Live nga Libani: Shqiptarja refugjate dikur, sot zëri i qindra fëmijëve në luftën në Palestinë (VIDEO) NULL NULL 31.05.2025 14:01 31.05.2025 14:01 Në emisionin më të ri në Klan Kosova “Diaspora”, shqiptarja Flutura Gorana u lidh direkt nga Lindja e Mesme, më saktë nga Libani. Flutura tregoi lidhur me situatën aktuale në Liban. “Situata është shumë më e mirë, lufta është ndal, ka aty – këtu bombardime. Shumica e tyre janë në jug. Jeta vazhdon”, tha Gorana. Shqiptarja ka rrëfyer se si kishte migruar si 19 vjeçare në New York, në vitin 1992 kur kishte qenë studente në Dubrovnik. Ajo tha se jetën atje e kishin filluar me ndihmë pasi atje e kishin hallën. Gorana ka treguar se ende i ruan letrat që ia kishe dërguar nëna nga Ulqini, letra të cilat tha se ende i lexon. Në emisionin “Diaspora”, Flutura ndër tjerash ka treguar se si i kishte ndihmuar vullnetarisht refugjatët. Gorana pati një lutje për fund. Për raportime sa më të shumta lidhur me luftën në Gaza. Ndiqeni videon për më shumë detaje: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025