LIVE nga Ohri| Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje (VIDEO) NULL NULL 18.03.2023 07:27 18.03.2023 07:27 23:59 – Kurti: Adresimi i krimeve të luftës, i domosdoshëm – ugjencë e veçantë çështja e të pagjeturve Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit, ku ndër të tjera ka folur për çështjen e tëpagjeturve. Ai është shprehur se adresimi i krimeve të luftës është i domosdoshëm dhe se ugjencë e veçantë është çështja e të pagjeturve. Kurti gjithashtu ka sqaruar se pse është përdorur fjala “urgjencë” në aneksin e zbatimit tek çështja e personave të pagjetur, përcjell Klankosova.tv. “Për shërimin e shoqërisë adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës është i domosdoshëm, e këtu ugjencë e veçantë është çështja e të pagjeturve”. “Janë edhe 1 mijë e 617 të pagjetur në Kosovë, nuk janë që të gjithë shqiptarë, por shumica dërrmuese tyre janë shqiptarë, por pa dallim etnie, pa dallim përkatësie kombëtare ne dëshirojmë që të zbardhet fati i tyre dhe të vihet në vend drejtësia, andaj edhe fjalën urgjencë në aneksin e zbatimit e keni pikërisht tek çështja e personave të pagjetur”, është shprehur ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. 23:53 – Kurti: Marrëveshja bazë është njohje e ndërsjellë de facto, kjo është njohje de facto Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se me Serbinë është arritur pajtimi publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Ai tha se në marrëveshjen bazë është njohje e ndërsjellë de-facto. “Kjo është njohje de-facto në mes Kosovës e Serbisë. Sot mund të themi që e kemi edhe aneksin e zbatimit përcjellës, por i ikën nënshkrimit të marrëveshjes bazë, e i ikën edhe nënshkrimit të aneksit”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se i takon BE-së që të gjejë mekanizmin për ta bërë këtë marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme. “Sa për aneksin e zbatimit, ai do të publikohet në faqen e BE-së dhe aty do ta lexoni e kuptoni edhe çka ka edhe çka s’ka”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv. 23:38 – Escobar: Arritja e marrëveshjes, moment vizionar I dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për aneksin e zbatimit të planit evropian. “Është marrëveshje e vështirë, por e domosdoshme për të gjetur marrëdhënieve paqësore dhe afatgjata”, është shprehur Escobar para medieve, njofton KlanKosova.tv. “Kjo marrëveshje jo vetëm që hap derën për integrim evropian por edhe për paqen rajonale. Ishte moment vizionar. Do të bëjmë gjithçka që kjo marrëveshje të zbatohet”. 23:29 – Borrell: Do të ketë pasoja nëse nuk përmbushen obligimet, BE-ja do t’i kërkojë me forcë Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian, me forcë do t’i kërkojë Kosovës e Serbisë që t’i përmbushin obligimet e tyre dhe se sipas tij, mos-përmbushja e tyre do të ketë pasoja. Borrell tha se duhet të fokusohen tek përmbajtja e asaj që është dakorduar sot dhe se sipas tij, është e qartë se të dy palët do të kenë përfitime të konsiderueshme nga kjo marrëveshje. “Të hënën, ministrat e Jashtëm të BE-së dhe liderët e BE-së do të takohen të enjten e të premten në Këshillin e BE-së ku do t’i njoftoj për këto bisedime dhe për angazhimin nga të dyja palët, për të implementuar plotësisht dhe shpejt detyrimet e tyre”, është shprehur Borrell, njofton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. 23:22 – Borrell: Kosova është pajtuar që të nisë menjëherë të sigurohet vetëmenaxhimi i komunitetit serb Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka folur pas takimit, duke thënë se Kosova është pajtuar që të nisë menjëhërë të sigurohet metëmenaxhimi i komunitetit serb. “Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë dhe kur them menjëherë negocimin me dialogun e lehtësuar nga BE për të krijuar, për të vendosur aranzhimet, rregullimet dhe përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”, është shprehur Borrell. Ai tha se palët janë pajtuar poashtu për të miratuar deklaratën mbi personat e pagjetur, përcjell Klankosova.tv. Borrell gjithashtu bëri të ditur se fillimisht ishte propozuar një aneks më i detajuar, por sipas tij, palët nuk kanë arritur një pajtim mbi atë version. “Palët janë pajtuar poashtu për të miratuar deklaratën mbi personat e pagjetur, të negociuar ne dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si çështje urgjente. Më duhet ta them se fillimisht kemi propozuar një aneks më ambicioz, më të detajuar, fatkeqësisht palët nuk kanë arritur një pajtim mbi atë version më të hollësishëm”. “Në njërën anë, sepse besoj që njëra palë, Kosova nuk ka pasur fleksibilitet sa i përketë substancës dhe në anën tjetër Serbia më parë ka theksuar parimet që, në parim që të mos nënshkruaj edhe pse është e gatshme që të impementojë. Për të shmangur rrethanat e tilla kemi bërë një numër propozimesh kreative edhe për sa i përketë nënshkrimit edhe sa i përketë përmbajtjes, por palët nuk arritën pajtimin mbi atë propozim më të detajuar që ne afruam. Pra, aneksi, marrëveshja konsiderohet e miratuar me një deklatratë që do të publikohet”, tha tutje Borrell. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. 23:16 – Borrell konfirmon: Ka marrëveshje Kosovë – Serbi Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të marrëveshjes së 27 shkurtit. “Kam kënaqësinë të them se pas 12 orësh kemi një marrëveshje, kemi një pajtim mbi atë se si do të bëhet”, është shprehur Borrell, njofton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se synimi i sotëm ishte që Kosova e Serbia të pajtoheshin me atë se si të implementohej marrëveshja e pranuar më 27 shkurt, por sipas tij, çështja ishte se si të zbatohej, çfarë duhet bërë e deri kur duhet bërë. “Shpesh thuhet se djalli qëndron në detaje, por nganjëherë djalli qëndron në kalendar. Kemi diskutuar për mbi 12 orë dhe kam kënaqësinë të them se pas 12 orësh kemi një marrëveshje, kemi një pajtim mbi atë se si do të bëhet”, është shprehur Borrell, njofton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. 21:57 – Përfundon takimi mes Kurtit e Vuçiqit Ka përfunduar takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pritet që së shpejti të dalë në konferencë për media, pas shumë orësh bisedime mes kryeministrit Kurti, e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili tha se Borrell “së shpejti do të dalë me njoftimin për rezultatet”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. 21:44 – Rinisin bisedimet në Ohër Pas pauzës së dytë, në Ohër të Maqedonisë së Veriut ka rinisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimi, që po ndërmjetësohet nga zyrtarët evropianë, ka në agjendë planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve./REL 21:05 – Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq Bisedimet në Ohër, midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, e ndërmjetësve evropianë, Josep Borrell e Miroslav Lajçak, sipas REL-it janë ndërprerë për t’u rikthyer sërish pas një pauze tjetër. Fillimisht, Kurti dhe Vuçiq, zhvilluan takime veç e veç me ndërmjetësuesit evropianë dhe më pas nisi takimi trepalësh, ku palët diskutuan për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve, transmeton Klankosova.tv Më herët gjatë ditës, takimi trepalësh u ndërpre për mbi një orë, po ashtu për shkak të një pauze. 18:56 – Takimi trelateral në Ohër po vazhdon, s’pati bilaterale pas pauzës Takimi trelateral në Ohër mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq e ndërmjetësve evropianë, Josep Borrell e Miroslav Lajçak, po vazhdon ende. Burime të Klankosova.tv brenda qeverisë bëjnë me dije tani se pas pauzës nuk është zhvilluar asnjë takim tjetër bilateral, përveç atyre në mëngjes. Kujtojmë se më herët u raportua se takimi mes Kurtit e Vuçiqit ka përfunduar, por palët e kanë shfrytëzuar një pauzë disa minutëshe për t’u kthyer përsëri në tryezën e bisedimeve. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. 18:26 – Pas pauzës, Kurti e Vuçiq janë kthyer në takime të ndara me Borrellin dhe Lajçakun (VIDEO) Klan Kosova ka siguruar një dokument të brendshëm të Bashkimit Evropian, i cili thotë se qysh në mëngjes është planifikuar që në mes të takimit të ndodhë një pauzë. Dokumenti thotë se nëse ndërpritet takimi trelateral, palët do të shkojnë përsëri në takime bilaterale, gjë që kjo tashmë ka ndodhur, mëson Klan Kosova. Ka pasur shumë paralajmërime që do të mbahen konferenca të ndryshme, e Borrell do të ketë adresim për media. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, janë kthyer në tavolinën e bisedimeve nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve Bashkimit Evropian. “Përfaqësuesi i lartë do të flasë për media sapo të përfundojë takimi” sapo tha për Klankosova.tv, zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano, duke lënë të kuptohet se takimi është duke vazhduar. Vetë Stano në konferencën e sotme për media tha se takimi mund të zgjasë deri në mbrëmje. Kujtojmë se në këtë takim po diskutohet për aneksin e zbatimit të planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Paraprakisht është raportuar se takimi ka përfunduar, por që duket se ka pasur një pauzë. 16:45 – LAJMI I FUNDIT: Përfundon takimi Kurti-Vuçiq-BE në Ohër Ka përfunduar takimi trilateral mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Përfundimi i këtij takimi i lë vend deklarimi të palëve për të përfunduar me konferencën e Borrellit për media. Kujtojmë se në këtë takim u diskutua për aneksin e planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. 15:02 – Takimi trepalësh Kurti-Vuçiq-BE është duke u zhvilluar Takimi trilateral mes Kurtit, Vuçiqit dhe dyshes evropiane, Borrell dhe Lajçak, është duke u zhvilluar në këto momente. Këtë së paku la të kuptohet zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, përmes një konference për media nga Ohri. “Borrelli do të shprehet në fund të ditës. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja gjithmonë bëhet në Bruksel, dhe atje asnjëherë nuk bëjmë ndonjë gjë në lidhje me mediat, vetzëm një deklaratë nga Borrelli, që është lehtësuesi kryesor, pra në fund të takimit. Pra, në fund të këtij takimi ai do të vijë këtu, nuk e dimë kohën, nuk e dimë se sa të zgjasin takimet, por do ju informoj përmes kolegëve të mi këtu dhe në Twitter”, tha Stano në këtë konferencë për media, raporton Klankosova.tv. 14:59 – Stano për takimin Kurti-Vuçiq: Mund të zgjasë deri në mbrëmje Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka bërë të ditur se ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Stano, në një konferencë nga Ohri, tha se takimi mund të zgjasë deri pasdite apo në mbrëmje, njofton Klankosova.tv “Nuk mund të deklaroj asgjë për takimet pasi përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, në fund të ditës do të mbajë konferencë. Nuk e di kohën dhe nuk e di se sa do të zgjasë takimi, dialogu në takime nuk dihet se sa mund të zgjasë – deri në mbrëmje ose dikur vonë pasdite”. “Kur ky raund i ri i dialogut do të përfundoj atëherë përfaqësuesi i lartë do të dalë në konferencë dhe do të tregojë. Nuk do të them asgjë për përmbajtjen dhe njësoj veprojmë edhe në Bruksel. Nuk diskutojmë për atë që është duke u diskutuar në takim”, tha Stano. Stano, mes tjerash, tha se Borrell në konferencë nuk do të pranojë asnjë pyetje. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 13:55 – Ka përfunduar takimi Kurti me dyshen evropiane Ka përfunduar takimi bilateral mes kryeministrit Albin Kurti dhe dyshes evropiane, Borrell dhe Lajçak, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, raporton Klankosova.tv. Meqenëse edhe takimi i Vuçiqit me dyshen evropiane ka përfunduar më parë, takimi trepalësh pritet të nis pas pak. 12:36 – Pendarovski: Një rezultat pozitiv nga takimi Kurti-Vuçiq do të ishte i mirë për rajonin Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha në Ohër se rezultati pozitiv i takimit të sotëm mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, do të ishte i mirë për të gjithë rajonin. “Nëse ka lajme pozitive në fund të takimit Kurti-Vuçiq është mirë për të gjithë rajonin”, u tha Pendarovski gazetarëve që po ndjekin raundin e ri të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në qendrën për media, raporton Klankosova.tv Presidenti maqedonas tha se nuk mund të japë parashikime. Ai shprehet se i ka përshëndetur edhe Vuçiqin edhe Kurtin dhe i ka uruar “punë të mbarë dhe të suksesshme”. Pendarovski është përgjigjur negativisht në pyetjen se a është kjo “Dita e D” për negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e BE-së. /Klankosova.tv 12:25 Ka nisur takimi i Kurtit me Borrellin dhe Lajçakun Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur takimin me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe të dërguarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak Më herët, Borrell, Lajçak, takuan presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në fund do të mbahet takimi trelateral. 12:18 – Kurti takoi sot Escobarin, diskutuan për pritjet e takimit të sotëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot Zëvendës ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në prag të fillimit të takimit në Ohër. Zyra e kryeministrisë ka njoftuar se temë e diskutimit ka qenë takimi i sotëm, për rëndësinë dhe pritjet, transmeton Klankosova.tv. “Kryeministri Kurti e falënderoi z. Escobar për mbështetjen vazhdueshme të tij dhe të ShBA-së në procesin e dialogut, duke theksuar këtu përkushtimin dhe qasjen konstruktive të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë fundjavë dhe për gjatë gjithë procesit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 12:05 – Bujar Osmani: Shpresojmë që sot të arrihet marrëveshja “Ohri 2” (VIDEO) Ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, thotë se shpreson që sot në mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet marrëveshja “Ohri 2”. Osmani, në një intervistë për Klan Kosova, tha se Maqedonia e Veriut inkurajonë të dyja palët që të arrijnë marrëveshje sot, njofton Klankosova.tv. “Ne jemi si delegacion – nikoqir të këtij dialogu për të mundësuar fillimisht kushte për një dialog të mirëfillte dhe për të inkurajuar palët për një zgjidhje me qëllim të stabilizimit të Ballkanit Perëndimor”. “Të gjithë jemi në shpresë por vendimi do të merret nga palët në tavolinë. Ne shpresojmë që vërtetë do të jetë ditë historike – në atë që po e quajmë Ohri 2 sepse ambientet e njëjta në të cilat është zhvilluar dialogu për marrëveshjen e Ohrit – njëra prej marrëveshjeve më të mira të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brukseli”. “Mbase simbolika se pse është zgjedhur Ohri është kjo, por edhe arsyeja se pse është zgjedhur Maqedonia e Veriut është si mirënjohje për rolin e saj për ruajtjen e stabilitetit në rajon” u shpreh Osmani. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 12:03 – Veteranët e UÇK-së nga Shqipëria vizitojnë Prizrenin, flasin për takimin e sotëm në Ohër Një grup veteranësh të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i organizuar nga Shqipëria, po qëndron sot në Prizren, ku po bëjnë vizitë tek Lidhja e Prizrenit. Njëri nga veteranët aty, Mihill Hasani, tha se kanë ardhur për të vizituar Prizrenin historik, Prizrenin e të gjithë shqiptarëve. “Nuk është vetëm i Kosovës, por edhe i Shqipërisë”, u shpreh ai. Sa i përket takimit të sotëm të rëndësishëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Hasani tha se duhet kërkuar paqe dhe njohje të pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. “Ne gjithmonë jemi për paqe, sepse shqiptarët kanë vuajtur shumë nga fuqitë e huaja, sidomos nga serbi, duke pasur serbin gjithmonë një armik të betuar, shpresojmë që të na pranojë si shtet, ta pranojë edhe vetën, sepse shqiptarët janë kombi më i vjetër në Evropë dhe trojet tona i kemi mbrojtur gjithmonë me gjak. Albin Kurti të mos pranojë kushte, por të kërkojë njohja e Kosovës shtet”, deklaroi Hasanaj. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 12:00 – Çka presin preshevarët sot nga Ohri? Qytetarët e Preshevës janë të mendimit se arritja e një marrëveshjeje sot në Ohër, do të reflektonte dhe ndikonte në pozitën e popullit shqiptarë që jeton në ato anë. Qytetari nga Presheva, Abedin Selimi, ka kërkuar mbështetje më të madhe nga Kosova dhe Shqipëria për qytetarët e kësaj ane. “Jem në rrjedha shpresojmë në të mundshmen, nëse ndodhë, do të jetë e mira për të dy palët sidomos për shqiptarët, që një herë e përgjithmonë disa probleme, situata, antagonizmat që kanë ekzistuar për shekuj me radhë ndoshta mund të tejkalohen, por ndoshta edhe të zbuten në kuptim të Luginës”, ka thënë ai për Klan Kosova. “Me siguri nëse arrihet një marrëveshje në nivel të dy palëve do të reflektonte edhe në pozitën e popullit shqiptarë që jeton në këto anë. Shqiptarët e Luginës kanë nevojë për ndihmë gjerësisht për një marrëdhënie më të plotë me Republikën e Kosovës dhe mbështetjen amë, por këto dy shtete me strukturat udhëheqëse, qeveritë duhet ta kthejnë kokën si ma tepër nga Lugina, nëse shkruhet apo arrihet një marrëveshje krijohen kushtet në kuptim të sistemit, atëherë reflektimi do të kishte qenë më i lartë për banorët e Luginës së Preshevës, dhe do të ndiheshin më të sigurt dhe në atë kuptimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqërorë”. 11:35 – Qerkinaj: Çështja e të pagjeturve të jetë pikë e veçantë në marrëveshje (VIDEO) Bajram Qerkinaj, Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur ka thënë se e pret me optimizëm takimin e sotëm në Ohër. Ai tha se çështja e të pagjeturve duhet të jetë pikë e veçantë e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe të mos përzihet politika në të. “Çështja e personave të pagjetur duhet të jetë një pikë e veçantë, ku nuk përzihet politika, për shkak se është humane e njerëzore dhe me konventa ndërkombëtare garantohet të zbardhet fati i të pagjeturve, mirëpo kjo çështje ende mjerisht po përzihet me politikë”, ka thënë Qerkinaj për Klan Kosova. Ai tha se deri tani qeveria ka bërë shumë pak për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. 11:02 – Vuçiqi nis takimin me Borrellin e Lajçakun Mediat në Serbi po raportojnë se takimi mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me shefin e diplomacisë së evropiane, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tashmë ka nisur në Ohër. /Klankosova.tv 10:54 – Stoltenberg pret nga Kurti dhe Vuçiq bisedime konstruktive për progres Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur në lidhje me takimin e sotëm të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër. Stoltenberg, me anë të një postimi në Twitter, ka shkruar se pret progres nga Kurti dhe Vuçiq, pasi sipas tij, ky është çelësi për të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit, njofton Klankosova.tv. “Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në Ohër janë të rëndësishme dhe unë pres nga Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të bërë progres. Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. @NATO_KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë stabile dhe paqësore”, ka shkruar Stoltenberg. 10:52 – Ali Ahmeti: Sot vendoset ardhmëria e shqiptarëve dhe rajonit (VIDEO) Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se në rast se Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje sot në Ohër do të jetë historike. Ahmeti, në një intervistë për Klan Kosova, tha se sot do të vendoset për ardhmërinë e shqiptarëve dhe rajonit, njofton Klankosova.tv. “Unë këtu kam ardhur me shumë miq dhe bashkëmendimtar për të inkurajuar palët që sot të arrihet një marrëveshje historike. Të presim mbase kjo do të ndodhë”. “Unë nuk kam ardhur në cilësinë e këshillëdhënësit, por në cilësinë e një shqiptari që beson se do të bëhet mirë për shqiptarët dhe gjithë rajonin, për paqen dhe stabilitetin. Këtu vendoset ardhmëria e shqiptarëve dhe rajonit” tha Ahmeti. 10:31 – Kovaçevski e takon Vuçiqin, i uron suksese në bisedimet e sotme në Ohër Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, ka pritur në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit i ka uruar bisedime të suksesshme sot në Ohër. Kovacevski, në një shkrim në Facebook, tha se i uroi Vuçiqit bisedime të rëndësishme për stabilitetin e rajonit, ruajtjen e paqes dhe rrugën që çon drejt një të ardhmeje të begatë për gjithë rajonin. “Mirëpritje e ngrohtë në Ohër për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq Në takimin dypalësh që patëm sot në mëngjes, mbi të gjitha, i urova atij bisedime të suksesshme, të rëndësishme për stabilitetin rajonal, ruajtjen e paqes dhe rrugën që të çon drejt një të ardhmeje të begatë, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por për të gjithë rajonin”, ka shkruar Kovacevski në Facebook. Mes trazirave gjeopolitike në kontinentin evropian, sigurimi i një të ardhmeje të qëndrueshme dhe anëtarësimi në BE, sipas kryeministrit maqedonas, është përgjegjësia dhe përfitimi për shtetet dhe qytetarët. 10:20 – Kovaçevski i uron Kurtit një ditë të suksesshme dhe biseda produktive në Ohër Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pak para fillimit të takimit trepalësh në Ohër, është takuar me homologun maqedonas, Dimitar Kovacevski, i cili i uroi delegacionit kosovar një ditë të suksesshme dhe biseda produktive. Kovacevski, në një postim në Facebook, tha se e përgëzon Kurtin për përkushtimin e shprehur për të ardhen evropiane të të gjithë rajonit “Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i uroj një ditë të suksesshme dhe biseda produktive dhe të suksesshme dhe në të njëjtën kohë e përgëzoj për përkushtimin e shprehur për të ndërmarrë hapa konkretë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit”, ka shkruar Kovacevski në Facebook. 10:17 – Kurti: Nuk ka tekst të përfunduar, rrjedhimisht nuk ka marrëveshje Kryeministri Albin Kurti ka folur për mediat pas takimit që pati me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. “Ditën e filluam me kryetarin Ali Ahmeti, pastaj me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski, e tash edhe me emisarin e posaçëm për Ballkanin, zotin Escobar nga DASH. Nga këtu do të shkojë në takim me presidentin Pendarovski, e më pastaj kemi takime bilaterale me ndërmjetësit evropian, me Borrellin dhe Lajçakun, që i paraprin takimit trilateral”. “Liqeni i Ohrit është liqe tektonik, mirëpo është vend i qetë dhe i bukur”. “Jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, kushtetutshmërinë, sovranitetin, integritetin territorial, interesin publik dhe popullit për të gjithë qytetarët pa dallim, sepse unë jam kryeministër i republikës i të gjithë qytetarëve pa dallim”. “Me këtë rast, përveçse jam optimist, kam ardhur me qëllim dhe vullnet të mirë, dhe në mirëbesim që dakordimin e arritur më herët, që fatkeqësisht nuk u nënshkrua në Bruksel më 27 shkurt, ta vazhdojmë përmes bisedimeve për planin e zbatimit dhe në këtë mënyrë ta rrumbullakojmë marrëveshjen për normalizim”. “Do të kemi bisedime për planin e zbatimit sepse nuk ka tekst të përfunduar. Përderisa nuk ka tekst të përfunduar, nuk mund të ketë përfundim të bisedimeve, e përderisa nuk ka përfundim të bisedimeve nuk mund të ketë marrëveshje. Unë jam këtu për dialog parimor, të hapur, serioz që duhet të rezultojë në marrëveshje, e marrëveshja nënkupton tekst përfundimtar dhe të dakorduar. Nuk kam ardhur për bisedime për bisedime, por për bisedime për marrëveshje”, tha Kurti. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 10:15 – Abbott: Një rezultat pozitiv mund të ndodhë sot me pragmatizmin e Kurtit dhe Vuçiqit Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka bërë të ditur se ka pritshmëri pozitive për takimin e sotëm mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Alekandar Vuçiq. Abbott vlerëson se në rast të një rezultati pozitiv sot do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe komunitetet, njofton Klankosova.tv. “Një rezultat pozitiv nga bisedimet e #Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mund të ndodhë me vullnet politik, guxim dhe pragmatizëm nga Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq. Do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe komunitetet. Mbretëria e Bashkuar e mbështet lehtësuesit e BE-së dhe është i gatshëm të ndihmojë zbatimin” ka shkruar Abbott në Twitter. Kurti do t’u drejtohet mediave pas takimit (VIDEO) Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do t’u drejtohet mediave pas takimit, ndonëse nuk ka treguar për cilin takim e kishte fjalën. Kurti fillimisht në orën 10:30 pritet të takohet me Borrellin e Lajçakun, pas të cilit do të zhvillohet takimi Kurti-Vuçiq-Borrell e Lajçak. 10:00 – Qytetarët e Ohrit jo shumë të interesuar për zhvillimet e sotme (VIDEO) Në Ohër sot do të nis takimi trelateral në mes të Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian, në përpjekje për të arritur akordim për aneksin e planit evropian. Nga Ohri, gazetarja Rina Mujku, raportoi se për këtë takim qytetarët maqedonas s’është që duken shumë të interesuar për ta përcjellë këtë ngjarje, ndoshta për shkak të sigurisë së madhe policore. Për dallim prej delegacioneve të tjera, ai i Serbisë mbërriti sot në Ohër. Para mbërritjes së Vuçiqit në Ohër, një qytetar kishte vendosur një pankartë me mbishkrimin “Mirë se erdhe presidenti Aleksandar Vuçiq”, por ajo u largua nga policia pa mbërritur delegacioni serb. 09:19 – Kurti pret rezultate pozitive nga takimi me Vuçiqin Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga sigurimi, është nisur nga hoteli ku ka fjetur mbrëmë, Inex Oglica, drejt shtëpizave shtetërore, ku edhe pritet të nisin takimet mes dy delegacioneve, Kosovë-Serbi. Ohër, vendi i takimit Kosovë-Serbi-BE. Foto: Klankosova.tv Ai është pyetur nga gazetari i Klankosova.tv nëse ka pushuar para takimit dhe nëse pret ndonjë rezultat pozitiv nga takimi. Kryeministri i është përgjigjur pozitivisht për pushim, dhe ka thënë se pret rezultate pozitive nga takimi. 08:55 – Kontrolle të rrepta policore në rrugën drejt hotelit të takimit Në këto momente, rruga që të çon drejt hotelit Inex Oglica në Ohër, ku pritet të zhvillohet takimi Kurti-Vuçiq-Borrell, është e ngarkuar. Arsyeja e ngarkesës janë kontrollet e rrepta të sigurisë për çdo veturë a person që mësynë këtë zonë. Kontrolle policore në Ohër, në rrugën drejt hotelit të takimit Kosovë-Serbi. Foto: Klankosova.tv Mbledhja e delegacioneve do të nisë në orën 10:00, kurse takimet bilaterale do të nisin nga ora 10:30. Me të prëfunduar takimet dypalëshe do të pasojë takimi i përbashkët trilateral, pas së cilit do të ketë edhe konferencë për media. Koha e saktë e takimit të përbashkët dhe e konferencës nuk dihet, pasi gjithçka varet nga kohëzgjatja e takimeve të para bilaterale. /Klankosova.tv Sot mbahet takimi i Kurtit e Vuçiqit në Ohër Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në përpjekje për të arritur akordim për aneksin e planit evropian. Josep Borrell, Miroslav Lajçak, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti. Foto: BE Të dy, fillimisht do të kenë takime bilaterale me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak dhe pastaj pritet takimi trilateral, Kosovë-Serbi-BE. Pas këtyre takimeve Borrelli pritet të mbajë një konferencë për media, njofton Klankosova.tv Aneksi parasheh planin e zbatimit të propozimit evropian. Në këtë aneks, si Kosova ashtu edhe Serbia i kanë dhënë propozimet e tyre, për të cilat sot do të diskutojnë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 3 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 9 orë më parë