleron për lojën e tij në shtëpinë më të madhe në vend.

Ai i ka thënë atij se nuk është në formë të mirë sikur ka qenë në ditët e para në shtëpi.

“Desha të flisja si një psikolog, e para një herë nuk i ndalon banorët për të folur para krahëve apo pasë krahëve të tu, filozofia e lojës është e tillë. Filozofia është e atillë edhe intriga do të bëjnë, nëse ata bënë dallavere sot edhe ti nesër do të bësh dallavere për ata”.

“Blero ti je personi më i palumtur i shtëpisë, ke sjellje prej bipolari, ke marrë rolin e moralistit, ditët e tjera ke qenë i lodhur, në ditët e tjera ke qenë i dashuruar e herë nostalgjik. Kurba e sjelljes tënde shkon herë lartë e herë poshtë, ndoshta adrenalina si këngëtar e mosha të bënë të pakontrolluar”.

“Ti e ke lënë veten në rënie të lirë. Nëse të mungon njëra nga ish-bashkëshortet e tua shprehu ke banorët e ke dhomën e rrëfimit. Pra, ty të merr malli për ish-bashkëshorten, për ish-shokët e fëmijërisë, nuk të ofendon asnjë njeri as ty dhe as ish-bashkëshortet e tua”, ka thënë Mane./Klankosova.tv


22:01 – Bledi Mane i ashpër me Bleron: Gënjen, nuk është i sinqertë (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane ka vazhduar me deklaratat e tij të forta kundrejt konkurrentit të këtij formati televiziv, Blero.

Mane e ka thumbuar Bleron duke thënë se “nuk po tregohet i sinqertë”, kur bëhet fjalë për mendimet e banorëve të shfaqur në video material.

“Blero po gënjen, s’po tregohet i sinqertë. Nuk i kanë bërë përshtypje opinionet e banorëve, ndërkohë ka mbajtur fjalim 20 minuta. Njeriu kur nuk i bëjnë përshtypje është indiferent, por kjo tregon të kundërtën”, ka thënë Mane pos tjerash.

Për më shumë detaje ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:59 – “E di krejt çfare janë”, Blero i përgjigjet deklaratave “pas shpine” të banorëve tjerë (VIDEO)

I pyetur se çfarë cila nga deklaratat “pas shpines” e befasoi më së shumti, Blero u përgjigj se nuk është befasuar nga asnjëri prej banorëve dhe as nga deklaratat e tyre.

Madje, Blero u shpreh se e di mirë se, siç tha ai, “çfare janë” banorët, përcjell Klankosova.tv.

“Asnjëri prej tyre, se e di krejt çfare janë”, është shprehur ai.


21:54 – Prezantohet klipi i banorëve kundër Bleros – parashikohet largimi i tij nga shtëpia (VIDEO)

Diskutimet për deklaratat e Bleros gjatë tërë javës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2 nuk kanë pasë të ndalur.

Disa prej atyre momenteve janë përmbledhur në një video material që u shfaq në ‘Prime’-n e kësaj nate.

Deklarata të fuqishme dhe të ndryshme pati nga secili banorë, por të gjithë thanë se Blero është duke e bërë veten superior në krahasim me banorët e tjerë.

Por, për tu njoftuar me mendimet, thashethemet e debatet në fjalë – ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:51 – Blero thumbon Bucin e Ganinë: Nënave të juaja iu vjen marre për juve (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Blero është shprehur goxha i revoltuar pas video materialit të shfaqur në natën ‘Prime’.

Ani pse, Blero në çdo minutë e ka theksuar “se nuk është surprizuar nga mendimet e banorëve të tjerë”, gjuha e trupit dhe mimikat e fytyrës treguan diçka tjetër.

“Nënave të juaja iu vjen marre për juve”, ka qenë një nga thumbat e Bleros drejtuar Bucit dhe Ganisë.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:48 – “Prime i zjarrtë”, fillojnë thumbat e fuqishëm mes banorëve (VIDEO)

Banorët e shtëpisë i kanë komentuar deklaratat dhe veprimet e Bleros nga hyrja e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2, ku ai kishte thënë se është “baba”.

Santiana ka thënë se Blero akoma si duket nuk e ka kuptuar mirë formatin e spektaklit.

“Pak u nervozua dhe i foli disa fjalë dhe është vërejtur, njihet pak më superior të shohim me kohën kush është nana dhe baba”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, Buci tha se Blero e mendon vetën si më të famshmin nga banorët e tjerë.

“Mendoj që Blero mendon se këtu është më i famshmi dhe e sheh veten si yll, Blero nuk e di se këtu kur kemi hyrë të gjithë jemi njëjtë”, ka thënë Buci./Klankosova.tv


21:42 – “Blero ka ndryshuar mendim për mua, porsa më ka njohur nga afër”, thotë Edona (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Edona James, gjatë natës së sotme, është pyetur mbi relacionin e saj me banorin tjetër, Bleron – pas shfaqjes së video materialit të bujshëm.

Edona ka thënë se “beson fuqishëm që Blero ka ndryshuar mendim për të”, derisa ka shprehur mirënjohjen mbi personalitetin e këngëtarit.

“Blero ka menduar ashtu në atë moment. Normal ne jemi këtu për të fituar. Blero ka ndryshuar tanimë mendim, sepse secilit njeri duhet me ia dhënë një shans. Ai më njeh tani si person, e jo si Edona James, ashtu siç më ka njohur prej gazetave”, ka thënë pos tjerash Edona.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:42  – Blero i shokuar nga klipi që u prezantua nga Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blero, ka folur lidhur me reagimin e tij që e ka pasë në Prime-n e kaluar.

Ai ka theksuar se tani e ka kuptuar formatin e spektaklit edhe është e pranueshme që në Prime të diskutohet veçmas për banorët e shtëpisë.

“Ka qenë prime i parë dhe ka qenë interesante, besoj secili banorë ka pasë dëshirë ta shohë veten dhe të dalë shumë mirë, nuk kam menduar që do të jetë një material i ri, për mua është një eksperiencë e re tash e kuptoj se çdo Prime do të ketë hapësirën e vet, tash po e kuptoj edhe formatin. Me Edonën kam biseduar dhe jam në rregull”.

Ndërkaq, për pjesën se produksioni e ka shfrytëzuar Edonën si personazh, Blero ka thënë: “Kam thënë se duke marrë parasysh se Edona është ky personazh që është, mendoj se nuk është e drejtë që të filloni me Edonën”, ka thënë Blero/Klankosova.tv


21:32 – Video materiali i Bleros, trazon ujërat në BBVK (VIDEO)

Gjatë natës së sonte të spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me momente të përmbledhura nga ditët e kaluara të banorëve brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Materiali përmbante deklarata aq të forta, sa që trazoi edhe ujërat brenda BBVK-së.

Por, për tu njoftuar me mendimet, thashethemet e debatet në fjalë – ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:29 – Opinionistët thonë se BBVK2 është dinamik (VIDEO)

Opinionistët e Big Brother VIP Kosova 2 kanë folur për banorët e shtëpisë më të madhe në vend dhe veprimet e tyre.

Bledi Mane ka thënë se ka zhvillime të ndryshme dhe intensive çdo ditë.

“Po më pëlqen nuk kemi të njëjtat personazhe që bëjnë gjurmë, duket që gjithkush kërkon të jetë i spikatur, duket që gjithkush dëshiron të bëhet pjesë e rëndësishme e shtëpisë”.

“Ka xhelozi më të madhe mes djemve se vajzave, ata po luftojnë fortë kush spikat, kush duhet të bie në sy të vajzave, kush dëshiron të bëhet lider i ditës. Pra, gjithkush ka filluar të bëhet ylli i shtëpisë dhe ky është një lajm i gëzuar”.

Ndërkaq, Anita Muçaj-Haradinaj ka deklaruar se aty brenda çdo ditë është më interesant.

“Ashtu siç e kemi parashikuar, do të jetë dinamik edhe nga opinionet që i kam i pëlqejnë banorët jashtëzakonisht, kemi ata që e kanë nisur me hov, kemi nga ata që akoma janë duke vëzhguar, është shumë i larmishëm nga dita në ditë do të bëhet edhe më shumë interesant”, ka thënë Muçaj-Haradinaj./Klankosova.tv


21:20 – Vokshi e Hamiti paralajmërojnë natë spektakolare ‘Prime’ (VIDEO)

Nikoqirët e spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshin, kanë paralajmëruar një super mbrëmje spektakolare sonte.

“Ka kaluar plot një javë prej kur banorët u futen brenda, dhe java ka qenë më zjarrtë se kurrë”, ka thënë Hamiti.

Në anën tjetër, Vokshi ka vlerësuar suksesin e korrur që në nisje të BBVK-së, duke e përmendur viralitetin e shumë prej banorëve të kastit të edicionit të dytë, derisa ka thënë se “mbrëmja e sotme do të jetë zjarr, e plot me dinamika”.

“Priten goxha dinamika të forta sonte, banorët janë bërë viral kudo në çdo rrjet social, kjo është shenjë e mirë – disa prej tyre kanë shpërthyer, disa të tjerë ende nuk e kanë pasur atë shkëlqimin – kështu që kemi një diversitet dhe pritet gjithçka që nis nga sonte”, ka thënë Vokshi.


21:20 – vote.klankosova.tv, platformë e veçantë e votimit ‘online’ për BBVK2

Këtë të premte është duke u mbajtur nata e tretë “Prime” e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Duke parë interesimin e madh për këtë format, është krijuar edhe platformë e votimit ‘online’.

Nga tash duke klikuar në vote.klankosova.tv, ju mund ta votoni për banorin/en tuaj të preferuar nga 20 sa janë aktualisht në shtëpinë e Vëllait të Madh.

Gjithçka është e thjeshtë. Mjafton që ta shkruani e-mail adresën dhe një fjalëkalim që të ju mundësohet të votoni.


21:00 – Ka filluar mbrëmja e spektaklit magjike ‘Prime’ e Big Brother VIP Kosova.

Nikoqirët e spektaklit, Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi janë shfaqur në skenën gjigante prej ku transmetohen netët ‘Prime’ – pak metra larg shtëpisë më të përfolur në trojet shqipfolëse, asaj të “Vëllait të Madh”.

Edhe sonte, duket se nuk do të mungojnë komentet interesante të opinionistëve të këtij formati televiziv, Anita Haradinaj e Bledi Mane.

Qëndroni me sepse një maratonë televizive me përplot surpriza sapo ka nisur rrugëtimin për sonte!

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme